“Panorama folklorike e vallëzimit 2018” sivjet përfshin 16 koncerte gjithsej. Në këtë veprimtari marrin pjesë 60 ansamble, ndërsa organizatorë janë 15 qytete bullgare. Për herë të parë kjo veprimtari do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe do të dalë jashtë Sofjes. Edicioni i gjashtë filloi para disa ditësh në qytetin Pllovdiv me një shfaqje në Teatrin Antik.
Më 16 qershor në Sofje do të jenë koncertet e parashikuara në afishe. Në kryeqytet parashikohen dy koncerte në të cilat do të prezantohen dhjetë grupe nga kryeqyteti dhe nga vendbanimet e afërta. Publiku do t’u kënaqet krijimtarisë së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, ansambleve “Sredec”, “Ballkan”, “Kremikovci”, “Graovo”, Formacionit Studentor “Zornica”, nxënësve të Shkollës Kombëtare të Vallëzimit. Sipas organizatorëve nga Fondacioni “Arti Bullgar i Vallëzimit” interesi ndaj panoramës në të vërtetë është i madh. Një nga shkaqet është interesi në rritje ndaj traditave folklorike vitet e fundit. Si dhe fakti, se klubet për mësimin e valleve popullore bullgare dita ditës bëhen gjithnjë e më shumë.
Më 17 qershor “Panorama folklorike e vallëzimit 2018” do të prezantojë koncerte në qytetin Varnë, gjë pas së cilës vijnë qytetet Burgas, Stara Zagora, Smoljan, Pazarxhik, Dupnica, Shumen etj. Në të gjitha qytetet do të përfshihen kolektive vendore profesionale dhe joprofesionale të vallëzimit. Ideja e Fondacionit “Art Bullgar të Vallëzimit” është jo vetëm që t’u japë mundësi grupeve folklorike të prezantohen në skenë, por të sigurojë përkrahje për të gjithë formacionet që merren me vallet popullore bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaNë shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..