Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

E shtynë eutanazinë e kopeve në Stranxha

БНР Новини
Foto: BGNES

Gjithçka filloi në fund të muajit qershor, kur në 3 ferma të deleve në fshatin Voden, në territorin e bashkisë Boljarovo, u konstatuan 3 raste të sëmundjes “murtajë mbi kafshët e vogla përtypëse”-një kafshë e vdekur, kurse dy të tjerat në gjendje mjaft të rëndë. Në mënyrë që të mund të ndalojnë infeksionin autoritetet veterinare mjekësore imponuan vrasjen e 700 deleve dhe dhive dhe pasardhësve të tyre. Pavarësisht nga masat e imponuara kufizuese, situata doli nga kontrolli dhe eutanazia vazhdoi në fshatin Kosti, rrethi Carevo, ku përpara 7 vjetëve pas një infektim me Afta Epizootike nga 150 ferma vetëm 6 vazhduan të rritin kafshë të vogla. Tani situata përsëritet për shkak të provës pozitive në një nga fermat, e cila imponon shfarosjen e të gjitha deleve dhe dhive në fshat.

Në përgjigje të masave përfundimtare mjekët veterinar me  përvojë shumëvjeçare shprehën mendimin se, “provat pozitive, pa analiza të plota suplementare, një pamje klinike dhe zhvillim të sëmundjes nuk mund të jenë shkak par asgjësimin në masë të kopeve”. Pavarësisht nga kjo, që të risigurohet Agjencia Bullgare për Sigurinë e Ushqimit (BABH) urdhëroi të fillohet eutanazia e kafshëve të shëndetshëm. Nuk u jepen instruksione mbarështuesve sesi t'i mbrojnë kopetë e tyre nga shpërndarja e sëmundjes. Dhe tragjedia prek fshatrat e rrethit të qytetit Jamboll Krajnovo, Stranxha dhe Sharkovo, ku 46 nga provat e mara dalin pozitive. Kafshë me pamje klinike të sëmundjes përsëri nuk ka, por autoritetet fillojnë drejt asgjësimit në masë të 2000 deleve dhe dhive, pavarësisht nga provat e fermerëve t'u kundërvihen masave të rrepta.

Të tronditur nga shkatërrimi në masë i kafshëve në rajonin e Stranxhës, banuesit e Burgasit bllokojnë rrugët drejt fshatrave të rrethit të Jambolit. Në aksionin rreth shpëtimit të kopeve në Sharkovo përfshihen dhe të rinj nga Sofja dhe Varna, të cilët mundin të tërheqin mendimin shoqëror. Arrihet bile dhe deri në dyshime se shfarosja e kafshëve në zonën e rretheve të Jambolit dhe të Burgasit ka për qëllim të shkatërrojë jetesën lokale dhe të dëbojë banuesit, në mënyrë që të lirohet vend për kampe për refugjatët. Përfaqësuesit e Frontit Patriotik Angjell Xhambazki dhe Aleksandër Sidi i hodhën poshtë pohimet. “Kjo është gënjeshtër, e cila përhapet për ditë dhe me mjeshtëri përdoret nga opozita", nënvizojë Aleksander Sidi:

Ajo, të cilën mund ta bëjë qeveria është që t'i kompensojë këta njerëz. Pavarësisht nga kjo ka një periudhë të karantinës, gjatë së cilës ata nuk do të mund t'i vizitojnë kafshët. Sipas mendimeve të specialistëve bëhet fjalë për minimum 6 muaj ose 1 vit. Në vend të parë do të paguhen kompensimet, kurse pas kësaj ka propozime që fermerët e vendit të dhurojnë kafshë pronarëve të prekur.”

Pakënaqësia publike shpërtheu kur në internet hapësirën u paraqitën kuadro dhe video materiale me gjyshe Dorën, e cila nuk donte që të ndahej me dhitë e saj, duke u drejtuar apel njerëzve që ta ndihmojnë të shpëtojë kopenë. Pavarësisht nga finali i Kampionatit Botëror në Futboll shumica u nisën për në Stranxha dhe mundën të bëjnë një zinxhir të gjallë rreth fermës së vogël të gjyshe Dorës dhe evituan eutanazinë e kafshëve të gruas plakë.

E gjithë pakënaqësia, e shkaktuar nga trajtimi dhe sjellja e keqe ndaj kafshëve dhe të pronarëve të tyre kaloi në një protestë përpara Këshillit të Ministrave më 18 korrik, në të cilin u përfshinë fermerë nga i gjithë vendi, me kërkesa për dorëheqje të fajtorëve të cilët kanë çuar deri në këtë krizë në sektor.

Më këputet zemra kur shikoj sesi u marrin kafshët njerëzve, kanë humbur anën njerëzore ne vetvete...Që të gjithë jemi këtu me të njëjtin qëllim të shpëtojmë rritjen e dhive dhe të deleve në vendin tonë...Mungon dialogu...nuk ka kuptim, nuk ka përkrahje prej më shumë se 10 vjetëve... Mes radhëve të protestuesve dalloheshin bluzat e verdha të rreth 100 vetave nga Furra për asgjësimin e kafshëve në qytetin Shumen: “Ne i përkrahim këta njerëz dhe protestojmë kundër mbylljes sonë. Në vend që t'i djegin kufomat e kafshëve në furrën tonë, ata groposen, kurse pas kësaj gjithçka shkon në tokë, ujë...dhe pas kësaj, pas kalimit të kohës, sëmundja kthehet përsëri...” Kurse mjekët veterinar janë kategorik se, “groposja do të thotë që pas disa vjetëve përsëri të nisë i njëjti virus.” Dhe atëherë me siguri përsëri do të pësojë vuajtje përsëri do të ketë mbarështimt të kafshëve.

Shqetësim për të ardhmen e sektorit shprehu dhe profesori Ivan Stankov nga Shoqata kombëtare e dhive dhe deleve, i cili dha shifra konkrete për tu menduar:

Humbjet e këtyre njerëzve janë të shumta, likuidohen mjetet e tyre të jetesës. Pjesa më e madhe prej tyre janë njerëz të moshuar, të cilët mbase nuk do të nisen të risin kafshë përsëri. Nga 11 milionë kafshë të vegjël ripërtypëse për vitet e demokracisë arritëm deri në 1 milionë e gjysmë. Në qoftë se, për kinezët dhe japonezët orizi është ushqimi bazë, për bullgarët - kjo është buka dhe djathi.”

Sonte, pas një mbledhjeje të Shtabit të Koordinimit Ndërdikasterial, u mor vendim për shtyrjen e eutanazisë në Sharkovo deri në marrjen zyrtare të rezultateve nga analizat e gjakut të kafshëve, por dezinfektimi dhe kontrolli po vazhdojnë. Pritet që dhe komisionari evropian për shëndetësinë dhe sigurinë e ushqimeve Vitjanis Andrykajtis të takohet sot me gazetarë bullgarë në Bruksel.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD