Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albumi “Bullgaria dhe Evropa” zbulon lidhjen tonë shumëshekullore me Kontinentin e Vjetër

БНР Новини
Bashkimi i Bullgarisë, litografi e botuar në Vjenë

СнимкаAgjencia Shtetërore “Arkivat” tregon bashkë unitetin shumëshekullor të bullgarëve me pjesën tjetër nga Evropa përmes dëshmive materiale, të cilat i ruan – dokumente, fotografi, harta dhe gravura nga Mesjeta deri në mesin e shekullit të 20.

Jo rastësisht albumi “Bullgaria dhe Evropa” del në vitin e presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Duke i parë me imtësi dokumentet më të vlefshme, kjo sjellë dhe një kuptim më të thellë simbolik, sepse lejon jo vetëm kthimin drejt së kaluarës, por dhe një vështrim në të tanishmen dhe të ardhmen.

Снимка"Albumi përfshin dhe dokumente dhe materiale, të cilët ruhen në të gjitha hallkat strukturore të Agjencisë Shtetërore “Arkiva” – tregon drejtori i saj Mihaill Gruev. Mes tyre shumë të rëndësishme janë pikturat-replika të gjeografëve antik dhe mesjetar evropian, gravura dhe imazhe gjeografike nga shekulli i 15 e këtej nga koleksioni jashtëzakonisht i vlefshëm të emigrantit bullgar doktor Simeon Simov. Përmes dokumenteve, hartave dhe fotografive mundohemi të paraqesim po kështu lidhjet shekullore midis bullgarëve dhe Evropës dhe investimet për evropeizmin e qyteteve bullgare në vitet pas Çlirimit. Në përgjithësi që të gjitha ato hapa, të cilat i kaloi shoqëria tonë në fund të shekullit të 19 dhe në gjysmën e parë të shekullit të 20, që të kthehet në një pjesë të pandarë nga hapësira kulturore evropiane."

Снимка

Mbreti FerdinandNocioni “Evropë” është më tepër metaforë, përmes së cilës bullgarët po e mendojnë modernizimin e vet, shkëputjen e vet nga fryma e orientalizmit osman dhe të jetuarit të vet me ritmin e kohës së re, mendon akoma historiani. Sipas fjalëve të tij, udhëtimi në kohën nga Mesjeta deri në luftën e Dytë botërore është paraqitur dhe përmes personaliteteve emblematike, të cilët kanë kontribuar për integrimin tonë kulturor, politik dhe ekonomik ndaj kontinentit të Vjetër.

"Janë të paraqitur monarkët me kontributin e tyre për tërheqjen e evropianëve, të cilët të vijnë të punojnë tek ne dhe të ndihmojnë evropeizmin e vendit tonë – thotë Mihaill Gruev. Bëhet fjalë para së gjithësh për koloninë e shumtë në numër çeke, e ardhur në Bullgari me personalitete të njohur si vëllezërit Irzhi dhe Teodor Proshek, Konstantin Ireçek, Vacllav Dobruski dhe shumë të tjerë, si dhe për koloninë e zviceranëve, mes të cilëve Lui Ajer – mësues në gjimnazin e qytetit Llom dhe vullnetar në Luftën Ballkanike dhe kopshtarët, të cilët kanë formuar dhe mirëmbajtur kopshtet në Sofje, Plovdiv dhe të cilët i kanë kthyer në emblema për këto qytete. Shumë e rëndësishme për modernizimin e Bullgarisë në vitet pas Çlirimit është roli i princit /më vonë mbret/ Ferdinand, i cili merr pjesë dhe me dhurime të veta, të marra nga sundimtarët evropian , me fotografi dhe imazhe artistike."

Në album janë përfshirë po kështu tekste në alfabetin cirilik, përfshi dhe në gjuhën vllahe, të cilët bashkë me “Historinë sllavo-bullgare” të Pajisijt ilustrojnë ndikimin e madh të kësaj letërsie larg pas kufijve etnik të bullgarëve. Janë paraqitur dhe libra fetar hebrenj të stilit të vjetër, të krijuar midis shekullit të 16 dhe fillimit të shekullit të 20 – një dëshmi për bashkëjetesën midis bullgarëve, hebrenjve dhe popujt e tjerë në Perandorinë Osmane.

Dokument zyrtar peshkop nga viti 1676

Dhe pavarësisht se nga ana gjeografike Bullgaria është në Evropë, ajo duhej të kalonte rrugën e kundërt drejt klubit të shteteve demokratike dhe përparuese nga të cilat qe e shkëputur për rreth gjysmë shekulli. Anëtarësia tonë aty a është përgjithmonë ose veprimet e politikanëve mund përsëri të na devijojnë?

"Jam i bindur se, rruga është e pakthyeshme dhe Lavdi Zotit – deklaron drejtori i arkivave. Kështu që, ajo e cila është e prezantuar prej nesh është edhe një shembull tjetër, se nuk bëhet fjalë për diçka konjukturale ose që sot. Këto janë lidhje shekullore, të cilat, pa dyshim na bëjnë një pjesë nga Evropa. Por, si historian jam i detyruar të them se, asgjë nuk është përgjithmonë. Por, prapë së prapi mendoj se, rruga, në të cilën po ecën Bullgaria, nuk ka alternativë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD
Prof. Nikollaj Ovçarov

Në nekropolin e Perperikonit, arkeologët zbuluan një varr të dytë të një "vampiri"

Gjatë gërmimeve të fundit arkeologjike në qytetin shkëmbor Perperikon, u zbulua varri i një të ndjeri, me rituale kundër vampirëve të kryera në trup, tha për BTA kreu i hulumtimeve, Prof. Nikollaj Ovçarov. Gjetja shfaqet mes pothuajse 250 varreve dhe..

botuar më 24-10-23 5.05.PD
Romain Gary (1914-1980)

Shkrimtar, diplomat dhe humanist - Romain Gary dhe jehona e qëndrimit të tij në Bullgarinë e pasluftës

Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..

botuar më 24-10-21 2.05.MD