Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitat e muzeve – pa kufij në hapësirë

БНР Новини

Në Pallatin Kombëtar të Kulturës u zhvillua tavolina e rrumbullakët me temë “Metodat inovative për prezantimin e trashëgimisë kulturore dhe menaxhimi i muzeve në Bullgari dhe në Ballkanin Perëndimor”. Ngjarja është pjesë nga programi i Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

СнимкаJetojmë në një kohë mjaft dinamike, në të cilën është e nevojshme të tërheqim më shumë publik në muzetë. Duhet të arrijmë deri tek fëmijët, deri tek njerëzit e rinj, ta tregojmë trashëgiminë dhe pasurinë tonë kulturore përpara njerëzve me nevoja specifike, bile në mënyra të cilat deri tani nuk i kemi përdorur,” – tha Amelia Gesheva, zëvendës-ministrja e kulturës. “Kjo nganjëherë bëhet pikërisht përmes teknologjive. Përzemërsisht shpresoj se do të ketë ide gjithnjë e më interesante për këtë se si ta rinovojmë përmbajtjen e muzeve sa i përket mënyrës së prezantimit. Muzetë tona ruajnë pasuri të shumta, por duhet të mësohemi t’i paraqesim më mirë , t’i bëjmë më të arritshme për njerëzit, të cilët hyn në muze dhe për ata , të cilët kanë interesa të ndryshme dhe nuk janë pjesë e publikut të zakonshëm të muzeve. Pikërisht përdorimi i teknologjive do të lejojë një akses më të gjerë deri tek trashëgimia jonë kulturore.”

Tryeza e parë e rrumbullakët mbi këtë temë” Përtej thesareve – menaxhimi modern i muzeve në Bullgari” u zhvillua gjatë muajit mars. Në takimin e dytë tematik, përveç përfaqësuesve të institucioneve të muzeve në Bullgari, morën pjesë dhe miq nga Shqipëria dhe Maqedonia. Gordan Nikollov, i cili e drejton Muzeun e Maqedonisë në Shkup /Museum of Macedonia/, prezantoi projektet për partneritet me kompanitë private në vendin e tij. Nga pala shqiptare mori pjesë historiani Pjerin Mirdita, drejtor i muzeut “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” /Site of Witness and Memory/ në qytetin Shkodër.

Muzeu gjendet në një godinë, e cila gjatë kohës së regjimit totalitar /1945-1989/ është përdorur për burg hetimor. Ekspozita tregon për realitetin e errët në një nga regjimet më represive dhe të mbyllura staliniste në Evropë. Me përdorimin e teknologjive të reja, ajo tërheq gjithnjë e më shumë vizitues , kryesisht të huaj. Një sërë projektesh u prezantuan nga pjesëmarrësit bullgarë. Një nga më të mëdhenjtë është projekti i muzeut Regjional Historik në qytetin Shumen.

Снимка

Ai është përqendruar mbi rezervatet kombëtare historike dhe arkitekturore në Pliska dhe Madara. Eksperti Mihaell Vërbanov prezantoi sesi teknologjitë e reja do të japin mundësi që vizitorët të zhyten në 3D realitetin virtual mes mureve të qytetit të lashtë Pliska gjatë shekullit të 8-9, kur qyteti ka lulëzuar si kryeqyteti i parë bullgarë. Në imazhe tredimensionale ata do të mund të shikojnë dhe eksponatet më të rëndësishme në 7 salla të muzeut Regjional, si dhe një fotografi panorame (360 gradë) të monumentit të njohur të vjetër bullgar Kalorësi i Madarës dhe objekte të tjera në Madara. Vizituesit mund të takohen me një falltar të lashtë me ndihmën e 3D simulimeve. Projekti parashikon aplikime mobile, që do të shiten në dyqan online, dhe ky aplikim mund të përdoret kudo në botë.

Снимка

Mes projekteve të cilat bëjnë një përshtypje më të madhe është ekspozita “Sekretet e Detit të Zi”. Ajo tanimë është e eksponuar në Qendrën Kulturore e njohur si “Kazinoja detare” në qytetin Burgas /Marine Casino Cultural Center/. Më vonë do të tregohet dhe në qytete të tjera, si në Bullgari ashtu dhe jashtë shtetit. Ekspozita përbën 3D makete të anijeve të zhytura, një hartë interaktive të fundit të detit të Zi, e cila tregon vendet ku ka anije të mbyture me informacion dhe video, si dhe artefakte kureshtare nga lashtësia. Anijet e prezantuara të lundrimit janë prezantuar kështu siç janë zbuluar gjatë studimeve të fundit të detit gjatë kohës së projektit Black Sea Map, i cili u zhvillua nga viti 2015 deri në vitin 2018. Janë studiuar 55 anije/më e vjetra është nga shekulli i 5-4 përpara Krishtit/ dhe disa vendbanime të fundosura.

Снимка

Në fakt ky është projekti më i shtrenjtë, më i madh dhe më i lartë teknologjik, i cili është bërë në detin e Zi dhe në botë deri në këtë moment”, tha drejtuesja e “Kazinos Detare” Ljudmilla Kutieva e cila prezantoi ekspozitën.

Puna mbi rinovimin teknik t; muzeve bullgare do të vazhdojë, ku për këtë qëllim është siguruar dhe një financim i madh, nënvizoi zëvendës-ministrja Amelija Gesheva. Mjetet janë siguruar nga Mekanizmi Financiar i Hapësirës Ekonomike Evropiane dhe mekanizmi financiar Norvegjez. 5 400 000 euro do të shpenzohen për teknologji të reja dhe një përmbajtje inovative në muzetë, si dhe për konservim dhe restaurim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Regjional Historik në qytetin Shumen dhe Marine Casino Cultural Center



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD