Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ognjan Zllatev: Që tani e tutje do t’i kuptojmë sukseset e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Foto: BGNES

Presidenca e Këshillit të BE-së është si privilegj, ashtu dhe një përgjegjësi serioze e çdo një prej vendeve-anëtare. Çdo një prej tyre disponon gjashtë muaj, në kuadrin e të cilëve t’i shqyrtojë temat e rendit të ditës të Bashkimit  dhe të përpiqet t’i mbrojë prioritetet e veta për zhvillimin e tij gjatë disa viteve në vijim. Presidenca është një mësim i rëndësishëm, të cilin nuk do ta gjeni në asnjë manual dhe nuk do ta kuptoni rëndësinë e tij, në qoftë se nuk mbështeteni te prova e atyre vendeve, të cilat kanë qenë në krye të Bashkimit para gjysmë, një, ose pesë vitesh.

Çfarë arriti Bullgaria gjatë gjashtë muajve të kaluar, gjatë të cilëve tërhoqi vëmendjen e mbi 500 mln evropianëve, kurse vizitat e shumë delegacioneve të niveleve të ndryshme në kryeqytet u bënë diçka e zakonshme? Për përgjigjen e kësaj pyetjeje kërkuam udhëheqësin e Përfaqësisisë së Komisionit Evropian në Sofje Ognjan Zllatev. Sipas fjalëve të tij:

Sukseset e Presidencës Bullgare janë të mjaftueshme dhe që tani e tutje do t’i kuptojmë. Le të mos harrojmë se në fund të fundit një pjesë e madhe e mandatit të Presidencës së një vendi anëtar është lidhur me zhvillimin e bisedimeve të ndryshme, të cilat shpeshherë nuk gjenden nën dritën e projektorëve. Roli kryesor i shtetit, i cili është kryetar i Këshillit të BE-së është që të jetë ndërmjetës i ndershëm, i cili zhvillon bisedime mbi prioritete të veçanta legjislative dhe kërkon konsensus mbi tema të rëndësishme të rendit evropian të ditës. Unë desha që të përmend akoma disa të tilla, të cilat me të vërtetë janë të rëndësishme. Një shembull i mirë i këtij suksesi është arritja e konsensusit mbi një direktivë që diskutohej shumë kohë për punonjësit e dërguar me shërbim, ose për përparimin sa i përket tregut unik digjital. Në këtë drejtim u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme, si direktiva për ruajtjen e të dhënave personale, anulimi i gjeobllokimit, pakësimi i taksave për roaming, gjë që i prek edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas zotit Zllatev, samiti për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, që u zhvillua më 17 maj, është edhe një arritje, dobinë e së cilës do të vlerësojmë pas kohe. Tema e aderimit të regjionit në BE do të vazhdojë të jetë aktuale, sepse edhe Austria, edhe Rumania, të cilat do të marrin dy presidencat në vijim, shprehën gatishmëri për ta vazhduar politikën e afrimit midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Një shenjë se këto nuk janë vetëm fjalë, është oferta e Komisionit Evropian që në kuadrin e kornizës shumëvjeçare financiare të parashikohen më shumë mjete të lidhura me bashkëpunimin e BE-së dhe fqinjët e tij, përfshi këtu edhe vendet e Ballkanit. Përparimi i padyshimtë, të cilin e arriti Maqedonia në marrëdhëniet e saj me Bullgarinë dhe Greqinë do të lejojë që fqinji ynë perëndimor të marrë datë për fillimin e bisedimeve për aderim me NATO-n dhe në një perspektivë më të largët të plotësojë edhe një ëndërr të saj – anëtarësi me të drejta të plota në familjen evropiane. Marrëveshja për fqinjësi të mirë, si dhe zgjidhja e problemit lidhur me emrin e Maqedonisë, zgjidhën dy probleme kyçe të vendit, të cilat e ndalonin zhvillimin e tij afro tri dekada.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..

botuar më 24-07-05 2.00.MD

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD