Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Projektet e reja të Svilen Noevit

БНР Новини

Svilen Noev është i njohur si frontmen i grupit “Ostava”, të krijuar para 27 vitesh në qytetin Gabrovo. Atëherë, bashkë me Georgi Georgiev – kitarë dhe vokal, Bojan Petkov – bas kitarë, Daniell Ivanov – bateri dhe Aleksandër Marburg – kitarë, krijuan një prej bandave më të suksesshme bullgare të muzikës rock, duke u mbështetur tek “indi rock stilistika”. Deri tani kanë gjithsej shtatë albume, kurse ai i fundit “Oqeani” doli në treg në vitin 2015. “Ostava” është formacioni, i cili vazhdon të japë aktivisht koncerte dhe të krijojë muzikë të re.

Aktualisht Svilen Noev është duke kërkuar një vend të vet personal muzikor në hapësirën reale online. Adhuruesit e tij janë në pritje që gjatë vjeshtës të dalë në treg projekti i tij debut solo. Kënga e tij e parë e ka titullin “Beautiful” (“Bukur”).


Në një moment vendosa se kam mjaftë ide të grumbulluara për këngë, të cilat desha t’i realizoja, jo me grupin, por me muzikantë të tjerë – na tregoi Svilen – Fillova të punoja me bateristin e grupit “Ostava” – Dani, me Georgi Stanev (ish producent i Gravity Co) dhe me Krasimir Todorov – një muzikant i njohur nga grupi D2. Kështu e krijuam këngën “Beautiful”. U bë një këngë shumë e këndshme, kurse ne vazhduam të kompozojmë këngë të reja dhe deri tani kemi gjithsej gjashtë. E di se për publikun unë jam muzikant nga grupi “Ostava”, por unë nuk dua të krijoj muzikë instrumentale, por të këndoj. Prandaj këto kompozime të reja janë krejt të ndryshme nga ato të grupit “Ostava”. Kompozimet kanë tingëllim elektronik, nuk ka kitarë dhe janë në gjuhën angleze. Qëllimi është që të mos ketë aspak lidhje me “Ostavën”, përveç zërit tim. Ne përpiqemi të jemi modernë dhe në të njëjtën kohë muzika jonë të tingëllojë në një mënyrë të lehtë dhe zbavitëse. Aktualisht në të ashtuquajturin “indi rock” është shumë moderne të këndohet me falset. E interpretoj këngën “Beautiful” pikërisht në këtë mënyrë. Është interesante se ajo është krijuar para dy vitesh, pavarësisht se e promovoj tani. Unë nuk jam ndikuar nga tendencat e reja, kjo ndodhi rastësisht. Është e vërtetë se e dëgjoj dhe e pëlqej shumë muzikën angleze rock. Këndimi me falset është përhapur që prej shumë kohe, por tani përsëri është në modë. Është e vërtetë se unë që prej vitesh këndoj në këtë mënyrë, kështu qe për mua kjo nuk është diçka e re. Albumi do të quhet “Different” (“I ndryshëm”). Do të ketë dhe një këngë me këtë emër në album. Ajo do të jetë edhe kënga-“pilot”. Titulli nuk është i zgjedhur rastësisht, në fakt ai ka të bëjë me “Svilenin e ndryshëm”.

Снимка

Svilen Noev nuk e ka braktisur punën e vet me grupin “Ostava” në asnjë mënyrë. Verën grupi do të ketë turne në qytete të ndryshme të vendit, por tani për tani frontmeni nuk parashikon incizimin e albumeve të reja me “Ostava”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stacioni Hekurudhor në Plovdiv bëhet skena për një koncert kurioz

Stacioni Qendror Hekurudhor në Plovdiv mirëpret grupet e njohura X-R@Y dhe Uikeda për një koncert falas më 14 shtator. Përveç tyre, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe dy ansamble folklorike - "Ravnec" dhe "Klementina". Ky është eventi i..

botuar më 24-09-13 8.25.PD

"Do të bjerë shi"

Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..

botuar më 24-09-12 8.25.PD

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD