Në fund të gushtit në Las Vegas të SHBA-së Nikollaj Nikollov fitoi titullin e parë për Bullgarinë në Jiu jitsu brazilian të Federatës Ndërkombëtare Braziliane të Jiu jitsu /International Brazilian Jiu Jutsu Federation - IBJJF/.
Jam shumë i kënaqur për garën. Në të vërtetë ky është një sukses i madh personal për mua, për tërë Bullgarinë dhe njerëzit, të cilët interesohen për sportet luftarake. Konkurrenca ishte shumë e fuqishme. Në kategorinë time – deri në 94 kg, kishte 25 sportistë nga mbarë bota. Në këtë kategori ndeshjet janë dinamike dhe shumë interesante. Pjesëmarrësit janë shumë të fortë dhe e ruajnë shpejtësinë e tyre, derisa në kategorinë tjetër – deri në 100 kg, nuk vëzhgohet shpejtësi e tillë – vuri në dukje pasi u kthye nga SHBA-ja Nikollaj Nikollov, i cili u zhvillua si sportistiJiu jitsu brazilian, ose BJJ, në shkollën e kryeqytetit “Zenit” – filiali bullgar i shkollës braziliane.
Në qoftë se para disa vitesh ky sport ishte ekzotik në Bullgari, sot ai fiton gjithnjë e më shumë fansa:
Gjatë dhjetë viteve të fundit vëzhgohet një interes i madh ndaj këtij sporti për shkak të popullaritetit të MMA. BJJ është në thelbin e MMA” – thotë Nikollaj – Pasi beteja kalon në tokë, kjo quhet Jiu jitsu. Prandaj shumë MMA sportistë e konsiderojnë BJJ si një pjesë shumë të rëndësishme prej përgatitjes së tyre. Mirëpo, MMA është një sport brutal me shumë goditje. Në BJJ nuk ka shumë goditje, është një sport “më i pastruar” dhe mund të praktikohet nga të gjithë.
Nikollaj Nikollov e ka filluar karrierën e vet sportive me atletikë të lehtë. Ka kaluar përmes mundjes së stilit romak, ku u bë kampion republikan. Më vonë ai filloi të merret me sumo, ku gjatë vitit 2018 fitoi titullin e tretë evropian. Duke e arritur këtë majë ai vendosi t’i vërë fund karrierës së tij sportive në sumo dhe t’i përkushtohet krejtësisht punës si trajner i skuadrës kombëtare. Krahas sumos para 5-6 vitesh ai filloi të merret me Jiu jitsu brazilian. Para titullit të sivjetshëm botëror ai fitoi atë evropian në vitin 2017.
Një fakt interesant nga biografia e Nikollaj Nikollovit është se ai ka lindur më 2 gusht 1980 – në ditën kur në Olimpiadën në Moskë i kanë dorëzuar medaljet. Atëherë babai tij ka thënë: “Ky djalë lindi që ta marrë medaljen e vet”. Ndoshta ky vërtetë është fati i tij. Megjithatë nuk mund të mos befasohemi se si Nikollaj Nikollov ka arritur të shënojë suksese të tilla njëkohësisht në dy sporte.
Thënë sinqerisht kjo vërtetë është shumë e vështirë – thotë Nikollaj. – Në garë sportisti bën atë, që e ka ushtruar vite me radhë. Nganjëherë demonstroj teknika të sumos në Jiu jitsu dhe e kundërta. Pastaj kuptoj se kam bërë gabim. Këto janë dy sporte të ndryshme me rregulla të ndryshme. Gjëja e vetme e përbashkët mes tyre është rivali, të cilin duhet ta mundësh. Në sumo qëllimi është që të dëbosh rivalin jashtë dohiotos, ose ta rrëzosh në tokë. Në Jiu jitsu mundja e vërtetë fillon pasi je në tokë.
Bullgaria duhet t’i kushtojë një vëmendje më serioze zhvillimit të sportit në përgjithësi, sepse ai e lavdëron shtetin dhe u jep shumë të rriturve, është i bindur Nikollaj Nikolov:
Sporti të bën që të jesh i disiplinuar, formon karakterin tënd. Njeriu mësohet të luftojë deri në fund, të jetë i përqendruar, të jetë me psikikë të qëndrueshme. Kjo të jep shumë pluse në jetë, sepse jeta në përgjithësi është një betejë.
Vetë Nikollaj jeton duke menduar për fitoren:
Kur të dalësh në ndeshjen e radhës nuk duhet të dyshosh. Kur njeriu dyshon ai gjithmonë humb. Çdo një sportist i ka shqetësimet e veta para fillimit të ndeshjes, por kjo të mobilizon. Nuk duhet të kesh frikë. Në qoftë se nuk mund të përfytyrosh se e ke mundur rivalin, atëherë do të humbësh.
Shija e fitores është e ëmbël, por çfarë është çmimi i saj?
Shija është e ëmbël... Në fakt, pasi fiton nuk mund ta ndiesh shijen e fitores, sepse gjithçka të dhemb, tërë trupi, ke shumë trauma. Gjithsesi, gara është një stërvitje, por e një niveli më të lartë. Atë që e bën në sallë, atë e bën edhe në ndeshje, por atëherë të vlerësojnë. Çmimi është ulje e peshës, duhet të jesh në një kategori të veçantë, shumë trauma (unë që nga muaji janar marr pjesë në ndeshje, edhe pse kam probleme serioze me shpatullat) dhe devotshmëri e madhe në emër të fitores.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personalMë 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..
Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e..