Herakleja Sintika ishte një vendbanim kozmopolit në të cilin bashkëjetuan fise, etnose dhe popuj të ndryshëm. Ai ndodhet në territorin e bashkisë së qytetit Petriç dhe më saktë në rajonin e fshatit Rupite, në afërsi të vullkanit të shuar Kozhuh.
Trojet e tij më parë i popullonte fisi trak sinti (vitet 1300 – 1200 para Krishtit). Ata e dhanë edhe emrin e vendbanimit. Kur sunduesi maqedonas Filip II pushtoi Sintikën ndaj emrit shtoi edhe Herakëll. Kjo sepse ai besonte se farefisi i tij vinte nga ky hero mitik.
“Herakleja Sintika është qyteti antik më mirë i ruajtur në territorin e bashkisë – tregon Sotir Ivanov, drejtor i Muzeut Historik në qytetin Petriç. – Lartësia e mureve të Bazilikës së Qytetit, shenjtëroreve dhe dyqaneve, në veri të forumit, është përafërsisht pesë metra. Arkitektura e vendbanimit i afron asaj të qytetit të lashtë Filipi në Greqi. Qyteti kishte një fat interesant, sepse ai ishte një hallkë lidhëse midis Jugut dhe Veriut, midis bregdetit të Egjeut dhe brendësinë e Gadishullit Ballkanik, midis Maqedonisë dhe Trakisë. Popullsia e tij numëronte përafërsisht 40-50 mijë veta. Një veçori karakteristike e vendbanimit Herakleja Sintika ishte, se ai kishte një formë demokratike të administrimit, e cila u transferua edhe në epokat më të vonshme.”
Sipas drejtorit godina më e rëndësishme në këtë vendbanim antik ishte Bazilika. Ajo është e ruajtur pothuajse plotësisht dhe është e vetmja në Ballkan. Nja 100 metra larg saj duken rrënojat e kishës më të hershme të krishtere në trojet tona jugperëndimore, e cila daton nga fillimi i mijëvjeçarit të katërt.
Me rëndësi jashtëzakonisht të madhe është shenjtërorja e hyjnisë së lashtë greke Nemezida. Në të u zbuluan pllakaqe kushtimore me hyjni nga panteoni romak. Mbi njërën prej tyre veset prezantohen si një grua e shtrirë me flokë të verdha (në antikitet flokët e verdha simbolizuan gjynahun). Mbi të shihet këmba e hyjnisë së hakmarrjes së shpejtë Nemezida.
“Hеrakleja Sintika ishte një nga qendrat më të mëdha të prodhimit të qeramikës në këtë pjesë të Ballkanit – tregon Sotir Ivanov për këtë se si banorët e këtij vendbanimi nxirreshin bukën e gojës.
Skalitja e gurit gjithashtu ishte një zanat i zhvilluar mirë. Deri tashti u zbuluan gjashtë atelie për përpunimin e gurit. Përpunimi i drurit gjithashtu ishte i përhapur sepse ai ishte i nevojshëm për ndërtimin e anijeve. Thënë me një fjalë prodhimi i qeramikës, qelqit, metaleve mjaftonte për prosperitetin e një qyteti antik – pa marrë parasysh tregtinë, e cila gjithashtu ishte me rëndësi për të ardhurat. Është interesante, se qyteti paguante me monedha të veta me mbishkrim “Monedhë e heraklejicve nga lugina e lumit Struma”.
Me siguri qyteti ekzistonte nga shekulli i 4-të para Krishtit deri në shekullin e 6-të. Për herë të fundit përmendet në regjistrat tatimorë nga koha e perandorit bizantin Justinian i Pari Madhështori. Megjithë tërmetet shkatërruese banorët e rajonit arritën të përballojnë dëmtimet dhe disa herë arritën të rimëkëmbin qytetin.
Me ardhjen e sllavëve dhe protobullgarëve, territori hyri në kufijtë e shtetit bullgar. Sot Herakleja Sintika është pjesë e 100 Objekteve Kombëtare Turistike dhe gjithnjë e më shumë tërheq interesin si një nga qytetet më mirë të ruajtura antik tek ne.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, arkivPresllavi i Madh është kryeqyteti i dytë i Mbretërisë së Parë Bullgare pas Pliskës. Pas vitit 893, kur u shpall qyteti kryesor i Bullgarisë, ai u bë selia e shkollës së parë letrare. Ajo u zhvillua si një qendër e rëndësishme letrare dhe kulturore në..
E quajnë Pernikun “Qytetin e Minatorëve”, sepse pikërisht në saje të punës së tyre qyteti u bë një qendër e rëndësishme industriale në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ndodhet Muzeu i Minierës dhe ky është muzeu i vetëm i këtij lloji në vend dhe..
Afër fshatit Mezek, rreth 6 km në jugperëndim të Svilengradit dhe vetëm 1 km larg kufirit grek, ngrihet një kështjellë e mesjetës bullgare. Ajo është ndërtuar në fund të shekullit të XI dhe në fillim të shekullit të XII, ndoshta gjatë udhëheqjes së..