Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Stojanov: “Çdo një shkollë ka potencialin të kthehet në një vend të preferuar për nxënësit e vet”

БНР Новини

Vetëm disa ditë pas fundit të vitit shkollor në Bullgari, tema për nivelin dhe problemet e arsimit shkollor po vazhdon të emocionojë shumë njerëz. Një pjesë prej tyre janë prindër, fëmijët e të cilëve gjatë muajit shtator sivjet do të dëgjojnë për herë të parë zilen e shkollës. Dëshira që fëmijët e tyre ta kalojnë pragun e shkollave më elitare është e kuptueshme, por nuk mungojnë dhe shembuj, që provojnë se shkollat më të zakonshme, e kanë potencialin të bëhen një nga tempujt më të mirë të dijes dhe të renditen ndër prijëset në klasifikimin e shkollave më të mira. Në to nxënësit hyjnë me dëshirë në klasat e shkollës dhe nuk nisen menjëherë pas fundit të orës së mësimit, por i çojnë deri në fund detyrat, të cilat u janë vënë. Rezultatin e punës shpesh e çojnë dhe deri në shtëpi, me qenë se për procesin e mësimit shkollat disponojnë me printer 3D, gjë e cila u jep mundësi fëmijëve të shikojnë ose të prekin produktin e përpjekjeve të tyre. Mbase tanimë po mendoni se jeni duke lexuar ndonjë tregim utopik për këtë sesi do të duken shkollat dhe se cilët do të jenë nxënësit pas 50 ose 100 vjetësh, por në fakt një shkollë e këtij tipi tanimë ekziston dhe në të mësojnë mbi 800 fëmijë – nga klasa përgatitore deri në klasën e 12. Por, befasitë në të nuk përfundojnë me printerin dhe kompjuterin në çdo dhomë. Më shumë për to, si dhe për transformimin e shkollës, do të mësojmë nga Ivan Stojanovi – drejtori i shkollës së mesme “Hristo Botev”:

"Shkolla filloi të ndryshonte akoma gjatë vitit të largët 2006. Fillimisht i drejtuam të gjitha përpjekjet tona drejt ndryshimit të mjedisit fizik, sepse me dritare të vjetra, emperaturat gjatë periudhës së dimrit nuk i kalonin 13 gradat. Njëkohësisht me këtë rinovuam dhe dhomat shkollore dhe blemë teknikën. Krijimin e një mjedisi më modern dhe teknologjik për arsim, u bë qëllimi ynë strategjik gjatë 5 vjetëve të fundit. Shkaku ishte dëshira e nxënësve të punojnë me teknologji të reja, si dhe e mësuesve, të cilët kërkonin t’i përdornin në punën e vet, sepse kuptonin se kështu mund t’i zbatojnë më lehtë detyrat e tyre të ndryshme. Përpara 10 vjetëve blemë dërrasën tonë të parë interaktive, e cila atëherë ishte një çudi e teknologjisë dhe të cilën e shikonim për herë të parë. Në të objektet lëviznin, kurse ora e mësimit kthehej në një kohë të kaluar në mënyrë shumë tërheqëse. Dhe më të mësimet u bënë më të kuptueshme. Në fillim e përdornin vetëm mësuesit e gjuhës angleze me qenë se softueri nuk ishte në gjuhën bullgare. Më pas morëm dërrasa të tilla dhe për kabinetet e historisë, gjeografisë dhe letërsisë."

Снимка

Po si ju tingëllon ideja që fëmija juaj të fillojë të programoj, derisa është akoma në klasën e katërt? Sot fëmijët tanë njihen me lehtësi me teknologjitë e reja, pa rëndësi nëse është bëhet fjalë për celulare, tableta ose kompjuterë. Ata veprojnë në mënyrë intuitive dhe zbulojnë funksione të shumta, për të cilat nuk na ka vajtur mendja. Pikërisht mbi intuitën mbështetet dhe metoda, të cilën një ish-nxënës i shkollës, i cili studion shkenca kompjuterike në Mançester përdor që të mund ti njohë nxënësit me mundësitë e shumta të botës digjitale. Pas të gjitha gjërave deri këtu , sigurisht mendoni se shkolla e mesme “Hristo Botev” është shkolla e parë tek ne, në të cilën nxënësit shkojnë me dëshirë dhe problemi me mungesën e tyre nga orët e mësimit nuk ekziston. Mjerisht, shkolla të tilla akoma nuk ka, por sipas drejtorit, numri i ikjeve nga orët janë pakësuar në mënyrë drastike. Notat e fëmijëve në lëndët e bullgarishtes dhe matematikës janë rritur me 1. Këtë e tregojnë të dhënat nga vlerësimi i jashtëm i dijeve të nxënësve pas klasës së 7. Të mira janë dhe rezultatet nga provimet e maturës shtetërore. “Përgjegjësit” për këto suksese janë mësuesit, të cilët bëjnë shumë punë dhe përpjekje të mëdha dhe njëkohësisht kuptojnë sa e rëndësishme është që të jenë shok me nxënësit e vet. Në cilin qytet gjendet shkolla, vendosa që të shkruaj në fund, me qenë se çdo një shkollë tjetër mund të përdorë përvojën e saj, pavarësisht se ku ndodhet. Janë të nevojshme vetëm sinqeritet dhe dëshirë për anëtarësim në programet e ndryshme evropiane. Pikërisht që aty janë dhe mjetet, të cilat e bënë godinën, të ndërtuar në qytetin Karnobat akoma gjatë vitit 1926, në një “shkollë të se ardhmes”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edicioni i tretë i festivalit "48 orë Varusha-jug" në Veliko Tërnovo

“48 orë Varusha-jug” mbahet në periudhën nga 16 deri më 18 gusht në qytetin Veliko Tërnovo. Festivali paraqet mundësitë e lagjes për kulturë, sport, aktivitete për të gjithë familjen, lidhje me natyrën, veprimtari edukative. Ngjarja është një nismë e..

botuar më 24-08-17 7.35.PD

Nxënësit e shkollave të së dielës në Itali botuan një atlas për Shënjtorët Kirill dhe Metodij

Nxënësit e tri shkollave bullgare në Itali krijuan atlasin e parë të këtij lloji për vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij . Projekti realizohet në kuadër të Programit Kombëtar "Histori të patreguara të bullgarëve" të Ministrisë së Arsimit,..

botuar më 24-08-16 1.57.MD

Rikrijimi i një kampi ushtarak romak pranë Aprillci

Një rindërtim i një kampi luftarak romak po organizohet në komunën Aprillci nga 16 deri më 18 gusht. Veprimtaria në parkun e lagjes "Novo Sello" iu drejtohet kryesisht fëmijëve dhe audiencës familjare.Në majën Ostrec të malit Stara Pllanina, që..

botuar më 24-08-16 6.30.PD