Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Serbia dhe Kosova do të kërkojnë mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre nëpërmjet korrigjimit të kufijve

Foto: rs.n1info.com

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, do të kërkojnë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëpërmjet shkëmbimit të territoreve. Në një forum evropian në Austri ata bënë thirrje për përkrahjen e një marrëveshjeje të tillë, duke nënvizuar se ajo do të kishte rëndësi vendimtare për stabilitetin e regjionit. “Zgjidhja e mosmarrëveshjes është një detyrë e vështirë, për këtë arsye po shqyrtojmë të gjitha mundësitë, përfshin këtu dhe korrigjimin e kufijve”, tha Thaçi dhe u bëri thirrje vendeve të regjionit dhe shteteve-anëtare të BE-së të mos kundërshtojnë një vendim të tillë.


Erdogan: Rrëzimi i “Murit të Anadollit” do të shkaktojë një krizë të rëndë

Foto: BGNES

Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se “lufta ekonomike” kundër Turqisë, siç e cilësoi zhvlerësimin e monedhës kombëtare, nuk është një vepër kundër vetë atij, kurse kundër Turqisë. “Mos harroni se Anadolli është një mur dhe në se ky mur rrëzohet, atëherë tashmë nuk do t’i ketë Lindjen e Mesme, Ballkanin, Afrikën, Azinë Qendrore apo Kaukazin” – tha Erdogan në provincën turke Mush. Sipas Presidentit kriza e valutës turke është një sulm kundër Turqisë, i cili mund të shkaktojë kriza të rënda në të gjitha regjionet përreth.


Ciprasi premtoi rritjen e pagës minimale në Greqi

Foto: BGNES

Kthimin e kontratave kolektive të punës dhe rritjen e pagës minimale  premtoi Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras pas daljes së shtetit të tij nga programet shpëtimtare. Ciprasi nënvizoi se qëllimi i qeverisë është që njerëzit të kompensojnë këtë që e kanë humbur gjatë krizës. Sipas zëdhënësit të qeverisë Dimitris Xanakopulos negociatat e lidhura me kontratat kolektive të punës mund të fillojnë më 1 shtator. Ai tha se nuk do të ketë nevojë për uljen e pensioneve me qëllim që të arrihet teprica e e planifikuar buxhetore prej 3,5%.


Maqedonia vazhdon përgatitjen e referendumit për emrin e shtetit

Foto: BGNES

Maqedonia po përgatitet për referendumin për miratimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin e saj, pasi Parlamenti mori vendim për zhvillimin e referendumit më 30 shtator. Ai do të ketë karakter konsultimi dhe do të kushtojë 3,4 mln. euro. Pyetja do të jetë: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE, duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Verifikimet e listave të zëdhënësve duhet të përfundojnë më 7 shtator.


“Air Albania” nis fluturimet

Foto: flyalbania.eu

Kompania shqiptare e transportit ajror “Air Albania” do të kryejë fluturimin e saj të parë në fillimin e shatorit. Këtë e shpalli në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama. Fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në fillimin e shatorit, kurse ngritja e parë e provës do të jetë më 31 gusht, kur avioni “Airbus 319” do të fluturojë nga Tirana deri në Stamboll dhe anasjelltas. Më vonë fluturimet do të zhvillohen edhe me dy avionë “Airbus 320” e kjo do të lejojë rritjen e standardit të fluturimeve dhe pakësimin e kostos së biletave. “Air Albania” u themelua gjatë nëntorit të vitit 2017 me ndihmën e “Turkish Airlines”, e cila zotëron 49% prej aksioneve.


Alarm: peshq helmues në Detin Egje

Foto: iucn.org

Të dhëna alarmante për shpërndarjen e peshqve helmues në Detin Egje, bëri të ditur televizioni shtetëror grek ERT. Kështu për shembull që nga viti 2005 deri tani me ritme të shpejta pushton ujërat e Mesdheut peshku helmues Lagocephalus sceleratus. Ky peshk për japonezët është delikates, por vetëm pas pastrimit me vëmendje dhe pas gatimit nga kuzhinierë të përgatitur. Në trupin e tij ka një toksin, i cili mund të shkaktojë diarre, temperaturë, frymëmarrje të vështirësuar dhe vdekje. Shkaku për invazionin e llojeve jokarakteristike  të peshkut është ndryshimi i klimës.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatini në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD