Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kamen Vodeniçarov: Në filmin tonë për Sofjen tregojmë patriotët e vërtetë dhe ndërtimtarët e Bullgarisë bashkëkohore

БНР Новини

Dokumentari “105 minuta në Sofje – historia e qytetit” tregon për ngjarje të rëndësishme nga historia tetëmijë-vjeçare të kryeqytetit të sotëm bullgar. Në këtë udhëtim në kohë ka gërmime arkeologjike, zgjidhje të mençura të problemeve urbanistike, kryevepra të arkitekturës dhe artit, arritje shkencore dhe personalitetet, të cilët qëndrojnë mbas tyre.

Në bazë të filmit janë seritë e dokumentarit “5 minuta Sofje” të “Kamen Vo Studio”, transmetimi i të cilave fillon para shtatë vjetësh dhe ideja e tyre është të prezantojnë momente kureshtare, legjenda dhe artefakte nga historia dhe kultura e qytetit të lashtë. “Dhe derisa seritë pesë minutash i ngjajnë më shumë atelierit të një orëndreqësi, ku secili detal duket qartë, filmi me metrazh të gjatë i ngjan më shumë një fotografie të bërë nga sateliti”, mendon regjisori Kamen Vodeniçarov. Ekipi i tij e zgjodh mënyrën e shprehjes së ashtuquajturit “dokufiksion”-it – një gërshetim mes dokumentarit dhe lojës së aktorëve. Kështu me ndihmën edhe të vizatimit dhe spoteve dokumentare, janë prezantuar prezanton sikur janë të gjallë shumë persona historikë.

Skena e parë tregon artefaktin më të vjetër të datuar 6000 vjet para Krishtit – vendbanimi antik në vendin e lagjes së sotme “Sllatina”, kurse filmi përfundon me pamje nga metroja, rrugët, gjërat që po i ndërtojmë rreth nesh. Në film ka 77 role – të perandoreshës romake dhe mbrojtëses së Serdikës (ky është emri i vjetër i Sofjes) Julia Domna, të kanit Krum, i cili e ka bashkuar qytetin në trojet bullgare, të kanit Omurtag, në kohën e të cilit janë bërë ndërtesat e para të Mbretërisë së Parë Bullgare, të sevastokratorit Kallojan, që na ka lënë Kishën pararilindëse të Bojanës, të historianit të dalluar prof. Marin Drinov, sipas propozimit të të cilit Sofja është zgjedhur për kryeqytet të shtetit të sapoçliruar. Ndër tyre është dhe Apostulli i Lirisë Vasill Levski.

Prezantimi i imazhit të Apostullit në ekran gjithmonë është një rrezik, por jeta e tij përfundon në Sofje, ku në Manastirin e fshatit Dragalevci ai themelon komitetin e radhës revolucionar. Pak më vonë në konakun e valiut është dënuar me vdekje” – tha regjisori dhe shtoi se për rolin e Apostullit Levski është zgjedhur aktori i ri Sevar Ivanov. Kamen Vodeniçarovi kujtoi dhe një fakt kureshtar nga koha kur nuk kemi pasur sovranitet kombëtar:

Në kohën e Rilindjes kombëtare bullgare, në kushtet e robërisë, stërgjyshërit tanë kanë kuptuar rëndësinë e arsimit dhe shkolla e parë për vajza është themeluar pikërisht në Sofje nga Gjysha Nedelja, në vatrën e kulturës “Drita”. -  tregoi regjisori. Dimë se edhe sot ka vende, në të cilat vajzat nuk mund të edukohen dhe të arsimohen në mënyrë të barabartë me djemtë. Tek ne hapi i parë dhe i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë akoma në vitin 1852. D.m.th. përpjekjet për arsim dhe përafrim me vlerat kulturore të Evropës janë bërë me ndihmën e kishës dhe shkollave shumë herët dhe kjo është një vepër e përbashkët e shumë njerëzve.”

Filmi tregon dhe për historinë më të re të kryeqytetit – për ëndrrat për drejtësi dhe për iluzionet pas rënies së Murit të Berlinit. Ai përpiqet të qëndrojë larg tendencave nacionaliste që fitojnë popullaritet kohët e fundit, pohon Kamen Vodeniçarov:

Nacionalizmi agresiv i pseudopatriotizmit është një tendencë e fuqishme aktualisht, por nuk ekziston në filmin tonë. Përkundrazi, kemi përpjekur të tregojmë patriotët e vërtetë, ndërtimtarët e Bullgarisë bashkëkohore. Këta janë njerëzit që kanë studiuar në Evropë dhe në Rusi, të cilët kanë përdorur gjithë talentin e tyre në zhvillimin e qytetit dhe shndërrimin e tij në atë kryeqytet, të cilën më vonë e quajnë “Vjena e Vogël”. Në vigjiljen e Luftës së Dytë Botërore Sofja ka qenë një mrekulli e vërtetë arkitekturale. Por për shkak të një vendimi të gabuar në kohën e luftës Sofja është bombarduar dhe shumë prej arritjeve të saj janë asgjësuar. Pastaj fati i saj është shumë i mjerë. Por kjo është e natyrshme për zhvillimin historik në përgjithësi – ka periudha të favorshme, kur ekonomia lulëzon dhe njerëzit jetojnë relativisht mirë. Dhe pastaj vjen ndonjë gjë e keqe, fillojnë vuajtjet e njerëzve. Për këtë arsye mesazhi ynë është që t’u kushtojmë vëmendje njerëzve përreth – sepse kjo është Sofja jonë, ky është çasti, në të cilin jetojmë, sot dhe tani. Dhe le të kujtojmë ky cikël të hovit dhe pastaj të rënies vazhdon deri më sot, prandaj duhet të jemi të fortë jo vetëm atëherë kur jemi në pikën e poshtme të spirales, por edhe atëherë kur jetojmë relativisht mirë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD