Kompania qipriote e sigurimeve “Olympic” shpalli falimentim dhe mbeti pa licencë. Falimentoi edhe dega e saj në Bullgari. Në fakt nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur më parë, sepse veprimtaria kryesore e kompanisë ka qenë përqendruar në Bullgari. Kështu mbi 200 000 automjete bullgare mbetën pa sigurimet e detyrueshme "Përgjegjësia civile" (të përgjegjësisë ndaj palëve të treta -TPL). Të prekura janë edhe shumë firma (në këtë numër edhe shtetërore), të cilat kanë pasur marrëveshje më kompaninë qipriote. Mes të tjerësh tani për tani nuk është e qartë në se bëhet fjalë pikërisht për qipriotë, apo për spanjollë – këtu informacionet nuk janë saktësuar.
Sipas legjislacionit bullgar të gjithë siguruesit tek ne kontrollohen drejtpërsëdrejti nga Komisioni i Mbikëqyrjes Financiare, anëtarët e të cilit janë zgjedhur nga Parlamenti. Por Komisioni nuk ka të drejta të kontrollojë veprimtarinë e filialeve të kompanive të huaja, të cilat janë regjistruara në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian. Ato mbikëqyren nga autoritetet e kontrollimit në vendet përkatëse. Përveç se nuk ushtrohet kontroll mbi hapjen e degëve të tilla në Bullgari, ato nuk kanë nevojë edhe për licencë apo leje. Mjafton vetëm që kompania ëmë të lajmërojë Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare. E gjithë kjo në fakt do të thotë se do të kalojë shumë kohë derisa njerëzit e siguruar në këtë shoqëri marrin kompensime nga fondi qipriot i kompensimeve, sepse më parë presim vendimin e gjykatës në Limasol për shpalljen e falimentimit dhe likuidimit dhe pastaj do të fillojë transferimi i parave në fondin bullgar të kompensimeve. Ndërkohë njerëzit e prekur do të duhet të lidhin në mënyrë urgjente marrëveshje të reja të sigurimit dhe të paguajnë për to.
Falimentimi i siguruesit qipriot në Bullgari shkaktoi reagime të ashpra dhe skandal të paparë në situata të ngjashme, të cilët mund të thuhet se i tejkalojnë panikun rreth falimentimit të Bankës së katërt për nga madhësia Banka Korporative Tregtare gjatë vitit 2014. Tensioni i provokuar u bë shkak për ndërprerjen e pushimeve të deputetëve, të cilët të martën u mblodhën për seancë të jashtëzakonshme të parlamentit, të thirrur për shkak të kërkesës së partisë opozitare të socialistëve. Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar dhe prokuroria filluan hetime në Komisionin e Mbikëqyrjes Financiare. Ato duhet të sqarojnë a ka pasur shkelje nga ana e Komisionit dhe cilat kanë qenë masat e ndërmarra nga organi përgjegjës për stabilizimin e gjendjes financiare të siguruesit. Në këtë kontekst Kryeministri Bojko Borisov tha se qeveria do të ndihmojë zgjidhjen e kazusit, por nuk do të angazhohet financiarisht. Ai kërkoi dorëheqjen e zëvendës-kryetares së Komisionit të Mbikëqyrjes Financiare Ralica Again, e cila përgjigjet për kompanitë e sigurimeve. Borisovi kërkoi nga Kuvendi krijimin e një grupi pune për kërkimin e mundësive për kompensimin e shoferëve të prekur nga falimentimi i shoqërisë “Olimpik”. Again vetë parashtroi dorëheqjen e saj, që pastaj u pranua në seancën plenare. Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva bisedoi me ambasadorin e Qipros në Bullgari dhe insistoi për takim urgjent të ekspertëve bullgarë me kolegë të tyre qipriotë, të cilët do të kërkojnë zgjidhje nga kriza.
I kujt është faji për falimentimin e “Olympic” tani për tani nuk është e qartë. Dyshimet janë lidhur me pronarët e kompanisë, të cilët mund të kenë lidhje me një nga kompanitë e sigurimeve në tregun bullgar. Sipas pistës tjetër pronari zyrtar i “Olympic” është shtetas spanjoll, i cili pak para falimentimit është larguar nga Qiproja dhe po ndodhet në Britaninë e Madhe. Jo pak ekspertë pohojnë se faj për situatën e krijuar kanë vetë të siguruarit, të cilët kanë zgjedhur këtë kompani, të tërhequr nga çmimet e ulëta.
Sipas autoriteteve përgjegjëse bullgare puna e tyre është vështirësuar nga legjislacionet e papërsosura të Bullgarisë dhe të BE-së në fushën e sigurimeve. Për këtë arsye po flitet për domosdoshmërinë për amendamente në direktivat evropiane dhe në ligjet tona.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..