Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkencëtarë të Akademisë Bullgare të Shkencave krijojnë një gjenerator hidrogjeni

Foto: bas.bg

Një ekip i institutit të elektrokimisë dhe sistemeve energjetike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave punon mbi krijimin e një gjeneratori të hidrogjenit, i cili nuk shfrytëzon elektrolite të ujit, por elektrolite të ngurta polimerike.

Sipas drejtoreshës profesoreshë Evelina Sllavçeva, ky gjenerator hidrogjeni mund të shfrytëzohet në stacionet ngarkuese të hidrogjenit dhe përputhet me energjinë e burimeve ripërtëritëse energjetike. Kjo lejon, që gjeneratori të shfrytëzohet në parqet fotovoltaike dhe të përpunojë dhe të transformojë energjinë e tepërt për ta.

Ai nuk mund të shfrytëzohet në automobilat e rinj me hidrogjen, sepse hidrogjeni për to ruhet në shishe presioni ose në materiale që e thithin hidrogjenin. Tashmë u paraqitën dokumente për patentë të gjeneratorit të hidrogjenit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ditët e jogës mbledhin adhurues të praktikave shpirtërore në Bullgari

Për të dhjetën vit radhazi në ditët rreth 21 qershorit, shumë vende të botës festojnë festivalin e jogës. Në Bullgari, nga 15 deri më 23 qershor, 44 vendbanime, duke përfshirë qytetet më të mëdha - Sofje, Plovdiv, Stara Zagora, Burgas, Varna, Ruse,..

botuar më 24-06-22 9.10.PD
Bashkautore e një prej 16 artikujve me pjesëmarrjen e INSAIT është nxënësja e klasës së njëmbëdhjetë Reni Paskaleva

Instituti bullgar INSAIT del përpara Kembrixhit në një forum historik të inteligjencës artificiale

Instituti i Universitetit të Sofjes për Shkencën Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjinë (INSAIT) ka më shumë punime në Computer Vision and Pattern Recognition Conference (CVPR’24) sesa universitetet më të njohura perëndimore...

botuar më 24-06-21 5.22.MD

Milen Mitev, Drejtori i Përgjithshëm i BNR: Auditori ynë duhet të dijë për bullgarët në mbarë botën

Te data e sotme, është e vështirë të thuhet se shteti ka një strategji të qëndrueshme dhe të qëllimshme për bullgarët në mbarë botën dhe ruajtjen e njohurive për fisin dhe gjuhën bullgare. Përkundrazi, secila prej mediave bën atë që mundet dhe atë që..

botuar më 24-06-20 5.17.MD