"Disa e krahasojnë me Montmartre të Parisit, kurse mua më ngjan më shumë me lagjen e Pragës “Mala Strana”. Në qoftë se ndonjë do që t’i tregojë një të huaji në Sofje historinë e artit bullgar, si dhe të letërsisë që nga fillimi i shekullit të XX-të, mund ta shëtisë nëpër rrugicat e vogla të pjesës së poshtme të Llozenecit. Ato janë si një enciklopedi me titull “Kush është kush?” Është e mjaftueshme të mësosh historitë dhe emrat e personaliteteve të cilët kanë jetuar aty....”
Kështu e fillon tregimin e vet për të fshehtat e lagjes së Sofjes Llozenec Magdalena Gigova, gazetare, shkrimtare, fotografe, udhëtare dhe studiuese e historive të harruara ose të panjohura të bullgarëve të njohur. Shumë pak njerëz e dinë se në rajonin prestigjioz, i cili renditet mes vendeve më të preferuara për të jetuar në Sofje ka histori për më shumë se një roman. Popullimi i tij fillon me vendim të qeverisë dhe të Bashkisë së Kryeqytetit në vitin e largët 1921, kur intelektualëve dhe pensionistëve ushtarakë dhe personave të tjerë të shquar u jepen sipërfaqe nga 550 metra katrorë për ndërtim në zonën Kurubaglar /fjala vjen nga turqishtja – vreshtat e thata/. Atëherë kjo ka qenë Zona e tretë jashtë qytetit, ku nuk ka pasur furnizim me ujë të pijshëm dhe kanalizim.
Mezi gjatë vitit 1928, në sajë të inxhinierit Nikolla Seliminski, rrjetet e ujësjelljes dhe ujëmbledhjes janë ndërtuar. Që të mund të ketë sipërfaqe të mjaftueshme të gjelbër, pronarët e parcelave ishin detyruar të ndërtonin shtëpi deri më 250 metra katrorë. Plani arkitekturor i këtij rajoni elitar të kryeqytetit është bërë gjatë vitit 1920 nga arkitektë dhe inxhinierë me arsim evropian.
Lagja e gazetarëve (rreth sheshit me emër “Gazetari”) nuk ka dyqane, depo apo ndërtesa industriale dhe deri më sot ajo është një vend shumë i këndshëm dhe i qetë për të jetuar. Në periudhën 1920-1938 aty ndërtohen godina të pastra dhe të mbajtur mirë me kopshte të bukura, të projektuara nga arkitektë të njohur si Gjeorgji Ovçarov dhe Jordan Millanov. "Secili ka synuar që të duket stili i tij, të bëjë gjëra të papara deri tani në arkitekturën e Sofjes. Prandaj ka shumë bukuri dhe shije të hollë në lagjen Llozenec – barelieve në formën e luleve, veranda, ballkone me gdhendje, dritare me forma të pazakonshme", tregon Magi Gigova.
Në rrugën e dikurshme “Mosul”, tani ajo quhet “Arkitekt Jordan Millanov”, ndodhej sera e Anton Krausit – një kopshtar i pallatit mbretëror dhe një konsulent i preferuar nga njerëzit e pasur për rregullimin e kopshteve të tyre. Njerëzit e parë të cilët kanë vajtur për të banuar në këtë lagje janë shkrimtari Elin Pelin dhe aktori Krëstjo Sarafov. Shtëpia e mjeshtrit të tregimit të shkurtës gjendet në rrëzat e kodrës, ku ndodhet Seminari. Vazhdimisht e kanë vizituar intelektualë të njohur – shkrimtarë, njerëz të teatrit, profesorë nga rrethet shkencore. "Shpesh përpara derës së shtëpisë modeste të shkrimtarit është paraqitur dhe mbreti Boris III, vetëm, pa roje" – shpjegon Magi Gigova dhe vazhdon :
"Një i huaj nuk ka sesi të dijë se kush është Elin Pelini, por to të vizitosh me të pijetoren “Pod lipite” /Nën bliret/ aty është vendi t’ia tregosh historinë sesi ai është bërë nuni i këtij lokali. Është kureshtar dhe fakti se aty dikur janë mbledhur shkrimtarët e njohur bullgarë dhe njerëzit e artit. Pronari i tij ka qenë gjenerali Stefan Tasev, i pensionuar pas lidhjes së Traktatit të Neuilly-sur-Seine." Dhe në qoftë se koha është e përshtatshme për shëtitje, është e mjaftueshme të shikojmë pllakat përkujtimore, që të zhytemi në të fshehtat e lagjes Llozenec që nga fillimi i shekullit të kaluar. “Por, në qoftë se interesohemi për historitë e dashurive të lagjes – ato nuk kanë fund”, buzëqesh Magi. Mes tyre është afera romantike e poetëve Dora Gabe dhe Pejo Javorov, të cilët janë takuar në mansardën mbi lokal. Përveç dashurisë së fortë, një gjë tjetër i ka lidhur – vlerat e përbashkëta dhe interesat artistike dhe në qoftë se nuk ka qenë ndërhyrja e “dashamirësve” fati i lirikut të dashur bullgar Javorov mbase do të merrte një drejtim tjetër.
Në lagjen e Gazetarëve, gjatë vitit 1925 historiani i gazetarisë bullgare Gjeorgji Nikollov dhe bashkëshortja e tij, italiania Eliza hapin qendra e parë e strehimit për qenë dhe mace. Shtëpia e tyre është vizituar nga Qemal Atatjurk, i cili ka qenë i dashuruar pas shoqes më të ngushtë të vajzës së tyre Mara-Miti Kovaçeva.
Mes banuesve të lagjes Llozenec nga shekulli i kaluar dallohen dhe emrat e kompozitorit Parashkev Haxhiev, prima e operës Illka Popova. Kureshtare është dhe historia e artistes Irina Maleeva: Kjo është bullgarja e vetme e cila ka luajtur në katër filma të Felinit. Kur ka qenë 15 vjeçe ajo shkon për të mësuar pikturë në Romë, ku takon regjisorin e madh italian. Irina është njeriu i vetëm në Ballkan, i vizatuar nga piktori i njohur vjenez Hundertvaser.
Dhe që të përfundojë historia për lagjen Llozenec Magi na tregon edhe një sekret tjetër – “Murin romak”. Kështu quhet dhe pazari i lagjes.
Në fakt “muri romak” aspak nuk është romak, por është një monument fetar i epokës osmane nga shekulli i XVI-të. Konsiderohet se është ndërtuar në vendin e varrit të një turku të njohur në varrezat turke.
Sipas informatave të tjera bëhet fjalë për “një “namazgjaf”- vend, ku hoxha ka shërbyer lutje për ata, të cilët nisen në haxhillëk. Rreth murit kanë qenë të renditur gurë të mëdhenj, në të cilët kanë shkelur hanxhinjtë e ardhshëm, që të mund të hipin në kuajt e tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Magdalena Gigova,Darina Grigorova dhe arkiv
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore...