Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozitat kombëtare të vjeshtës në Plovdiv e drejtojnë vështrimin “Përtej sipërfaqes”

БНР Новини
3
Autor: Javor Kostadinov

СнимкаEkspozitat e sivjetshme kombëtare të vjeshtës në qytetin Plovdiv drejtojnë vështrim përtej sipërfaqes përmes ndjenjave individuale të dhjetë krijuesve modern, të cilët prezantojnë interpretimet e tyre të lidhura me të fshehtat e botës, të cilat janë të paarritshme për njerëzit e thjeshtë – si në një teatër magjik piktorët i japin jetë gjërave, të cilat pastaj dalin nga kornizat e tyre të zakonshme.

Më 1 shtator mes dekoreve piktoreske të Qytetit të Vjetër në Plovdiv hapet forumi më i vjetër për art modern në Bullgari. “Legjenda” na dërgon drejt vitit 1967, kur Aleksandër Krëstev (banuesit e qytetit Plovdiv e quajnë Naço Kultura për shkak të kontributit të tij për zhvillimin e jetës kulturore të qytetit të tyre të lindjes), eksponon në oborrin e shtëpisë së vet piktura me bojëra uji të piktorit Gjeorgji Bozhillov-Sllona /Elefanti/. Që atëherë çdo vit krijues të arteve figurative - pikturës klasike, grafikës, skulpturës, qeramikës , prezantohen përpara publikut përmes ekspozitave vetjake.

Снимка"Ideja e Atanas Krëstevit ka qenë që këto shtëpi të vjetra dhe për më tepër hapësirat e oborreve të tyre të “popullohen” me frymë artistike – tregon kuratori i ekspozitave profesoresha Galina Llardeva. Gjatë asaj kohe ka pasur një shkollë shumë të fortë artistike të Plovdivit, kurse vetë Atanas Krëstevi ka qenë një shok i ngushtë  me Gjeorgji Bozhillovin, Dimitër Kirovin, Joan Levievin, Enço Pironkovin dhe me piktorë të tjerë të njohur. Dhe në fakt u ka dhënë mundësi krijuesve të rinj të kenë një alternativë për të paraqitur punimet e tyre – dhe kjo në një ambient joformal artistik, dhe jo në sallat e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë ose në galeritë e qytetit, siç është bërë dikur. Ideja e ekspozitave vjeshtore gjithmonë ka qenë që ato të jenë një vend alternativ – të frymës artistike, të lirisë së shprehisë, të sjelljes prej bohemi, që ka lëvizur procese të rëndësishme në artin tonë. Asnjëherë nuk ka pasur provë për imponimin e një farë forme më restriktive të paraqitjes, kurse ekspozitat kanë qenë të lira për çdo lloj eksperimentesh, për mendime alternative, për procese të reja."

Sipas kuratores Ekspozitat Kombëtare të Vjeshtës edhe sot mbajnë në vetvete kuptimin për një alternativë – të pamjes komerciale të galerive të zakonshme private. Ato janë një tribunë për pjesëmarrësit më aktivë në proceset novatore në artin tonë modern. Prej disa vjetëve profesoresha Galina Llardeva si drejtoreshë artistike i ve vetes qëllimin të bashkojë ekspozitat vetjake  rreth një projekti të përbashkët. Dhe përderisa gjatë vitit të kaluar ajo prezantoi efektin pllacebo në art, sivjet autorët e zgjedhur prej saj morën detyrën të prezantojnë se çfarë fshihet “Përtej sipërfaqes”.

Autor: Atanas Totljakov

Përtej sipërfaqes” në një farë kuptimi është një ngacmim dhe një vështrim i gjerë mbi idenë për imazhin virtual – sqaron profesoresha Galina Llardeva. Ideja për “mbi” dhe “nën” sipërfaqen në gjuhën bullgare është një model për mendimin e  asaj të dukshmes dhe asaj të padukshmes. “Përtej” sipërfaqes shkon përtej nocioneve dhe ideve për të padukshmen, për thellësitë  dhe sipërfaqen e psikikës. dhe në thellësi dhe në sipërfaqe. Prandaj projekti im synon të tregojë autorë, të cilët mund të punojnë dhe në nivelin e materisë, edhe në nivelin e kuptimit në imazhin vizual."

Krijimet e veta do t’i paraqesin mjeshtri i portretit Bogdan Aleksandrov, piktori i ri Shevket Sjunmez, i cili e ndan jetën e tij midis Plovdivit dhe Stambollit, grafikja e Plovdivit Monika Romenska, fotografi Daniell Lekov, Atanas Totljakov i cili krijon  grafikë, piktura dhe tekstil, Kallojan Iliev-Kokimoto, i cili është një emër i afirmuar në fushën e peizazhit dhe në pikturimin konceptual, skenografi dhe autori i dokumentareve Julian Tabakov, skulptorët  Martian Tabakov dhe Martin Trifonov dhe debutuesi në ekspozitat e vjeshtës Javor Kostadinov i cili kohët e fundit e ka përfunduar Akademinë për piktor. Si gjithmonë, krijimet e tyre do të tregohen  në shtëpitë më të shquara të Plovdivit të vjetër – atë të Luka Ballabanovit, atë të Stepan Hindlijanit dhe në Shtëpinë e artit meksikan.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD