Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenca Bullgare përmes shikimit të një gazetari, një pedagogu dhe një studenti

БНР Новини
Foto: BGNES

E ardhmja e Evropës dhe e të rinjve, Ballkani Perëndimor, siguria dhe stabiliteti, ekonomia digjitale – ato ishin prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, të cilat vendi deklaroi haptazi që para fillimit të saj.

Tani 6 mauj më vonë mund të bëjmë konkluzionin, se presidenca do të mbahet mend më tepër me hapat e rëndësishëm për aderimin e Ballkanit Perëndimor. Bullgaria u shpall për vazhdimin e negociatave të BE-së me Turqinë, megjithë dyshimin në shkeljen e të drejtave të njeriut nga ana e Ankarasë. Pozita bullgare arsyetohet me bindjen, se Ballkani Perëndimor është me rëndësi të madhe për sigurinë dhe mirëqenien e Evropës, madje në këtë proces është e domosdoshme të përfshihet edhe Turqia. Bullgaria si kryetare e Këshillit të BE-së konsiderohet si partner, i cili i dha shans Ballkanit Perëndimor të rikthehet në tryezën e bisedimeve për negocijim në BE-në. Bullgaria tregoi rrugën, në të cilën do të nisin edhe presidencat e tjera të Austrisë dhe Rumanisë. Edhe ato dy shtete kanë për qëllim zgjerimin e BE-së. Presidenca e Këshillit të BE-së ishte angazhimi më i madh dhe më i rëndësishëm ndërkombëtar të venit që nga fillimi i ndryshimeve demokratike. Kishte frikë, se vendi nuk është gati të pranojë aq shumë zyrtarë të lartë nga Evropa. Megjithëkëtë probleme nuk kishte. Shteti premtoi të punojë në mënyrë të hapur ndaj të gjithë partnerëve evropianë dhe më në veçanti ndaj shtetasve evropianë. Vallë, a ishte në të vërtetë ashtu dhe çfarë do të jetë vlerësimi i shtetasve mezi tani do të zbulojmë. Tani ju ofrojmë mendimet e një gazetari të Televizionit Kombëtar Bullgar, të një pedagogu dhe të një studenti.

Doemos, njerëzit në Bullgari mësuan më shumë për këtë se si funksionon BE-ja, sepse takimet në Sofje ishin me tema të llojllojshme. Ata pasqyruan paletën e jetës sonë shoqërore” – thekson Dobrina Çeshmexhieva, gazetare në Televizionin Kombëtar Bullgar dhe shton: “Përsa i përket Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së ne si gazetarë zbuluam një fenomen interesant. Nuk kishte ndonjë temë e rëndësishme për të cilën të mos organizohej ndonjë takim ose të paktën diskutim. Lidhur me presidencën Televizioni Kombëtar Bullgar kishte një program “Hashtak Evropa”, i cili në mënyrë direkte siguronte informacion për veprimtaritë më të rëndësishme në Sofje.

Mësuesi i gjuhës franceze Dimitër Pehlivanov mendon, se: “Nga pikëpamja strategjike presidenca bullgare kaloi mirë. Kurrë deri tashti nuk ka ndodhur që liderë të shteteve të mëdhenj të mblidhen në Sofje për të marrë pjesë në takimet që zhvilloheshin këtu në Bullgari. Me siguri edhe qyteti ynë ka përfituar nga të gjitha veprimtaritë.

Duke përjashtuar vështirësitë nga mbyllja e bulevardeve në qendrën e Sofjes, mendoj, se presidenca bullgare arriti sukses – mendon një student 28 vjeçar nga Sofja. – Sipas meje takimi për Ballkanin Perëndimor ishte me rëndësi sepse në saj të tij kjo çështje u kthye në tryezën e bisedimeve. Përsa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjes me emrin e Maqedonisë, kjo nuk është një meritë bullgare. Ne nuk duhet të ndërhyjmë në këtë proces, megjithëqë ishim shteti i parë në Evropë, i cili e njohu Maqedoninë që në vitin 1991.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD