Më 7 shtator starton sfida e radhës e çiklizmit “Dunav Ultra”, pjesëmarrësit në të cilën do të kalojnë 670 kilometra nëpër kufirin verior të Bullgarisë. Fillimi do të jepet tek "Stamboll kapia" – porta kryesore e kalesë në qytetin Vidin, në Bullgarinë Veriperëndimore.
Që aty çiklistët do të kalojnë përmes qyteteve Llom, Belene, Svishtov, Ruse dhe vendbanimeve të tjera të mëdha, të vogla dhe akoma më të vogla, që të përfundojnë në fshatin më verilindor bullgar – Durankullak, në bregun e Detit të Zi.
Gara lindi gjatë vitit 2014, kurse themeluesi i saj është një kryeqytetas – Boris Begëmov. Bashkë me ekipin e tij ai fut në këtë nismë shumë energji dhe njohja nuk vonohet. Gjatë vitit 2017, itinerari është dekoruar me çmimin prestigjioz “Inovacion i vitit” të Ministrisë së turizmit. Por përse Borisi vendos të zhvillojë aventurën mbi dy rrota pikërisht nëpër rrjedhën e lumit Danub? Po sepse ne e njohim mirë bregdetin tonë të Detit të Zi, bukurinë e Rodopeve, bukurinë e malit Kraishte (Bullgari Jugperëndimore), por territori buzë Danubit të Bullgarisë, pavarësisht nga atraktiviteti i vet i jashtëzakonshëm, mbetet disi në anë nga vëmendja jonë.
Por, në fakt nënvizon Borisi, e gjithë rrjedha e Danubit është itinerari më interesant dhe tërheqës për aventura me biçikletë në kontinent. Bregu i lumit, përfshi dhe për shkak të zhvillimit të dobët ekonomik të regjionit gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, është mjaft intrigues edhe për bullgarët edhe për të huajt:
“Vetë lumi është si një organizëm i gjallë. Niveli i tij lëviz në parametra të caktuara në varësi nga lartësia e ujit të tij dhe prandaj lumi gjithmonë ngjan ndryshe. Nganjëherë paraqiten ishuj të rinj, kurse nganjëherë zhduken, shfaqen xhungla, pas kësaj zhduken. Por në të gjitha rastet Danubi është shumë interesant, më në veçanti në pjesën bullgare, sepse zhvillimi ekonomik i shtetit gjatë viteve të fundit, dhe konkretisht e këtij regjioni, çon deri në faktin se lumi është lënë të zhvillohet në bazë të rregullave të veta dhe aktualisht është kthyer në një xhungël të vërtetë, diçka, e cila nuk mund të vihet re në pjesën tjetër të kontinentit” – tregon Borisi, kurse për vetë aventurën me biçikleta sqaron:
“Dunav Ulltra” lindi fillimisht si një ngjarje ekstreme sportive, por çdo vit propozojmë diçka të ndryshme. Itinerari është kaluar në afate tepër të shkurtra me disiplina të ndryshme: duatlon – vrapim dhe çiklizëm, çiklizëm me biçikleta pa frena e kështu me radhë. Sivjet për herë të parë, me qëllim përfshirjen e më shumë çiklistëve-amatorë, ngjarja nuk ka element garues. Çdo një pjesëmarrës mund ta kalojë distancën për një periudhë të zgjedhur prej tij kohe.”
Njëri nga variantet është kalimi i itinerarit për më pak se 48 orë, kurse tjetri – deri më 5 ditë. “Çdo një merr diçka dhe çdo një humbet diçka. Këta pjesëmarrës, të cilët do ta kalojnë itinerarin deri më 48 orë, do t'i provojnë vetes përgatitjen e vet të mirë fizike, por nuk do të mundin t'u kushtojnë vëmendje detajeve si bukuria e Danubit – të ndalosh në vende të caktuara, të ndiesh atmosferën, të cilën e sjellë lumi i madhërishëm”, thotë Boris. Kështu ai, pohon se sot “Dunav Ultra” nuk është vetëm një ngjarje sportive:
“Kjo është një sfidë e shpirtit, e dëshirës të mund ta njohësh Bullgarinë, të zbulosh gjëra të reja dhe frymëzim.”
Itinerari “Dunav Ulltra” po grumbullon një popullaritet gjithnjë e më të madh jo vetëm tek ne, por dhe në Rumaninë fqinje dhe vende të tjera evropiane. Ekipi, i cili punon mbi projektin, është i bindur se maratona me biçikletë mund të jetë një nga mundësitë për ringjalljen e regjionit danubjan:
“Kur filluam, popullsia vendase nuk e shikonte turizmin me biçikleta si një mundësi për zhvillimin e regjionit, na thonin: “Ja kjo është kokrra, nga e cila mbase do të mbijë bima”. Por, ne me mjaft këmbëngulje po e zhvillojmë projektin tonë, i cili kthehet në një produkt turistik. Dhe, duke u kthyer nëpër Danub për vit, dëshmojmë se zhvillimi i këtij lloji turizmi është një opsion, i cili mund të bëhet bazë për një vizon më serioz për të ardhmen e regjionit.”
Në qoftë se tanimë jeni duke u menduar, nëse të përfshiheni në aventurën “Dunav Ulltra 2019”, do tu tregojmë se vitin e ardhshëm mbase do të ketë mundësi për kalimin e itinerarit me biçikletë dhe për 7 dhe 10 ditë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: dunavultra.com
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..