Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët përtej kufirit nuk e harrojnë atdheun dhe i edukojnë fëmijët e tyre për të qenë patriotë

Foto: aba.government.bg

“Kudo që të ndodhemi ne gjithmonë e mbajmë Bullgarinë në zemrën tonë” ; “Unë e dua atdheun tim”. Sipas disa njerëzve këto fjalë mbase janë klishe, por kur t’i dëgjoni nga fëmijët bullgarë, të cilët mendojnë për atdheun e tyre, nuk mund të mbeteni indiferentë. Edicioni i sivjetshëm i tri konkurseve për fëmijët, të organizuara nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, tregoi se pjesëmarrësit po bëhen gjithnjë e më shumë. Po rritet edhe numri i shteteve, nga të cilat bashkatdhetarët tanë kandidojnë për të marrë pjesë.

Pretenduesit për vendet e para në kategorinë “shkrimtar më i mirë”, “piktor më i mirë” dhe “këngëtar më i mirë” sivjet ishin fëmijë bullgarë nga 40 shtete. Kryetari i Agjencisë Petër Harallampiev vuri në dukje se në konkursin për art figurativ “Bullgaria në ëndrrat e mia” për herë të parë kanë marrë piktura nga Indonezia, Zelanda e Re dhe Turqia. Pa dyshim shpallja e tre finalistëve në konkursin e këndimit “Ljubka Rondova” ishte shumë e vështirë, sepse kandidatët ishin shumë të talentuar. Sipas rregullores njëra këngë duhet të jetë popullore, kurse tjetra – sipas parapëlqimit të pjesëmarrësit, por edhe të dytë duhet të këndohen në gjuhën bullgare. Njëri prej pjesëmarrësve të dekoruar është Joana Bankova, 15 vjeçare, e cila merr pjesë në konkurs për herë të dytë.

Që prej 14 vitesh banoj në Britaninë e Madhe dhe më mungon shumë Bullgaria dhe gjithçka këtu. E mësova bullgarishten në shkollën bullgare, të cilën e vizitoj që nga mosha 5 vjeç, ndërsa këndimin në bullgarisht e mësova në Dobriç me mësuesen time Elena Karaveljova. Ajo më përgatiti në këndimin e stileve pop dhe rock. U paraqita edhe vitin e kaluar, por nuk fitova çmim. Tani dekorata është fakt. Këndimi folklorik është diçka e re për mua, prandaj këngën “O vajzë Katerino” e këndova në stilin pop, kurse kënga ime e dytë ishte “Athdheu” e Vesi Bonevës."

Konkursi për letërsi “Stefan Deçev”, i cili ekziston pothuaj nga krijimi i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, gjithashtu dekoroi tri prej eseve më të mira, të frymëzuara nga dashuria e sinqertë dhe e pastër e fëmijëve ndaj mëmëdheut. Sipas statistikës, deri tani në tri konkurset kanë marrë pjesë gjithsej 13 000 fëmijë të bashkatdhetarëve tanë që banojnë jashtë. Çmimet janë të rëndësishme për ta, sepse tregojnë se megjithëse janë larg atdheut Bullgaria nuk i harron fëmijët e veta dhe i inkurajon në zbulimin dhe në zhvillimin e talenteve të tyre. Përpjekjet e organizatave të ndryshme bullgare dhe të të ashtuquajturave “shkolla të së dielës” për ta mirëmbajtur të gjallë shpirtin bullgar, u bëjnë përshtypje bullgarëve në botë dhe ata gjithmonë kur të kenë mundësi u falënderojnë mësuesve dhe drejtorëve, për të cilët shpeshherë kjo nuk është vetëm punë, por një kauzë e vërtetë. Këtë e bëri edhe Iveta Ivanova. Dy bijat e saj u nisën me tri dekorata për shkak të talentit të tyre të pikturimit:

Që prej 15 vitesh banoj në Napoli. Fëmijët frekuentojnë shkollën “Bullgari i vogël” atje. 35 fëmijë bullgarë mësojnë në këtë shkollë dhe ajo është një nga më të mëdhatë në Itali. Desha ta falënderoj drejtoreshën Pepa Stefanova, e cila punon me frymë rilindëse, ndërsa fuqinë e bullgarëve jashtë e ndiej më shumë atje, sesa kur të kthehem në Bullgari. Ndoshta ajo që na mungon na mbush me energji dhe na bën që të punojmë më shumë, të jemi më të fortë dhe ta vlerësojmë edhe më shumë shpirtin dhe kulturën bullgare. Ka dallim të madh në mënyrën, në të cilën fëmijët e përvetësojnë kulturën bullgare pasi fillojnë ta frekuentojnë shkollën. Ata jetojnë në një mjedis krejtësisht italian dhe kishte momente kur nuk donin të flisnin në bullgarisht, edhe pse unë u flas atyre në bullgarisht menjëherë pas lindjes. Mirëpo, pasi filluan ta vizitojnë shkollën situata ndryshoi shumë. Ata u mësuan të punojnë së bashku, i njohin shumë mirë traditat bullgare. Punojmë verore, survaçki /shkopinj thane, që përdoren nga fëmijët për të prekur shpinën e njerëzve kur dëshirojnë t’ju urojnë Vitin e Ri/, flasin madje për heroin e madh kombëtar Vasill Levski dhe për historinë bullgare.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD