Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konkursi „Mbretëresha e trëndafilave” në Kazanlëk për herë të 50-të është pjesë e Festivalit vendor të trëndafilit

БНР Новини
Mihaela Haxhieva

Para disa ditësh në lidhje me festën e shkrimit sllav dhe kulturës bullgare – 24 maj një delegacion qeveritar bullgar vizitoi Vatikanin për audiencën tradicionale me Papën. Me këtë audiencë simbolikisht përsëritet misioni i vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodi, të cilët në shekullin e IX-të vizitojnë Romën për të marrë bekimin e papës dhe për të kërkuar lejen e tij për përkthimin e librave të shenjta në gjuhën e sllavëve. Sipas traditës çdo vit një delegacion nga Bullgaria viziton Vatikanin në këtë datë me dhurata nga Bullgaria. Dhe nuk është e rastit se sivjet ndër këto dhurata zyrtare kishte 33 rrënjë të trëndafilit vajdhënës. Ato do të mbillen në kopshtet e Vatikanit. Shkurret e trëndafilave erdhën në Qytetin e Përjetshëm nga Lugina bullgare e trëndafilave – kështu paraardhësit tanë e kanë quajtur rajonin e qytetit Kazanllëk për shkak të kushteve të mira atje për rritjen e këtyre bimëve aromatike vajdhënëse.

Tani arat me trëndafila janë më të bukura – lulet janë çelur dhe aroma e tyre ndihet kudo. Pranvera ishte e nxehtë dhe prodhuesit kanë rendimente të mira. Në këtë sfond në Kanzanllëk filluan festimet e lidhura me konkursin për zgjedhjen e “Mbretëreshës së trëndafilave”. Bëhet fjalë për një nga konkurset më të vjetra të bukurisë, i cili sivjet e ka jubileun e tij të pesëdhjetë. Vetë festa e trëndafilit në qytet kremtohet tashmë 150 vjet. Një fakt kureshtar është se sivjet në Kazanllëk shënojnë akoma një përvjetor tjetër – në vitin 1918 në qytet i hap dyert e vet atelieja e parë për instrumente muzikore me tela. Vëllezarit Georgievi janë lutirët e parë në Bullgari. Dhe nga dyqani i tyre dalin disa nga mjeshtërit më të kërkuar të prodhimit të veglave me tela.

Снимка

Festivali i trëndafilit sivjet filloi me konkursin për zgjedhjen e Mbretëreshës së Trëndafilave. Sivjet programi ynë ka disa theksa – tha Srebra Kaseva nga zyra e kryebashkiakut të qarkut Kazanllëk. Dhe vazhdoi:

Filluam festimet më 18 maj me spektaklin për zgjedhjen e Mbretëreshës së Trëndafilave. Mbajtësja e kurorës u bë nxënësja e Gjimnazit të matematikës Mihaela Haxhieva. Sivjet programi festiv është më i ndryshëm. Për mbrëmjen kryesore të festave – 1 qershor kemi ftuar të gjitha 49 fitueset e deritanishme të konkursit. Shumë prej tyre vijnë nga larg, sepse jetojnë në pika të ndryshme të botës. Ideja për konkursin e parë është e piktorit Tenjo Pindarev në vitin 1970. Konkursi i bukurisë është një nga simbolet e qytetit, sepse vajzat e zgjedhura bëhen ambasadore të Kazanllëkut gjatë vitit përkatës. Gjatë viteve “Mbretëresha e Trëndafilave” ka udhëtuar në vende të ndryshme –bile deri në Kinë dhe Japoni për të prezantuar qytetin tonë dhe bukurinë e Bullgarisë. Dhe le të mos harrojmë se trëndafili është një nga simbolet më të njohura të Bullgarisë, i cili shihet në shenjat dhe emblemat e vendit tonë.”

Снимка

Çdo vit fluksi i turistëve që vijnë në Kazanllëk për festat e trëndafilit është gjithnjë e më i madh. Interes të veçantë tregojnë njerëzit nga vendet lindore.

Trëndafili si simboli i Bullgarisë është lulja më e kërkuar nga të gjithë të huajte. Kur vijnë në qytet ata dëshirojnë më parë të vizitojnë arrat dhe të mbledhin trëndafila – tregoi Srebra Kaseva.  Sot të gjithë turistët fotografojnë luginën tonë, por pak janë ata që dinë se fotografia e parë e njohur e saj është nga viti 1901.

Снимка

Kjo është një kartolinë, në të cilën shihen vajzat që mbledhin trëndafilat. Atëherë për mbledhjen e luleve në qytet kanë ardhur njerëz nga tërë Bullgaria. Dhe bashkë me punën e lodhshme ka pasur dhe shumë argëtime për të rinjtë, ku bajzat e reja kanë gjetur bashkëshortët e tyre të ardhshme. Kështu mbledhja e trëndafikave ka qenë një nga ngjarjet e rëndësishme jo vetëm në Kazanllëk, por edhe në tërë Bullgarinë. Kazanllëku është i njohur edhe si qyteti i dashurisë, sepse nga këtu janë krijuar shumë familje rë reja, të cilat pastaj nisen për qytete dhe fshatra të tjera të Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: kazanlak.com dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD