Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktoria Radeva – kampionia e shahut për fëmijë, ëndërron për “kurorën” e femrave

БНР Новини

Në sytë e saj fëmijëror mbretëresha, kali dhe oficeri kanë qenë heronj nga lojërat, të cilët me mjeshtëri i ka lëvizur mbi tabelën e shahut. Dhe sikurse gjatë gjithë jetës e ka ditur, se duhet vetëm të rritet, që të mund ta vendosin kurorën edhe mbi kokën e saj.

Mezi 17 vjeçe, Viktoria Radeva tanimë dy herë e pushton majën e shahut dhe vetëm njëherë nuk i arrin një hap. Tani  vonë (gjatë muajit prill të këtij viti) ajo fitoi titullin botëror në shah klasik për vajza deri në moshën 17 vjeçare në qytetin Durrës të Shqipërisë. Kjo u bë në lojën finale pesorëshe kundër një kundërshtareje nga Sri Lanka, pas tetë fitoresh dhe një remie në të gjithë turneun. Kështu banuesja e qytetit Plovdiv shtoi akoma një dekoratë  në koleksionin e vet, ku deri tani ka mbi 90 medalje dhe 40 kupa. Mes tyre ajo vlerëson më shumë titullin botëror në shahun e shpejt, suksesin e saj kur është në moshën vetëm 9-vjeçe /në Brazili gjatë vitit 2011/, kur arriti vendin e dytë në botë, dekoratat nga turnet evropiane dhe vendet e para të njëpasnjëshme të 9 kampionateve republikane.

Снимка"Historia ime me shahun filloi, kur isha në moshë 3 vjeç e gjysmë – tregon Viktoria. Kujtohem, se ishte dimër, kur babai im filloi të më mësonte të luaj këtë lojë të shkëlqyer – si rendite , si lëvizen figurat. Në fillim për mua kjo ishte thjesht një lojë, si për shembull loja me kukulla ose me makina dhe nuk e kuptoja mirë, por pas kësaj fillova të hyja më thellë. Kur isha në moshën 9 vjeçe dhe po përgatitesha për kampionatin botëror në Brazili, babai im çdo mëngjes më zgjonte gjysmë orë më herët që të luajmë një shah të shpejt. Dhe atëherë ai më thoshte, se për çdo një pikë të fituar do të jepet nga 1 lev. Kështu vetëm për një javë ai humbi 20 leva dhe unë atëherë e kuptova se e kam kaluar."

Për një kohë të gjatë Viktoria beson se loja përfundon aty rreth lëvizjes së 15, kur ajo pa dyshim thërret “Babi ti je mat!”, derisa një ditë gjërat ndryshojnë. Kështu vajza merr mësimin e vet të parë e të rëndësishëm, duke e pritur atë me lot.

"Loja është si jeta-nuk mundet vetëm të fitosh – thotë ajo. Në të nganjëherë ka humbje, dhe duhet të mësohesh sesi t’i pranosh ato. Pikërisht kjo më tërhoqi në të. Loja të përgatit sesi t’i përballosh vështirësitë, si t’i pranosh bashkë me çastet e bukura. Pas kohe, kur fillova ta kuptoj më mirë, zbulova sesa i shkëlqyer mund të jetë ai, sa bukuri dhe mundësi kombinimesh ka në të. Zakonisht shikoj midis 4 dhe 6 lëvizje përpara, që të mund të parashikoj zhvillimin e ndeshjes. Dhe mund të them se, personalisht për mua loja është e dobishme për këtë se të përgatit të jesh më bindës dhe i kujdesshëm dhe të ndash një vëmendje më të madhe mbi veprimet e njerëzve."

Mjerisht, licenca e revokuar e Federatës sonë të shahut për shkak të abuzimeve financiare e privon Viktorien jo vetëm nga mjetet financiare të domosdoshme për udhëtime dhe për pjesëmarrje në turne, por dhe nga mundësia ta prezantojë vendin tonë. Kështu ajo është detyruar të luaj nën flamurin e Bashkimit Evropian  ose të Federatës Botërore të shahut. Kurse mbi shpinën e familjes së saj bie barra e tepërt të kërkojë pothuajse çdo ditë sponsorë. Mungesa e parave jo njëherë e pengon pjesëmarrjen e kampiones në gara dhe ajo është e detyruar gjatë verës të luaj për një skuadër greke, me qëllim të sigurojë të paktën një pjesë e financimit të saj. Çfarëdo vështirësish që të hasë, asgjë nuk mund ta shkëpusë nga ëndrra e saj një ditë të fitojë kurorën tek gratë – si idhulli i saj Antoaneta Stefanova - kampionia botërore e shahut për vitin 2004 dhe e shahut të shpejt për vitin 2012.

"Akoma qëkurse fillova me shahun, kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe – pohon Viktoria. Dua dhe besoj se, jam mjaft e fort, që të arrijë deri në këtë majë, por, kuptohet, do të jetë e vështirë, sepse mundësitë financiare tëi familjes time nuk mjaftojnë për këtë. Por, shpresoj se me kalimin e kohës çdo gjë do të gjejë vendin e vet, sepse kam talentin e duhur dhe mund të përballoj këtë detyrë."

Viktoria e ndan kohën e vet midis Gjimnazit Kombëtar Tregtar në qytetin Plovdiv dhe turnirëve e shahut. Gjithmonë u falënderon bashkënxënësve të vet, të cilët i ndihmojnë me mësimet, kurse në gara gjithmonë i ndjek këshillat e babait. “Sepse, kur luaj me dashuri, rezultatet gjithmonë vijnë” – thotë Viktoria Radeva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përshkruan dashurinë e tij për tenisin në një letër

Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..

botuar më 24-12-02 5.31.MD
Aleksandra Fejgin

Sportistja e patinazhit artistik Aleksandra Fejgin u bë kampione në Stamboll

Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..

botuar më 24-12-02 10.07.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov nominohet për sportivitet për të dytin vit radhazi

Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..

botuar më 24-11-26 11.56.PD