Një prej 10 bullgarëve është i prirë për t’u bërë i varur nga stimulues të ndryshëm dhe po të përdorë ndonjë lëndë të tillë çdo ditë në vazhdim të gjashtë muajve, ai do të bëhet i varur nga ajo. Më të prekshëm janë të rinjtë, të cilët fillojnë të abuzojnë me stimuluesit modernë – amfetaminat dhe metaamfetaminat, madje të përziera me alkool, që në moshën 14 vjeçe.
“Në moshën 14-16 vjeçe fokusi dhe modeli i imitimit të familjes dhe shkollës zëvendësohet nga shokët – na shpjegon Aleksandër Iliev, udhëheqës i qendrës terapeutike “Zhiva”. – Në qoftë se dikush nga rrethi miqësor hap një kuti cigaresh, ose ka blerë hashash çdonjëri do që të provojë. Mirëpo, nga njerëzit, të cilët kanë provuar alkool, cigare, ose narkotikë, vetëm disa prej tyre do të bëhen të varur, pikërisht ata të cilët gjejnë në substancën në fjalë diçka, që u mungon.”
Sedra e ulët, mospranimi i vetvetes, traumat e lidhura me përpunimin e ndjenjave dhe të emocioneve – këto janë disa prej boshllëqeve, të cilat i mbushim me përdorimin e lëndëve narkotike. “Dallimi i vjetër mes njeriut të varur dhe atij, i cili nuk është i varur është se i varuri i përjeton ndjenjat dhe emocionet e njëjta më fort dhe që t’i zbutë përdor substanca të ndryshme narkotike. Ai ka ndjenjën se po të mbetet me ndjenjat dhe emocionet e veta, ato do ta vrasin” – shton terapisti.
Që të jetë i suksesshëm mjekimi – sepse varësia nga lëndët narkotike është sëmundje – personi që vuan duhet të lihet në kujdesin e specialistëve të paktën gjysmë vit, sa kohë është e nevojshme që të bëhet i varur. Angazhimi lidhur me dërgimin e tij në ndonjë qendër të specializuar është krejtësisht i familjes, sepse në fillim i sëmuri nuk mund të kuptojë se ka problem. Pas muajit të tretë ai fillon të marrë pjesë aktivisht në proces, ndërsa pas largimit nga klinika gjithçka varet nga ai. “I varuri rimëkëmbet gjatë tërë jetës së tij, ai në fakt nuk është mjekuar gjatë këtyre gjashtë muajve duhet të luftojë varësinë e narkotikëve vazhdimisht” – nënvizon Aleksandër Iliev.
Ai aplikon programin “Zhiva – drejtimi në jetë”, ku pjesëmarrësit përfshihen në terapi individuale, ose të tilla në grup, duke u mësuar në këtë mënyrë të komunikojnë njëri tjetrin, t’i pranojnë ndjenjat e veta dhe të ndeshen me vështirësitë dhe problemet, të cilat i kanë “jashtë”. Ata e bëjnë këtë në një mjedis të kontrolluar, por jo steril – ku gjithashtu ka shqetësime dhe probleme.
“Njerëzit, ose të paktën disa prej tyre, gjithmonë do të përpiqen t’i shmangen diçkaje – ditës së rëndë të punës, ose diçkaje tjetër, ose realitetit – është i bindur terapisti. – Ata gjithmonë do të përpiqen të jenë dikush tjetër, i cili në përfytyrimet e tyre është më i ndryshëm dhe më i mirë, domethënë ata gjithmonë do të ndiejnë vështirësi me pranimin e vetes etj.”
Po të gjendemi para dëshirës ta shkelim “vetëm një herë” kufirin e ndaluar, që të fitojmë mirënjohjen e të tjerëve, ose ta kënaqim kureshtjen tonë, a duhet t’i përkushtojmë kënaqësisë apo jo?
“Shumë njerëz do t’i provojnë këto substanca dhe nuk do të zbulojnë asgjë, disa të tjerë do ta hapin kutinë e Pandorës dhe do të luftojnë kundër varësisë deri në fund të jetës së tyre, do të ketë dhe të tillë, të cilët do të vdesin. Pavarësisht nga vendimi juaj, unë desha t’ju këshilloj të komunikoni njëri me tjetrin në familje, sepse varësia është rrjedhojë e mungesës së komunikimit. Njerëzit e ndalojnë komunikimin në shtëpi, fillojnë të fshihen dhe pasi konstatojnë se ka ndonjë problem, tashmë është vonë për t’u zgjidhur. Sa më herët vihet re problemi dhe kërkohet ndihmë, kaq më mirë” – na këshillon terapisti.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: centrejiva.comJeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..