Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdojnë gërmimet e qytetit më të vjetër në Evropë zbuluar pranë fshatit Junacite

Foto: arkiv

Që nga kur daton qyteti më i vjetër në Evropë, i cili u gërmua në afërsi të fshatit Junacite, në rajonin e qytetit Pazarxhik? Përgjigjen e kësaj pyetjeje kërkon një ekip në krye me docentin Javor Bojaxhiev.

Në gërmimet marrin pjesë kolegë të tij nga Muzeu Regjional Historik në qytetin Pazarxhik, bashkë me 11 studentë vullnetarë – tetë nga ShBA-ja, dy nga Australia dhe një nga Danimarka.

Gjatë gërmimeve në vitin 2000 u studiuan pjesët e sipërme të kodrinës, ku u zbuluan një nekropol mesjetar, një kështjellë antike, dy vendbanime nga Epoka e Hekurit dhe 17 nga Epoka e Hershme e Bronzit. Gjatë këtij viti do të kërkohet edhe fillimi i murit jugor, i cili supozohet se është jashtë kufijve të kodrinës.

Ekipi do të punojë deri më 20 gusht. Mjetet e domosdoshme për punë u siguruan nga Ministria e Kulturës dhe nga Muzeu Historik në Pazarxhik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Pothuajse njëqind ekspozita nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut(Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..

botuar më 24-06-20 12.03.MD
Parku Kombëtar - Muze „Kalaja e Samuilit”

Rajoni i qytetit të Petriçit, ku historia merr jetë

Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..

botuar më 24-06-16 7.50.PD
Monumenti i McGahan në qytetin Elena (Bullgaria Veriore)

Bullgaria feston lindjen e çlirimtarit të saj amerikan

Januarius A. McGahan lindi 180 vjet më parë më 12 qershor. Me këtë rast, Muzeu Historik Rajonal në Plovdiv po shfaq një ekspozitë për jetën e gazetarit të guximshëm amerikan. Reportazhet e tij të quajtura "Letra nga ferri" në gazetën londineze..

botuar më 24-06-12 3.41.MD