“Panorama folklorike e vallëzimit 2018” sivjet përfshin 16 koncerte gjithsej. Në këtë veprimtari marrin pjesë 60 ansamble, ndërsa organizatorë janë 15 qytete bullgare. Për herë të parë kjo veprimtari do të vazhdojë deri në fund të këtij viti dhe do të dalë jashtë Sofjes. Edicioni i gjashtë filloi para disa ditësh në qytetin Pllovdiv me një shfaqje në Teatrin Antik.
Më 16 qershor në Sofje do të jenë koncertet e parashikuara në afishe. Në kryeqytet parashikohen dy koncerte në të cilat do të prezantohen dhjetë grupe nga kryeqyteti dhe nga vendbanimet e afërta. Publiku do t’u kënaqet krijimtarisë së Ansamblit Kombëtar Folklorik “Filip Kutev”, ansambleve “Sredec”, “Ballkan”, “Kremikovci”, “Graovo”, Formacionit Studentor “Zornica”, nxënësve të Shkollës Kombëtare të Vallëzimit. Sipas organizatorëve nga Fondacioni “Arti Bullgar i Vallëzimit” interesi ndaj panoramës në të vërtetë është i madh. Një nga shkaqet është interesi në rritje ndaj traditave folklorike vitet e fundit. Si dhe fakti, se klubet për mësimin e valleve popullore bullgare dita ditës bëhen gjithnjë e më shumë.
Më 17 qershor “Panorama folklorike e vallëzimit 2018” do të prezantojë koncerte në qytetin Varnë, gjë pas së cilës vijnë qytetet Burgas, Stara Zagora, Smoljan, Pazarxhik, Dupnica, Shumen etj. Në të gjitha qytetet do të përfshihen kolektive vendore profesionale dhe joprofesionale të vallëzimit. Ideja e Fondacionit “Art Bullgar të Vallëzimit” është jo vetëm që t’u japë mundësi grupeve folklorike të prezantohen në skenë, por të sigurojë përkrahje për të gjithë formacionet që merren me vallet popullore bullgare.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaMyslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..
Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..
Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..