Ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve kulturore dhe trashëgimisë arkitekturore dhe shpirtërore është detyrë e institucioneve në çdo një pikë të botës. Bile dhe në shtete, në të cilat zhvillohen konflikte të gjata dhe luftërat, asgjësimi i artefakteve dhe dëshmive për të kaluarën, persekutohet nga ligji, kurse kryerësit marrin ndëshkimet e tyre. Tek ne, në Bullgarinë evropiane situataa është pak më e ndryshme. Shpesh, duke hedhur një vështrim drejt shkollave tona, vatrave të kulturës, teatrove dhe sallave për koncerte, i drejtojmë vetes pyetjen sesi arritëm deri këtu? Përse kultura dhe arsimi, të cilët janë në themel të ekzistencës sonë si qytetarë evropianë janë në kufirin e mbijetesës së vet. Paratë për funksionimin e këtyre dy sistemeve, sikurse jepen pa një përfytyrim të qartë për reformat e domosdoshme. Prandaj që të gjitha gjërat kanë ngecur, kurse problemet grumbullohen njëri pas tjetrit.
Shembulli i radhës për mungesën e interesimit nga ana e institucioneve ndaj problemeve të institucioneve tona kulturore është një kazus i cili bëri një buje të madhe gjatë muajit qershor me vatrën e kulturës në qytetin Shipka. Sinjali se godina po shkatërrohet ishte dhënë në rrjetet sociale, kurse reportazhet nga vendi dëshmuan se kjo rastis prej 24 vjetëve, me qenë se nuk është e qartë se e kujt është prona e godinës. Sipas disave ajo është shtetërore, sipas të tjerëve – e bashkisë. Në fund të fundit, ajo mori statut të një monumenti të kulturës, që të mund të përpunohet projekt, me të cilin bashkia të aplikojë për lëshimin e mjeteve për restaurimin e saj. Fakti se salloni në të cilin ka 250 vende është një kopje e vogël e sallës së madhe të Teatrit Popullor “Ivan Vazov” në Sofje është krejt i panjohur për bullgarët, kurse emri i arkitektit të godinës së ndërtuar gjatë vitit 1931 është harruar përgjithmonë.
Pas fasadave në gjendje të mjerë të vatrave të kulturës, të cilat akoma punojnë, në sallat e tyre shpesh të ftohta, po vazhdojnë të mblidhen njerëz të rinj e të moshuar, të cilët marrin pjesë në grupe të ndryshme amatore, të cilët fitojnë dekoratë pas dekorate për shkak të talentit të vet. Ata meritojnë kushte më të mira, që të zhvillojnë veprimtarinë e tyre dhe të mbajnë të gjallë zjarrin e traditave bullgare si dhe të folklorit. Edhe sikurse në momente të caktuara kjo të na duket e pamundur, nuk duhet të humbasim shpresë se një ditë situata do të përmirësohet. E mbajnë besimi në të mirën kauzat e bashkatdhetarëve tanë, të cilët ndihmojnë për rilindjen e atdheut. Pikërisht si kauzë mund të përcaktojmë ringjalljen e një vatrës së kulturës në fshatin Tatarevo në rrethin e qytetit Plovdiv. Kjo kauzë bashkon përpjekjet e bullgarëve të shumtë si dhe të të huajve, të cilët duan të realizojnë ëndrrën e shokut të vet Nasko Atanasov – ta shikojë sallonin të mbushur përsëri me njerëz.
Akoma gjatë vitit të parë kur niset që të mësojë mjeshtëri artistike në Shtetet e Bashkuara, ai iu tregon shokëve të rinj në Amerikë se në fshatin e tij në Bullgari ka “diçka si teatër”, i cili ka nevojë për rinovim. Për këtë kanë qenë të nevojshme rreth 15 000 dollarë të cilët ata mundin t’i mbledhin me ndihmën e një fondacioni amerikan dhe me përpjekjet vullnetare të njerëzve të ndryshëm. Kështu është rikthyer bukuria dhe shkëlqimi i dikurshëm i sallës teatrale. Kurse në hyrjen e vatrës së kulturës është renditur një muze i vogël me sende dhe rekuizitë të gjetur në depot e godinës. Me ndihmën e një miku të vet amerikan, Naskoja mundet të xhirojë dhe një film. Cili është ai dhe kush është amerikani misterioz?
“Ky amerikan, i cili quhet Dejvid Rostën dhe të cilin e falënderoj pa masë, është një nga njerëzit e parë me të cilët u njoha në Los Anxhelos, tregon Nasko Atanasovi. Ai erdhi në Tatarevo dhe përjetoi këtë aventurë bashkë me shokët e mi nga Bullgaria. Rivendosjen e skenës e ndamë në katër etapa – rinovimin me punë vullnetare, organizimin e një koncerti i hapjes simbolike, bërjen e një salloni për kinema dhe xhirimin e filmit dokumentar për të gjithë procesin. Filmi u pranua jashtëzakonisht përzemërsisht nga publiku, me qenë se njerëzit panë veten e vet në ekranin e madh. Premiera zyrtare e filmit qe gjatë verës së kaluar në festivalin e kinemasë “Karantinata” në qytetin Varna.”
Sivjet vatra e kulturës do të hapë dyer më 15 shtator për edicionin e radhës të festivalit “Hape skenën”, të cilin Naskoja e organizon, që të tregojë se një ndryshim i tillë si ky në vatrën e kulturës në Tatarevo është i mundur dhe varet vetëm nga dëshira jonë të bëjmë diçka të mirë për Bullgarinë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..
Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..
“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për..