Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i kripës – një përjetim i paharrueshëm në bregun e liqenit “Atanasovsko”

БНР Новини

Liqeni “Atanasovsko” është një nga vendet më kureshtare të Bullgarisë, të cilin e vizitojnë mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë. Arsyet për popullaritetin e liqenit janë disa. Në vend të parë duhen përmendur kriporet dhe vetitë shëruese të baltës dhe finjës me sodë, të cilat përfitohen në mënyrë të natyrshme. Mjekimi me to ndikon pozitivisht sistemin periferik nervor dhe sistemin lokomotor, ndihmon shërimin e plagëve dhe proceset metabolike dhe rigjeneruese të trupit.

Снимка

Raporti i fundit i monitorimit për gjendjen e liqenit tregon se çdo ditë atë e vizitojë 4000 turistë. Ai është vend i preferuar për pushim dhe turizëm ornitologjik. Atje bëjnë folje dhe dimërojnë 330 lloje zogjsh. Për të kuptuar përmasat e kësaj pasurie ornitologjike, vetëm duhet përmendur se në tërë Bullgarinë janë regjistruar 420 lloje të shpendëve. Interes atje provokon laguna piktoreske – vende të tilla në Evropë shihen rrallë. Ajo është shpallur për territor të mbrojtur dhe tërë liqeni është pjesë e rrjetit Natura 2000.

Снимка

Interesante janë dhe ngjyrat e larmishme të liqenit, të cilat shpesh ndryshojnë dhe kalojnë përmes ngjyrës së kaltër, asaj të gjelbër deri në të kuqe. Ngjyra e kuqe është në sajë të sasisë së madhe të magnezit në ujë dhe në sajë të një leshteriku që jeton në ujëra shumë të kripura. Ngjyrat ndryshojnë për shkak të nxjerrjes së kripës dhe më të forta janë ato pikërisht tani në periudhën gusht – shtator.

Снимка

Për herë të gjashtë me radhë më 10 gusht liqeni “Atanasovko” do të jetë mikpritës i festivalit njëditor kushtuar kripës. Çdo vit organizatorët nga Fondacioni “Biodiversiteti” bashkë me Shoqatën bullgare për mbrojtjen e shpendëve dhe “Kriporet e Detit të Zi” SHA zgjedhin tema të ndryshme. Edicioni i sivjetshëm është me moto “Kripa e jetës”. Më shumë për programin e festivalit na tregoi Radostina Cenova – eksperte në fondacionin “Biodiversiteti”:

СнимкаNë këtë festival përpiqemi t’i tregojmë të gjita gjërat interesante të lidhura me liqenin. Organizojmë punishte për fëmijët, ekspozita, pazar, në të cilin ofrojmë produkte të prodhuara prej kripës dhe finjës me sodë, vizituesit do të degustojnë çokolatë me kripë nga liqeni, specialistë do të shpjegojnë dobitë e baltës dhe finjës me sodë. Kemi organizuar dhe një koncert, pjesëmarrësit e të cilit nuk janë shpallur – kështu do ta befasojmë publikun. Kemi përgatitur dhe një lojë me 38 pyetje, përgjigjet e të cilave vizituesit mund t’i gjejnë të fshehura në vende të ndryshme në territorin e festivalit.

Снимка

Ekspozita retrospektive tregon gjërat e arritura nga ekipi për sa i përket mbrojtjes së habitateve të shpendëve dhe kafshëve, kështu edhe në lidhje me zgjidhjen e problemit me cilësinë e ujit në lagunë. Dhe në se nuk keni frikë se do të bëheni pis, mund të merrni pjesë në konkursin “Mr dhe Miss Baltë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD