Për vit të katërt të radhës bota shënon Ditën Ndërkombëtare të jogës. Në fund të vitit 2014, në bazë të propozimit të Kryeministrit të Indisë Shri Narendra Modi, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së përcakton datën 21 qershor (ditën e solsticit të verës) për Ditën e Jogës. Bullgaria përfshihet në mënyrë aktive akoma gjatë vitit të parë, kur në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje dhe në akoma rreth 10 qytete të tjera zhvillohen leksione dhe praktika. Sivjet ngjarjet e lidhura me këtë ditë do të zhvillohen nga 21 deri më 24 qershor në Sofje dhe akoma 35 vendbanime.
Festa zyrtare në kryeqytet është më 24 qershor në Inter Expo Center, nën patronazhin e ambasadorit të Republikës së Indisë tek ne zonja Puxha Kapur. Një mik nderi do të jetë Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë zonja Iljana Jotova.
Gjatë gjithë ditës, që të gjithë të cilët tregojnë interes do të kenë mundësi të marrin pjesë në leksionet dhe diskutimet mbi aspekte të ndryshme të traditës mijëvjeçare të jogës dhe ajurvedës. Në dy salla do të zhvillohen praktika, të cilat do të tregojnë shkollat kryesore në jogë, ushtrime për fëmijë, për gra me barrë dhe për njerëz në moshë të avancuar. Ato do t’i tregojnë instruktorë të profilizuar. Në ambientet përpara sallave miqtë do të mund të provojnë specialitete, të përgatitura sipas recetave të ajurvedës, si dhe të njihen me produktet shëndetësore, të prodhuara nga firma me reputacion të mirë. Ngjarja vazhdon deri në orën 18.00, kurse hyrja për të gjithë mysafirët është e lirë.
Shkaku që bota ta njohë jogën si një vlerë e jashtëzakonshme e kulturës njerëzore është në këtë se ajo ofron njohje të thelluara për njeriun dhe vetë-realizimin e tij nëpërmjet praktikave mijëvjeçare për trupin, mendjen dhe intelektin. Njohja e jogës në botë është edhe në saj të faktit se në botën moderne joga praktikohet në masë dhe është e përshtatshme për shoqëritë e ndryshme si një alternativë e mënyrës së jetesës me shumë stres - tregojnë në faqen e internetit të ngjarjes organizatorët nga Fondacioni i Indologjisë “Lindja – Perëndimi”, të cilët punojnë për përgatitjen dhe realizimin e festës, bashkë me Ambasadën e Republikës së Indisë tek ne, Federatën Bullgare të jogës, Asociacionin Bullgar të Jogës, si dhe akoma dhjetëra fondacione dhe klube të jogës tek ne.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..