Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mario Zhekov – piktori i frymëzuar nga deti

БНР Новини

Piktori e ka zhvendosur studion e tij në breg të detit, ku ka kapur “humorin” e detit dhe lojën e diellit mbi pasqyrën e rrafshët të sipërfaqes së ujit. Dhe gjithmonë është frymëzuar nga loja e dritës, të cilën dallgët e kanë lëkundur në një vallëzim, duke e balancuar shpirtin e tij në një harmoni të përsosur me shkëlqimin e butë të detit të qetësuar ose me fuqinë e pishtarëve të zjarrtë, të ndezura nga forca e pamëshirshme ataviste.

Снимка

Galeria Kombëtare i zbukuroi muret e veta me peizazhe detare të Mario Zhekovit /i lindur më 16 tetor 1898/. Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të 120-të të piktorit të peizazhit detar. Ai ka lindur në qytetin Stara Zagora dhe gjatë gjithë jetës krijimtaria e tij është përqendruar mbi detin – gjithmonë të ndryshëm, me qindra perëndimet e pasqyruara dhe shkëmbinjtë e ngrirë mbi sipërfaqen e qetë ose të stuhishëm.

Снимка

СнимкаMario Zhekov është një nga piktorët e pakët bullgarë, të cilët i quajmë piktorë të detit – thotë profesori Marin Dobrev, drejtor i Galerisë së arteve figurative në qytetin e Stara Zagorës. Ai të gjithë jetën e tij ia përkushton artit – detit dhe ujit, duke udhëtuar nëpër Francë dhe Rivierën e saj, por po kështu dhe nëpër brigjet e Detit Egje, Dalmacinë dhe bregdetin bullgar të Detit të Zi. Piktori gjithmonë është aty ku ka diell, kurse shpirti i tij jo i qetë vazhdimisht kërkon sfidat e veta, që të ngrihet përpara tyre me trekëmbëshin dhe kanavacën e tij."

Një takim profetik gjatë luftës do të verë shenjat në rrugën e tij, që të jetë ajo e dukshme dhe të mos luhatet mënjanë. Derisa gjatë vitit 1917  aleatët sulmojnë pozicionet e ushtrisë bullgare pranë, Mario Zhekov bie në robëri, ku një ushtar francez do ta inkurajojë atë të mësojë pikturim në vendin e tij.

Снимка

4 vjet më vonë ai do të niset për në Stamboll me qëllim të hipë në një anije dhe të ndjekë ëndrrën e tij parisiane, por paratë e kursyera nuk do t’i mjaftojnë për të kryer tërë udhëtimin. Rreth Bosforit do të bëjë hapat e tij të para si piktor-deti, duke krijuar dhjetëra vizatime dhe akuarele – në përgatitje për shkollën e arteve figurative në Paris, ku do të regjistrohet gjatë vitit 1924..

Снимка

Artisti e percepton detin si një univers, i cili e ndihmon të shprehë në mënyrën më të mirë përjetimet e tij të brendshme – në fillim është vështrimi i detit, kurse pas kësaj vjen dhe krahasimi me bregun, ku mungesa e lëvizjes përballet me dinamikën e vazhdueshme – tregon profesori Marin Dobrev. Më vonë ai përfshin në pikturat e tij, pavarësisht dhe në një plan të largët, punonjësit dhe shkruan se më shumë nga çdo gjë tjetër interesohet për njerëzit e detit – peshkatarët, të cilët i punojnë rrjetet  dhe i tërheqin varkat e veta.

Снимка

Dhe pavarësisht se peizazhet nga mali Stara Pllanina, qyteti Veliko Tërnovo, Drjanovo, mali i Rodopeve, lumi Danub po kështu janë një sfidë për të, sikurse forca e tij është aty ku ka ujë – mund të jetë dhe një lum fare i vogël midis pemëve ose shtëpive të vjetra."

Снимка

Gjatë vitit 1926 Mario Zhekov kthehet në atdhe, ku hap ekspozitë dhe afirmon emrin e tij mes mjeshtërve të peizazhit detar, kurse dhjetë vjet më vonë gjendet në Dalmaci. Në Dubrovnik ai krijon pikturat e tij më të rëndësishme, të përmbushura me shumë ngjyrë dhe dritë – sikurse vendpushimi i bukur është krijuar posaçërisht për pikturat e tij.

Снимка

Ndërkohë krijimet e tij pranohen shumë mirë në galeritë e qyteteve kroate, kurse ekspozitat vetjake paraqesin veprat e tij të pikturuara në Beograd, Zagreb, Budapest, Bukuresht .

СнимкаСнимка"Ndërrimi i regjimit politik gjatë vitit 1944 ve në sprovë karakterin liridashës të piktorit dhe ai gjithnjë e më shpesh kërkon vetminë bregdeteve – atje ku dallgët e detit përplasen në shkëmbinjtë", thotë profesori Marin Dobrev. Kurse deti kaq piktoresk në pikturat e tij të mëparshme, humbet ngjyrat e tij të pasura.

Deri në fund të jetës së tij – bashkë me peizazhet, Mario Zhekov do të punojë dekoret e disa teatrove, si dhe materialet reklamuese  të firmës “Balkanturist”. Mjerisht, kalendari i menduar me 24 akuarele nga skajet e ndryshme të vendit tonë mbetet i papërfunduar, me qenë se gjatë vitit 1955 piktori vdes, i sëmurë nga kanceri.

Peizazhet mahnitëse detare të Mario Zhekovit mund të shikohen në sallat e Galerisë Kombëtare në Sofje deri më 16 shtator 2018.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kinema për të gjitha moshat në Festivalin “Ritoni i Artë” 2024

Plovdivi pret festivalin vjetor për filma bullgarë dokumentarë dhe të vizatuar "Ritoni i Artë", i cili do të zgjasë deri më 19 dhjetor. Përzgjedhja këtë vit është premtuese: mbi 50 filma konkurrojnë në programin e konkursit, ndërsa në edicionin jashtë..

botuar më 24-12-14 6.25.PD
Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD