Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rilindësi i muzikës dhe i kulturës bullgare – 115 vjet nga lindja e Filip Kutevit

БНР Новини
Foto: arkiv

Krijuesi i madh bullgar Filip Kutev është një figurë emblematike e kulturës sonë kombëtare, kurse kompozimet e tij të shumta janë njohur si klasikë dhe edhe sot e kësaj dite gëzojnë njohje botërore.

Ai ka lindur në qytetin Ajtos. Përfundon studimet e tij në shkollën muzikore dhe në Konservatorin Shtetëror në Sofje. Menjëherë pas kësaj gjatë vitit 1930 është i emëruar si drejtues i orkestrës ushtarake frymore të regjimentit të 24 të këmbësorisë në qytetin Burgas. Në periudhën 1935-39 punon në Shkollën për oficerë të rezervës dhe shkollën ushtarake në Sofje dhe merret me kompozim në mënyrë aktive. Në kufirin midis viteve 40 dhe 50 të shekullit të kaluar vendos të fillojë veprimtarinë e jetës së vet – Ansambli Shtetëror Folklorik, i cili është kthyer në një shkollë për disa breza këngëtarësh, instrumentistësh, kompozitorësh. Ky është grupi i parë profesional i cili bashkon korin, orkestrën dhe formacionin vallëzues. Në bazë të këtij modeli formohen ansamble në të gjithë vendin. Në fillim Filip Kutev vetë i zgjedh dhe i arsimon interpretuesit, krijon një repertor të pasur për të tria formacionet dhe bashkërisht e pushtojnë publikun në Evropë, Azi, dhe Amerikë.

Shumë domethënëse është jehona e botuar në faqet e gazetës “Nju Jork Tajms” nga viti 1963, gjatë kohës së turneut të parë në Shtetet e Bashkuara: “Ekziston një mit se, Orfeu ka lindur aty, ku sot është Bullgaria. Duket, se ky është një fakt dhe jo mit, përderisa vajzat e tij këndojnë akoma aty”. Profesoresha Elena Kuteva - muzikolog, drejtoreshë e ansamblit “Filip Kutev” dhe vajza e krijuesit të njohur, tregon:

Foto: BGNESAi qe një rilindës në punën e tij si muzikant dhe veprimtar shoqëror. Qe në udhëheqjen e Lidhjes së kompozitorëve bullgarë, si dhe kryetar i saj i gjatë. Kolegët më të moshuar tregojnë se, nuk  ka lejuar që asnjë nga të ashtuquajturit avangardistë për t'u persekutuar në atë kohë si "armik i popullit”. Në sajë të përpjekjeve të tij krijohen festivale për popullarizimin e krijimtarisë së kompozitorëve bullgarë, me iniciativë të tij organizohen tubimet e krijimtarisë popullore në qytetin Koprivshtica, si dhe festat “Netët e bilbilave” në qytetin Ajtos. Tërë puna rreth krijimit të ansamblit çon deri në Dekret për krijimin e ansamblit gjatë vitit 1951. Me të vërtetë një veprimtari e madhërishme rilindëse. Gjatë vitit 1956, Ansambli është institucioni i parë i cili kalon përmes “perdes së hekurt” – kjo shënohet në të gjitha kritikat angleze, franceze dhe belge. Kjo përsëri është një vepër e Filip Kutevit.


Elena Kuteve tregon dhe për këshillat, të cilat i ka lënë si amanet babai i saj dhe të cilat ajo i ndjek me përpikëri:

Në punën profesionale, çfarëdo që të bëhet, duhet të ketë vlera estetike dhe etike. Të mund të ruhet ajo të cilën e mban folklori në vetvete, të jetë në një nivel të lartë “të artizanatit “ dhe në një nivel artistik. Këtë e ruajmë dhe sot e kësaj dite. Nuk kemi asnjë pakujdesi në kohën në të cilën unë jam drejtoreshë. Ky është një amanet shumë i fuqishëm – gjithmonë të jemi të një niveli shumë të lartë.

Ansambli Kombëtar për Këngë dhe Valle Folklorike “Filip Kutev” – Suitë shope

Është e ditur se e gjithë familja Kutevi i është përkushtuar dhe në mënyrë jetike dhe në mënyrë profesionale traditës.

Duket se kjo është rruga jonë – vazhdon profesoresha Kuteva. Nëna ime Maria Kuteva qe “porta e madhe” mbështetëse e babait tim. Një burrë i cili kapet për të bërë diçka të madhe, po të mos të ketë se kush ta përkrahë, nuk bëhet asgjë. Si një filologe-folkloriste në Ansambël nëna ime luajti një rol të madh me kulturën e saj, me dijet që kishte, me shijen dhe modestinë. Ajo nuk doli asnjëherë përpara. Motra ime Nadezhda Kuteva tani ka ekspozitë, të cilën ia përkushtoi përvjetorit të lindjes së Filip Kutevit dhe 100 vjetorit të lindes së Maria Kutevës. Me ansamblin zhvilluam një koncert, kushtuar Filip Kutevit në qytetin Burgas - qyteti, në të cilin ai është rritur si dirigjent profesional. Më 13 qershor – ditëlindja e tij, zhvilluam një koncert në sallën e nëndheshme të katedrales “Aleksandër Nevski”, e quajtëm “Ty të këndojmë”. Me shumë vëmendje zgjodhëm programin – ishte një koncert shumë i bukur me muzikë kishtare dhe muzikë laike, me këngë të kompozuara me Zotin në zemër. Do të realizojmë dhe një koncert të madh me vepra simfonike, me qenë se Kutevi ka krijuar dhe në sferën e muzikës simfonike, të muzikës së dhomës, të muzikës së filmave, para se t’i përkushtohet krejtësisht ansamblit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rainer Honeck

Rainer Honeck: Çdo herë më bën përshtypje se sa mirë luajnë muzikantët bullgarë

Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..

botuar më 24-11-17 10.30.PD
Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD