Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shoqata “Meshtra” u jep shtëpive rilindëse një jetë të re

БНР Новини
Fshati Dolen

Arkitektët dhe inxhinierët e rinj, të bashkuar nga dashuria e tyre për bukurinë unike të shtëpive rilindëse bullgare, kërkojnë dhe mbrojnë dijet shumëshekullore, të transmetuara brez pas brezit nga mjeshtërit ndërtues nëpër tokat tona. Jo vetëm se dëshirojnë t’i ruajnë mjeshtëritë e mëdha, por dhe ta rikthejnë në përputhje me mënyrat autentike bukurinë dhe madhështinë e dikurshme të fasadave të shkatërruara.

Снимка

Përpara disa vjetëve, 7 specialistë në fushën e ndërtimit dhe të projektimit të godinave krijojnë shoqatën “Meshtra”. Ata i vënë vetes për qëllim të zhvillojnë forma alternative të arsimit dhe përmes tyre të ndihmojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe popullarizimin e saj, si dhe të ndajnë dijet tradicionale dhe ato artizanale me të rinjtë. Dhe jo rastësisht zgjedhin për emrin e organizatës së tyre fjalën “mjeshtër” (në bullgarisht ajo është “majstor”). “Meshtër” apo “meshtra” (sh.) kanë quajtur vetes ndërtuesit (muratorët) në gjuhën e tyre sekrete dhe në bisedimet me pasanikët.

Снимка

Detyra e parë i shpie arkitektët dhe inxhinierët e shoqatës në fshatin Dolen – një rezervat arkitektural në malin e Rodopeve, ku i përshkruajnë shtëpitë rilindëse, bisedojnë me njerëzit për traditat e tyre dhe për mënyrën e jetesës, njihen me mjeshtërit vendas, të cilët lavdërohen si më të mirët në ndërtimin e mureve prej guri dhe në renditjen e pllakave prej guri për çati. Por, a mund të përdoren sot metodat e vjetra? Po, përgjigjen shkurtimisht anëtarët e shoqatës “Meshtra”. Sepse zanatet e dikurshme japin njohuri për teknikat, të provuara gjatë shekujve. Dhe sepse tani nuk i njohim materialet natyrale dhe i nënvleftësojmë cilësitë e tyre.

Снимка

Ne si arkitektë dhe inxhinierë jemi bindur sesa është e rëndësishme të ketë dhe një pjesë praktike në procesin e arsimimit, që të mund të afrohemi sa më afër materialeve – mendon arkitektja Irina Argirova. Shtëpitë rilindëse janë mjaft të rëndësishme për kulturën e vendit tonë, prandaj është e nevojshme që teknikat e ndërtimit t’u transmetohen brezave të ardhshme. Kështu këto shtëpi do të restaurohen në mënyrën e drejtë dhe pronarët e tyre do të vlerësojnë se çfarë pasurie kanë. Por dhe përse materialet natyrale të mos përdoren dhe në ndërtimin e godinave të reja?

Petja Grueva dhe Irina Argirova

Vendi ynë disponon 5 rezervate arkitekturore. Në disa fshatra po kështu vihen re shtëpi të vlefshme rilindëse, të cilat mjerisht shkatërrohen për shkak të shpopullimit të vendbanimeve dhe mungesës së dijeve nga ana e pronarëve të tyre për mirëmbajtjen e godinave. Por, kujdes i kujt duhet të jenë këto shtëpi – i pronarëve, i bashkive apo i shtetit?

Снимка

Kujdesi për restaurimin e shtëpive të vjetra është i të gjitha palëve – nuk ka sesi të themi se është vetëm i njërës prej tyre – mendon inxhinierja Petja Grueva. Por, në qoftë se pronarët nuk i vlerësojnë shtëpitë e veta, shteti nuk mund t’i ndihmojë. Prandaj duhet që të gjitha palët të marrin pjesë në këtë proces.

Снимка

СнимкаFare shpejt arkitektët dhe inxhinierët e shoqatës “Meshtra” përsëri do të nisen në rrugë, në kërkim të mjeshtërive dhe dijeve të ndërtuesve të vjetër dhe me qëllim të tregojnë për traditat e ndërtimit të shtëpive të vjetra.

“Punishtja e parë do të jetë në fshatin Llozen, në malin e Rodopeve dhe më saktë në pjesën e tij lindore. Në fund të muajit korrik atje do të takohemi me magjinë e mureve të gurta, kryeveprave të ndërtuara prej qerpiçi dhe çative prej guri – tregojnë dy specialistet. Do të prezantojmë arkitekturën karakteristike për këtë rajon dhe teknikat tradicionale të ndërtimit, si dhe do të restaurojnë suvanë prej balte të një shtëpie autentike prej qerpiçi. Kurse në mesin e muajit gusht, bashkë me muzeun Etnografik në të hapur “Etëra”, për vit të tretë të radhës do të zhvillojmë programin arsimor “Në botën e arkitekturës së lashtë malore”-në të janë parashikuar leksione dhe një pjesë praktike. Leksionet do të jenë në lidhje me arkitekturën tradicionale rilindëse për rajonin e qytetit Gabrovo (Bullgari Qendrore, ku ndodhet muzeu arkitektural “Etëra”), kurse mjeshtrit vendas do të na tregojnë sesi ndërtohen muret prej guri, si bëhet një skelet prej druri dhe si përgatitet llaçi i baltës për muret tradicionale të shtëpive rilindëse. Por, para së gjithësh do të zhvillojmë një studim në terren të zanateve ndërtuese në malin Stara Pllanina, që të mund të dokumentojmë trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale në dhjetëra fshatra.  Dhe në fund do të organizojmë një  ekspozitë për të treguar rezultatet e arritura.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: meshtrango.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD