Ministri i Bujqësisë Rumen Porozhanov bëri të ditur se në Bullgari tashmë ka vatra të regjistruara të murtajës afrikane të derrave në rajonet në kufirin me Rumaninë. Jemi në prag të një rreziku serioz, paralajmëroi Ministri pas një mbledhjeje të Këshillit Qendror Epizootik, në të cilin u shqyrtuan masa për kufizimin e sëmundjes. Një prej tyre parashikon dëmshpërblim për pronarët, të cilët i therin derrat e tyre në zonën prej 20 kilometrash rreth fermave industriale. Aktualisht në Rumani nga murtaja afrikane e derrave janë prekur 12 krahina, kurse afro 200 000 kafshë janë vrarë.
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, shprehu zhgënjimin që vendi ynë ende nuk ka një pozitë me të cilën do të paraqitet në samitin e NATO-së, njoftoi reporteri i BNR, Daniell Inkov. Sipas Borisov, Komisioni Evropian nxori një raport se si populli..
Me shumicë prej 225 votash, deputetët i ndërprenë kompetencat e Hristo Ivanovit, i cili dha dorëheqjen si deputet. Menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit, Hristo Ivanov dha dorëheqjen si kryetar i “Po, Bullgaria” dhe deklaroi se po heq dorë nga..
GERB-SDS mbetet në qëndrimin se Bullgaria duhet të ketë një qeveri stabile dhe kjo duhet të jetë me mandatin e parë të GERB. Duke hyrë në Kuvendin Popullor, Denica Saçeva, nënkryetare e grupit parlamentar GERB-SDS, theksoi se nëse ka pjekuri dhe..
Presidenti Rumen Radev filloi konsultimet e tij me partitë dhe koalicionet parlamentare përpara se t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës..
Në ditën e dytë të konsultimeve me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë, lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov shprehu besimin se..
Partia “Vëzrazhdane” do të insistojë në konsultimet me presidentin Rumen Radev të martën më 25 qershor për të marrë mandatin e tretë për formimin e..