Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shpresat e mëdha të gazetarisë bullgare te të miturit

БНР Новини
Kosta Çollakov me gazetarët e ardhshëm Viktorija, Denisllava, Katerina, Emin dhe Valentin

Në arsimimin e brezit të ri një rol të veçantë luajnë mjetet e informacionit të gjerë. Është me rëndësi që gazetari të posedojë një moral të lartë, mendim jo standard dhe të zhdërvjelltë, të jetë i përgjegjshëm për fjalët e shprehura dhe të respektojë etikën profesionale në pasqyrimin e ngjarjeve. Në Klubin e Fëmijëve Gazetarë në Sofje ato cilësi zhvillohen që nga mosha më e re. Në të fëmijët shkruajnë në gazetat, drejtojnë programe në radio dhe televizion, që nga mosha më e re po përgatiten për profesionin jo të lehtë të gazetarit.

Klubi u krijua në vitin 2003 në qytetin Sliven pranë radios private “Omega”, e cila tanimë nuk ekziston. Gazetari i radios Kosta Çollakov filloi të ftojë në programet e tij të mitur, të cilët drejtonin rubrika, bënin reportazhe dhe përvetësuan ligjet kryesore të këtij profesioni. Dy vjet më vonë radioja përfundoi së ekzistuari dhe veprimtarisë së klubit iu dha fund. Mirëpo, në vitin 2012 ai u rimëkëmbë në Sofje.

Kjo është një formë të mësimdhënies jashtëkurrikulare dhe mund të zgjatet deri në klasën e 12-të – shpjegon Kosta Çollakov. – Çdo mësim fillon me punimet e organizimit, vazhdon me mësim dhe më në fund vjen pjesa e improvizimit, e cila është praktika e vërtetë – drejtojmë, mendojmë situata, analizojmë, diskutojmë... Dëshiroj t’u mësoj atyre gjërat kryesore – si të bëjnë lajme, anketime, reportazhe dhe intervista. Bëj përpjekje të vërtetoj, se të miturit mund të bëjnë gazetari. Kam dëshirë që fëmijët të mësojnë gjëra nga të cilat do të kenë dobi.”

Aktualisht klubin e frekuentojnë fëmijë nga klasa e 2-të deri në klasën e 6-të. Ata të mitur të zgjuar, kureshtarë, të hapur për të renë, të gatshëm të bëjnë pyetje për të dëgjuar përgjigjet tashmë u përfshin në programet e disa televizioneve dhe radiove, duke përfshirë edhe Radion Kombëtare Bullgare. Së shpejti ata do të gjejnë vend në skemën e programeve të njërës prej televizive private tek ne. “Fëmijët shfaqin dëshirë të merren me gazetari, dhe për këtë është e domosdoshme praktika. Ata mund të bëjnë gjithçka, mjafton vetëm të ketë se kush të udhëheqë” – është i bindur gazetari.

Klubi i Fëmijëve Gazetarë nuk disponon mjete për blerjen e teknikës së domosdoshme për reportazhet, por fëmijët me entuziazëm depërtojnë në aventurën e quajtur intervistë, duke bërë incizim me telefonat e tyre.

Presijan merr intervistë.Mendoj se ky është një profesion interesant, i cili ndihmon të mësohen shumë gjëra për botën dhe për Bullgarinë” – kështu 11 vjeçja Viktoria i përgjigjet pyetjes me çfarë e tërheq gazetaria. Në kuadrin e mësimit ajo prezantoi një anketë të bërë ndër bashkënxënësit e saj. Katerina është 12 vjeçe dhe që tani ëndërron të bëhet gazetare sportive. 8-vjeçari Emin e frekuenton klubin që prej 4 muajve. Ndër momentet më të preferuara prej tij janë improvizimet dhe mundësia të shkruajë. Valentin, i cili së shpejti do të mbushë 10 vjeç, deri tani ka bërë lajme dhe intervista. Pyetjes çfarë duhet të jetë gazetari ai iu përgjigj: “Nuk duhet të jetë arrogant, duhet të jetë i vëmendshëm, duhet të respektojë çdo gjë e mirë”. 10 vjeçja Denisllava tregon, se “më e rëndësishmja, të cilën e mësova është, se radioja nuk është vetëm njerëz të mbledhur në një dhomë me shumë kompjuterë në të. Radioja është një gjë më e madhe, edhe televizioni. Dhe kjo për mua ishte më interesante.” Persijan, i cili është 12 vjeç tregon, se që kur ishte në klasën e parë u pasionua pas gazetarisë sportive. “Më pëlqen të pasqyroj ngjarje sportive, të analizoj ndeshje dhe veprimtari sportive” – rrëfen ai. Pyetjes çfarë ka mësuar nga zoti Çollakov, ai është kategorik në përgjigjen: “Dhurim. Më e rëndësishmja është që njeriu të jetë këmbëngulës dhe të synojë të arrijë gjithnjë e më shumë.”

Për mua ju jeni më të shtrenjtë se sa një medalje e artë” – shpesh u thotë fëmijëve Kosta Çollakov. Dhe ai bënë të gjitha përpjekjet që të formojë prej tyre njerëz të denjë dhe gazetarë të mirë.

Ju urojmë fat të mirë, kolegë të vegjël të ardhshëm!

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në festë morën pjesë ansamblet folklorike bullgare nga Milano -Ritmika, Nashenci dhe Veselie

Bullgarët në Italinë Veriore popullarizojnë historinë vendase dhe kontributin e fisit Sllavejkov

Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..

botuar më 24-10-08 7.30.PD

U hap shkolla e parë bullgare e së dielës në Trebisht

Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..

botuar më 24-10-07 8.00.MD
Motra Meri Grejs

BNR Shumen tregoi për ditën e punës së motrës Meri Grejs, e cila erdhi nga Tanzania në Bullgari

Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...

botuar më 24-10-06 9.50.PD