Bullgaria, Serbia dhe Hungaria do të punojnë për garantimin e sigurisë energjetike në regjion, duke zhvilluar bashkëpunimin në fushën e gazit natyror.
Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ministres bullgare të energjetikës Temenuzhka Petkova me Ministrin serb të energjetikës dhe minierave Aleksandër Antiç dhe Ministrin e punëve të jashtme dhe tregtisë të Hungarisë Peter Siarto (PéterSzijjártó).
Tema kryesore e bisedimeve ishte realizimi i projektit për ndërtimin e linjës interkonektive mes sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror të Bullgarisë dhe Serbisë. Ministrat Petkova dhe Antiç nënvizuan se do të ndërmerren të gjitha masat e domosdoshme në mënyrë që përdorimi i interkonektorit të fillojë më 2022-ën.
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në Jerusalem për të çuar Zjarrin e Shenjtë në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur mitropoliti i Stara..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë..
Për shkak të aksioneve të vazhdueshme ushtarake në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi që këtë vit një përfaqësues i vendit tonë të mos udhëtojë në..