Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trashëgimia arkitekturore e mjeshtrit të parë Koljo Fiçeto

БНР Новини
Manastiri “Shpërfytyrimi i Zotit”

Kisha “Trinia e Shenjtë” në qytetin Svishtov, ura mbi lumin Drjanovska në qytetin Drjanovo, kisha “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” dhe Shtëpia me majmunin në qytetin Tërnovo, një pjesë nga manastiri “Shndërrimi i Zotit” (bashkë me kambanoren), ura e mbuluar në qytetin Lloveç... Është mjaft e ndërlikuar të përmendim që të gjitha objektet arkitekturore, të cilat ia përkushtoi Bullgarisë ustai Nikolla Foçev (1800-1881), i njohur si Koljo Fiçeto. I quajtur autodidakt, sepse nuk ka pasur arsim të posqaçëm, ai është themeluesi i arkitekturës monumentale bullgare.

Снимка

Rruga e tij jetike fillon në fshatin Marça, i cili gjendet 3 kilometra larg qytetit Drjanovo, tregon për rilindësin pasardhësi i tij Konstantin Fiçev:

"Akoma si fare të vogël e dërgojnë si çirak tek muratorët, mjeshtërit-ndërtues. Më vonë fillon të udhëtojë nëpër të gjithë Gadishullin Ballkanik. Gjatë kohës së këtyre udhëtimeve Nikolla Fiçev përvetëson mënyrat e ndryshme dhe metodat kryesorë në zanatin e ndërtimit. Fiton dije solide, të cilat më vonë i përdor gjatë ndërtimeve të veta. Në Shqipëri dhe Kroaci komunikon me mjeshtër italianë. Mbase prej tyre ka dëgjuar për të shquarin “Ponte Veccio” në Firencën e Italisë, që të ndërtojë më vonë një urë të tillë të ngjashme në qytetin Lloveç."

Urra e mbyllur në qytetin Loveç

Në jetë Nikolla Fiçevi ka qenë njeri modest dhe besimtar i madh:

"Unë jam i pasionuar pas shkrimit të studiuesit dhe udhëtuesit austro-hungarez Feliks Kanc për të, i cili e ka parë atë kur ka qenë i gjallë dhe e përshkruan si një njeri tipik ballkanik. Nikolla Fiçev ka pasur disa cilësi mjaft karakteristike. E para – asnjëherë nuk e ka thyer fjalën e tij. E dyta, ka qenë njeri mjaft nikoqir. Por, po kështu dimë dhe se Koljo Fiçeto çdo vit ka ndarë një resurs të madh për bamirësi. Për punëdashësin nuk duhet të përmendim, sepse , në qoftë se njeriu nuk është punëdashës, nuk ka sesi të kapet me punë të tillë në një përpjesëtim të tillë. Unë jam i sigurt, se ai nuk ka fjetur net të tëra me radhë, që të mund t’i përfundojë që të gjitha projektet e tij. Interesant po kështu është fakti se ai, si një mjeshtër autodidakt nuk i pikturon paraprakisht gjërat. Ai i ka përgatitur projektet e tij në 3D – i ka derdhur prej dylli atë formë, në të cilën do të ndërtohej ndërtesa apo pajisja e re."

Kisha „Trinia e Shenjtë“ në qytetin danubian Svishtov

Për përpjesëtimet e asaj që është krijuar nga mjeshtri i parë, Konstantin Fiçevi tregon:

Unë kam një teori timen. Kur shikoj se ku dhe çfarë ka ndërtuar Nikolla Fiçevi, mendoj se, në një moment ai bëhet arkitekti kryesor i Vilajetit të Danubit, ku realisht Midhat pashai ka qenë valiu. Kështu mendoj, sepse ai për një periudhë prej rreth 7-8 vjetëve ndërton objekte të mëdha shtetërore. Atëherë paraqiten dhjetëra ndërtime në vende të ndryshme, të cilat nuk besoj qe ai t’i ketë bërë personalisht. Me fjalë të tjera ka pasur, po të mund të themi kështu, një punishte sipërmarrëse ndërtimi.”

Koljo Fiçeto e fituar respektin e Midhat Pashas, pasi ka realizuar me sukses ndërtimin e urës më të madhe dhe grandioze Ballkanike mbi lumin Jantra në rajonin e Bjalla. Për fitin e së drejtës ta realizojë atë, mjeshtri ka qenë në garë me arkitektin polak Ljudmil Rola. Bullgari propozon një çmim mjaft më të ulët dhe kohë dy herë më të shkurtër sesa kolegu i tij. Ura është ndërtuar në periudhën 1865-1867. Ajo është e gjatë 276 metra dhe e gjerë mbi 9 metra, me 14 harqe.

Urra mbi lumin Jantra pranë qytetit Bjalla

Një objekt tjetër i Nikolla Fiçevit, të cilin detyrimisht duhet ta përmendim, është kisha e fundit, e ndërtuar prej tij - “Shenjtorët Konstantin dhe Elena” në qytetin Veliko Tërnovo. Ajo është plotë dritë, e lartë dhe e ndryshme nga të gjitha kishat e tjera, shumë speciale për familjen tonë, në të cilën emri Konstantin transmetohet brez pas brezi, thotë Konstantin Fiçev dhe vazhdon:

Kisha Senjtorët „Konstantin dhe Elena“ në Veliko Tërnovo

Objekti i tretë, të cilin dua ta përmend, është më tepër në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe materiale në Bullgari. Ky është një ndërtim i jashtëzakonshëm i Nikolla Fiçevit, për të cilin si shembull është përdorur hani Ballkapani në Stamboll. Ky është një han, i cili është kthyer në një qendër jashtëzakonisht të pasur bullgare, ku kanë shkuar që të gjithë bullgarët në qytet. Një tregtar i pasur nga qyteti Tërnovo – Haxhi Nikoli, ka dashur të ndërtohet një han i tillë edhe në qytetin Veliko Tërnovo. Ai e ka porositur ndërtimin e tij Nikolla Fiçevit. Më vonë ky han bëhet i njohur si “Hani i Haxhi Nikolit”. Ky objekt tani mund të shërbejë si shembull për qëndrimin jashtëzakonisht pozitiv ndaj shembujve të arkitekturës më të vjetër bullgare. Ne shikojmë sesa godina të shumta rrëzohen, qoftë për shkak të trashëgimtarëve të tyre, të cilët dëshirojnë t’i shkatërrojnë për të përdorur sipërfaqen për projekte të reja, ose sepse ka trashëgimtarë të shumtë, të cilët nuk mund të ndarin pronën e tashëguar. Shumë vite me radhë Hani i Haxhi Nikolit ka qenë braktisur, në gjendje të mjershme, por tani është rivendosur ashtu siç ka qenë ndërtuar, me të njëjtat materiale.

Hani i Haxhi Nikolit në Veliko Tërnovo

Ai gjendet në Çarshinë e Samovodska në qytetin Veliko Tërnovo dhe në këtë moment është një atraksion disa katesh tepër i bukur, me një oborr të madh të brendshëm. Ata, të cilët e kanë rinovuar kanë bërë një gjë me të vërtetë të mirë që tregon se e njëjta gjë, mund të bëhet edhe për godinat e tjera, mjafton të ketë vullnet të mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD
Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD