Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Kryeministri grek Cipras mori përsipër përgjegjësinë politike për tragjedinë me zjarret

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi se, po merr përsipër të gjithë përgjegjësinë politike për zjarret pyjore shkatërruese, të cilët vranë më shumë se 90 veta dhe çuan deri në akuza nga ana e opozitës se qeveria nuk ka mundur të mbrojë jetën e njerëzve. Ai shtoi se zjarrjet mund të jenë shkaktuar qëllimisht dhe se qeveria shpejt do të nisë plan kombëtar për luftimin e ndërtimeve të paligjshme. Më herët zëvendës-ministri i punëve të brendshme i Greqisë Nikos Toksas po kështu deklaroi se, ka të dhëna dhe dëshmi serioze se zjarret janë vënë me qëllim.


Maqedonia filloi bisedimet para-aderuese për në NATO

Foto: novamakedonija.com.mk

Maqedonia filloi bisedimet për anëtarësi në NATO, pasi vendi  mori zyrtarisht ftesë për këtë në samitin në Bruksel më 12 korrik. Në konferencën për shtyp në Shkup me koordinatorin kombëtar për NATO-n Stevo Pendarovski, drejtori mbi çështjet evropiane dhe globale të Aleancës Xhejms Makki përshëndeti fillimin e bisedimeve dhe e përcaktoi ngjarjen si “një moment historik” për vendin ballkanik. Ai shprehu shpresën se, Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s në 18 muajt e afërt.


Bullgaria krijon një precedent me shpalljen e Konventës së Stambollit si kontradiktore me Kushtetutën

Foto: arkiv

Zëdhënësja e Këshillit të Evropës Tatjana Baeva deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare se, Bullgaria po krijon precedent, me qenë se deri në këtë moment nuk ekzistojnë vendime të gjykatave kushtetuese të shteteve të tjera mbi Konventën e Stambollit. Këshilli i Evropës do të njihet me argumentet, me të cilat Gjykata Kushtetuese vendosi se Konventa e Stambollit është në kundërshtim me Ligjin Themelor, pas së cilës do të përgatitet dhe një pozitë rreth kazusit. Baeva ripohoi pozitën e Këshillit se ratifikimi i dokumentit do të ndihmonte luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje në Bullgari. Deri në këtë moment 32 shtete kanë ratifikuar  Konventën e Stambollit, e fundit këtë e bëri gjatë muajit qershor Greqia. Atje dokumenti hyn në fuqi nga data 1 tetor.


Turqia e zëvendësoi gjendjen e jashtëzakonshme me një ligj të ri "anti-terrorist"

Foto: EPA/BGNES

Parlamenti turk miratoi një lig të ri “anti-terrorist”, i cili i forcon kompetencat e autoriteteve për arrestimin e të dyshuarve dhe për imponimin e rendit publik pas dy vjetëve gjatë të cilëve në shtet kishte situate emergjente. Ajo u anulua  gjatë javës së kaluar. Ligji i ri u lejon autoriteteve të kontrollojnë aksesin e njerëzve në një rajon për 15 ditë për arsye sigurie, kurse të dyshuarit mund të arrestohen pa akuza deri më 4 ditë. Protestat dhe mbledhja e grupeve në të hapur duhet të përfundojnë para perëndimit të diellit. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut e akuzuan qeverinë se në thelb e formalizon situatën e jashtëzakonshme me një emër tjetër.


Liderët e Kosovës përjashtojnë çdo përpjekje për ndryshimin e kufijve të Ballkanit

Foto: balkans.aljazeera.net

Shef i negociatave me Serbinë në Prishtinë Avni Arifi deklaroi para televizionit TV7, se ndërrimi i kufinjve në Ballkan do të thoshte luftë. Sipas tij ndarja e Kosovës nuk është një opsion në tavolinën e bisedimeve. Përpara ditëve të njëjtën gjë e deklaroi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Reagimi i Arifit pasoi deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili la të kuptohet se Kosova e Veriut e populluar kryesisht me serbë mund të këmbehet për rajone në Serbinë Jugore me popullsi kryesisht shqiptare.


Ankaraja merr nga Komisioni Evropian 400 milionë euro për arsimimin e refugjatëve sirianë

Foto: EPA/BGNES

Komisioni Evropian miratoi lëshimin e 400 milionë eurove për arsimin e refugjatëve sirianë në Turqi. Ky është veprimi i parë praktik, i realizuar  pas marrëveshjes midis vendeve-anëtare për një financim suplementar  prej 3 miliardë eurosh në ndihmë të fqinjës sonë jugore për ta përballuar problemin. Paketa prej 400 milionë eurosh do të lëshohet nën formën e garantit direkt për Ministrinë e Arsimit Kombëtar, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Aleksandër Vintershtajn.


Në Beograd qëlluan avokatin e Millosheviçit

Foto: novosti.rs

Ditën e shtunë në Beograd ishte vrarë avokati i njohur Dragosllav Misha Ognjanoviç, kurse djali 26 vjeç i avokatit është i plagosur. Ognjanoviç ka qenë avokat i liderit të “Klanit Zemund” Lluka Boyovich, si dhe të anëtarëve të familjes së tij, dhe po kështu dhe një nga mbrojtësit e Sllobodan Millosheviçit para Gjykatës së Hagës dhe të bashkëshortes së tij Mira Markoviç. Duke pasur parasysh natyrën e punës së Boyovichit, supozohet se rasti është lidhur me luftën e klaneve kriminele, të cilat marrin pjesë në trafikun me narkotikë.

Përpiloi: Manuel Savov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD