Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bulgarian bag – vegla sportive, e cila pushtoi botën

БНР Новини
Foto: suples.com

СнимкаGjithnjë e më shpesh e hasim Bulgarian bag në sallat më të mira për fitness në mbarë botën. Vegla sportive e ka këtë emër, sepse është krijuar nga një bullgar – ish sportisti ndërkombëtar i Bullgarisë, kurse sot trajner i mundjes së stilit romak në SHBA Ivan Ivanov. Ai e ka krijuar veglën sportive në fjalë për përgatitjen funksionale të sportistëve të tij. Forma specifike i detyrohet analogjisë për qengjin, të cilin mundësit bullgarë e kanë hedhur në kurriz gjatë tubimeve kombëtare të mundjeve popullore. Vegla sportive peshon nga 3 deri në 38 kg. Bëjnë përshtypje dorezat e shumta, të cilat e bëjnë shumëfunksional. Në torbat origjinale bullgare është vendosur flamuri kombëtar bullgar dhe shkruhet “Bulgarian bag”.

Një vit pas Lojërave Olimpike në Atlantë në vitin 1996 Ivan Ivanov mori ftesë për të ndihmuar në përgatitjen e kombëtares së SHBA-së në mundjen klasike. Në atë kohë Ivanov ishte ende mundës, por një traumë në gju e bëri për t’iu kushtuar profesionit të trajnerit. “U nisa për në SHBA pa pasur praktikë trajneri. Por trajnerët e mi ishin specialistë të jashtëzakonshëm në mundje. Kjo më ndihmoi për t’u orientuar shumë shpejt” – vuri në dukje bashkëfolësi ynë. Ai ka qëllim të zhvillohet vazhdimisht, gjithnjë po kërkon metoda të reja të stërvitjes. Kjo, që e motivon, janë rezultatet e sportistëve të tij. Në vitin 2009 ai mori njohjet e para të mëdha të cilësive të tij të trajnerit – Fondacioni amerikan i mundjes e shpalli trajner më të mirë të vitit të SHBA-së në mundjen klasike. Gjatë stërvitjeve lindi ideja për krijimin e veglës sportive, e cila më vonë u bë e njohur me emrin Bulgarian bag.

Ja se çfarë tjetër na tregoi Ivan Ivanov:


Desha të krijoj një vegël sportive, e cila të përmirësojë përgatitjen funksionale, kryesisht qëndrueshmërinë fizike të sportistëve-mundës. Për këtë qëllim zhvillova një sistem të posaçëm stërvitjesh. Nuk kam menduar ta imponoj Bulgarian bag në fitness. Kjo ndodhi rastësisht. Shumë specialistë nga sporte të ndryshme treguan interes ndaj veglës për të përgatitur sportistë të klasës së lartë, si dhe shumë fansa të fitnessit.”

Bulgarian bag nuk është pajisja e vetme e sajuar nga Ivan Ivanov: 

Unë kam përpunuar pesë sisteme Suples. I quaj “sisteme”, por në fakt këto janë pesë vegla të veçanta. Për përdorimin e çdo një prej tyre sigurojmë seminare arsimore. Disponojmë instruktorë të përgatitur në mjaft shtete. Një instruktor i tillë në Bullgari është Nikollaj Stançev.


Pas Bulgarian bag lindi ideja për topin Suples ball. “Duke e goditur këtë top nuk mund të kursesh energji. Kështu sportisti bëhet i fortë dhe i qëndrueshëm” – na shpjegon Ivan Ivanov.


Pajisjet e tjera kryesore të krijuara nga ai janë Gladiator wall (Muri i Gladiatorit), H.I.R.T.S. (High intensity rope training system) – një istëm me llastika dhe litarë, si dhe dordolecë.

Sot veglat Suples të Ivan Ivanovit shfrytëzohen në trajnimet e mundjes, të arteve luftarake, fitnessit, atletikës së lehtë. Ato janë me kilogramë të ndryshëm, kështu qe të mund të përdoren nga burrat, gratë dhe fëmijët. Këtu duhet shënuar se Ivan përpunon gjithashtu një fitness program të posaçëm për fëmijë të moshës mbi 5 vjeç:

Këto janë ushtrime të parrezikshme, të cilat zhvillojnë vetitë fizike, si koordinimi, forca e përgjithshme fizike. Ushtrimet pëlqehen nga fëmijët, sepse u japin mundësi për të garuar në çdo një trajnim.


Shumica e ushtrimeve të përpunuara për veglat e veçanta kanë qëllim zhvillimin e shumë grupeve të muskujve. Ivan Ivanov nënvizon se Bulgarian bag mund të përdoret edhe thjeshtë si një shtangë dhe në këtë mënyrë të zhvillohet një grup i veçantë muskujsh. “Mirëpo, synimi ynë është që njerëzit të mësojnë ushtrimet dinamike dhe të përsosin zbatimin e tyre, gjë që e ndihmon përmirësimin e efektit të përdorimit të veglave sportive” – thotë trajneri i mundjes. Përveç në sallë pajisjet mund të përdoren edhe jashtë. Gjëja tjetër interesante është fakti se ato mund të gërshetohen në mënyra të ndryshme njëra me tjetrën – për shembull llastiku mund të kapet në Bulgarian bag, disa aksesore të tjera mund të varen në Murin e Gladiatorëve. Kur të përvetësohen ushtrimet, lind dëshira për t’u ,mësuar lëvizje dhe kombinime të reja, ushtrime edhe më të vështira dhe dinamike. Trajnimet bëhen jo thjeshtë të dobishme, por edhe interesante, zbavitëse, si për trajnerët, ashtu dhe për sportistët. Pas kësaj vijnë edhe rezultatet.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

ATP: Grigor Dimitrov - tenisti me forehandin më vdekjeprurës

Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..

botuar më 24-10-31 3.41.MD
Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD