Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Lëshoni muzikën” - këto kanë qenë fjalët e fundit përpara vdekjes së dirigjentit virtuoz Emill Çakërov

БНР Новини

Ai qëndronte në skenë i përulur, me pëllëmbë të bashkuar për lutje. Orkestra transformohej në formë altari, përpara të cilit të flijohet për t'u ofruar në një dhuratë dhe sakrificë, vetëm e vetëm  për t'u lutur, sikurse edhe vetëm për një moment, edhe njëherë të lartësohet.

"Muzikë. Lëshoni Muzikën." Këtë ka thënë në dhomën e spitalit Emill Çakërovi dhe e ka lëshuar shpirtin e tij të fluturojë. Kurse lutja e tij e thënë e fundit për një moment ka ngrirë në qetësinë, përpara se lenta e magnetofonit ta kapë përgjithmonë – dhe me të maestroja i madh të mund të rrëfejë kuptimin e gjithë çkaje, e cila ka gjetur vend në një fjalë të vetme.

Këtë moment kaq të thellë, prekës dhe të sinqertë nga jeta e Emill Çakërovit e tregon në filmin e vet “Koncerti i fundit” Gjeorgji Toshevi. I përmbushur me dëshmitë e muzikantëve botëror, kuadro  të panjohura nga koncertet  dhe zëra nga arkivat. Krijimi pikturon fatin e pazakonshëm të dirigjentit më të madh e të njohur bullgar , e cila e ka lartësuar deri tek yjet, por dhe nuk i ka kursyer ankthet e errëta nga refuzimi dhe vetmia.

Снимка"Ky film ka për detyrë të mund të rikujtojë se kush qe ky talent universal-nxënësi më i mirë dhe i denjë i Karajanit, njeriu për karrierën e të cilit kujdesej menaxheri i Maria Kallasit – tregon Gjeorgji Toshevi. Emill Çakërovi ëndërronte të shkojë në skenën e madhe  dhe kur e arriti këtë, u kthye, që të mund ta rikrijojë edhe tek ne përmes festivalit muzikor me rastin e Vitit të Ri, i cili akoma është i inspiruar nga shpirti i tij. Të mund të sjellë në Bullgarinë socialiste maestron Herbert fon Karajan  dhe filarmoninë e Berlinit, Mirela Frenin si dhe artistët më të mëdhenj botërorë-të gjithë këtë mund ta bënte vetëm njeri me talent dhe kontakte në botën tjetër, të lirë. Ai qe i pëlqyer nga mbretërit dhe mbretëreshat si dhe nga magnatët dhe dhuntia e tij qe kaq e fortë dhe magnetike, saqë për të nuk kishte pengesa. Por karriera e tij kishte çmimin e vet-të vetmisë, të zhgënjimit, të mospranimit tek ne, të akordit final si në një krijim muzikor të vdes mezi 43 vjeç, por denjësisht."

Me Plasido Domingon, Nikollaj Gjaurovin dhe Mirela Freni

Mezi 6 vjeç Emill Çakërovi  është i shpallur për një fëmijë çudi dhe muzika do ta shoqërojë gjatë gjitha jetës së tij që nga mësimet e para në violinë në qytetin e tij të lindjes Burgas, përmes konkursit të fituar për dirigjentë të Herbert fon Karajanit në Berlinin Perëndimor, deri tek teatrot më të mëdha të operës dhe orkestra nëpër botë, të cilët kanë hapur dyer për maestron e shkëlqyer. Në epokën e vet Karajanit dhe të jashtëzakonshmëve Muti, Abado, Bërnstejn, Ozava, Sergiu Celibidache, bullgari mundet të gjejë vend të denjë, duke fituar admirim me individualitetin e vet të një muzikanti. Por, para së gjithësh është dashur të fitoje betejën e vet më të rëndë të çajë pa mbrojtje në mjediset muzikore në vendin e tij, duke u mbështetur vetëm tek talenti i tij.

Me mësuesin Herbert fon Karajan

"Bëhet fjalë për një përqendrim dhe drejtim – ky është sqarimi i vetëm, gjatë të gjitha “jo-ve”realisht ekzistuese dhe pengesa në jetën e tij – është kategorik Gjeorgji Toshevi. Të njohur të tij dëshmojnë sesi ai ka jetuar në një podrum të Sofjes  dhe është larë me ujë të ftohtë, sepse ujë tjetër nuk ka pasur. Pavarësisht nga kjo bindja se ai do të arrijë aty , ku është vendi i tij, nuk e ka lënë asnjëherë. Ka një histori sesi ai njëherë ka zbritur nga “Dragalevci”, pasi ka dëgjuar në radio një orkestër, emrin e dirigjentit të të cilit nuk e kanë thënë. Dhe ka vajtur deri në radio më këmbë, sepse nuk ka pasur para për autobus, që të kuptojë se dirigjent ka qenë vet Karajani dhe të bindet, se një ditë do të bëhet si ai. Dhe me të vërtetë e arrin."

Si njeri i cili manipulon me dy botë krejtësisht të ndryshme gjatë kohës së perdes së Hekurt, ai jo njëherë ka hyrë në vizionin e sigurimit të shtetit. Por, nëpunësit e tij kështu dhe nuk kanë mundur ta verbojnë, sepse, siç thotë dhe autori i filmit, Emill Çakërovi arrin përputhjen e plotë të talentit dhe të moralit. Por, sot ama dirigjenti i cili do të ishte 70 vjeç, është i harruar në atdheun e tij-asnjë rrugë, asnjë institucion kulturor, bile dhe festivali i tij nuk mbajnë emrin e tij, nuk ka një pllakë të tij përkujtimore, as muze, kurse shënimet e tij mbledhin diku pluhur. Por, nëpër botë kanë mjeshtërinë të vlerësojnë gjenitë e vet. Kur në kompaninë incizuese “Soni”, Sonja Jonçeva e famshme ka lutur të dëgjojë incizimin më të madhërishëm të operës ruse për të gjitha kohërat, i kanë dhënë një interpretim nën shkopin e maestros bullgar Emill Çakërov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD