Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Kosova është gati të pajtohet me Serbinë në se ajo do ta njohë

Foto: rferl.org

Kryeministri Ramush Haradinaj shpalli, se Kosova është gati të pajtohet me Serbinë në se Beogradi do të njohë pavarësinë e saj. Nën pajtim kuptojmë të harrojmë dhembjen tonë dhe të vdekurit, dëmet, viktimat e dhunës seksuale, ekonominë e asgjësuar dhe të vjedhur, komentoi Haradinaj. Ministri serb i mbrojtjes Aleksandër Vulin iu përgjigj Haradinajit, se “në fillim ju përdhunonit dhe vrisnit gra dhe fëmijë, ndiznit fshatra, plaçkitnit pronë, vritnit ushtarë dhe policë. 250 mijë veta i dëbuat nga shtëpitë e tyre, asgjësuat dhjetëra kisha dhe manastire, shkelët çdo premtim të dhënë në marrëveshjet e Brukselit. Ndërsa tani kërkoni që Serbia të pranojë të gjithë këto dhe të pranojë pajtim për konfliktin të cilin nuk e dëshironte dhe nuk e pat filluar!”


Beogradi ka dëshirë që çështja kosovare të zgjidhet me referendum

Foto: BGNES

Çështja kosovare të zgjidhet në referendum organizuar nga autoritetet serbe. Këtë e tha në Televizionin Kombëtar Serb presidenti Aleksandër Vuçiç. “Në se dëshironi të ndërroni kushtetutën, ndërsa në rrugën drejt Evropës ju jeni të detyruar të bëni këtë, është e domosdoshme të organizohet referendum, kështu që shtetasit të shprehin qëndrimin e tyre”, theksoi presidenti serb.


Mbeten vetëm hollësi teknike për kapërcimin e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Foto: BGNES

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha, se në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e vendit mbeten vetëm disa probleme teknike. Kryeministri shprehu shpresë, që në afate më të shkurtra të gjitha klauzolat e kontraktuara do të shpallen. Ai siguroi, se ditët e ardhshme bashkëbiseduesit do të përqendrohen mbi të gjitha nenet e marrëveshjes. Zoti Zaev ripohoi informacionin, se pasi gjithçka do të saktësohet, ai do të ketë një takim me zotin Cipras në Prespë, ku do të nënshkruhet edhe marrëveshja.


Çdo grek i dytë dëshiron zgjidhje të problemit me emrin e Maqedonisë

Foto: BGNES

Një anketim i Agjencisë “Ras” për televizionin grek “Ekshën 24” tregon, se çdo grek i dytë mendon, se qeveria greke duhet të punojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë. Pyetjes, a janë dakord se kushtet për zgjidhje aktualisht janë të favorshme dhe qeveria duhet të punojë në këtë drejtim 43.8 për qind prej të anketuarve përgjigjet “Po”, 4.5 për qind thonë se “ndoshta po”, 40.7 për qind nuk janë dakord, 3.2 për qind – se “ndoshta nuk janë dakord”, 7.8 për qind nuk iu përgjigjën.


Sociologët parathonë balotazh në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Foto: BGNES

Agjencia sociologjike “Konsensus”, e cila parashikoi me saktësi rezultatet e referendumit të vjetshëm në Turqi, shpalli parashikimin për zgjedhjet e ardhshme, më 24 qershor, për president dhe parlament në vend. Sipas anketimit Partia prokurde Demokratike të Popujve nuk do të arrijë të përballojë pragun 10 përqindësh për hyrje në parlament dhe asnjë prej kandidatëve për president nuk do të arrijë të grumbullojë mjaftë vota në raundin e parë. Ja përse në fillim të korrikut do të ketë balotazh. Ndoshta Koalicioni Republikan në përbërje të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, do të fitojë 50.4 për qind të votave. Koalicioni kombëtar do të fitojë 39.7 për qind të votave.


Shqiptarët në masë e braktisin atdheun

Foto: BGNES

Instituti Italian i Studimeve Shumetnike njoftoi, se gjatë dhjetë viteve të fundit u regjistruan afro 1.1 milion italianë të rinj, prej të cilave 224 000 vetëm vitin e kaluar. Shtetësi italiane morën 189 000 shtetas shqiptarë, ose 16.6 për qind nga numri i përgjithshëm. Për këtë se po rritet numri i shqiptarëve, të cilat shfrytëzojnë edhe mundësinë më të vogël të braktisin vendin për të jetuar më mirë, flet fakti se në vitin e Lotarisë së SHBA-së  për Kartën e Gjelbër 367 231 ishin shtetasit shqiptarë të cilët u përfshin në të. 

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD