Kur shishja me pijen e zjarrtë shkon dorë më dorë nëpër njerëzit e ulur në një trapezë, që të gjitha mosmarrëveshjet harrohen dhe njerëzit fillojnë të përqafojnë njëri tjetrin si vëllezër. Këtë e dimë më mirë në Ballkan, ku nga hiçi marrim zjarr në ngjashmëri të një fije shkrepëseje, por dhe zotërojmë mirë recetën të mund të shuajmë zjarrin.
Për vit të tetë të radhës në një shkorsë lara-lara në fshatin e rrethit të qytetit Kjustendill-Shishkovci do të ulen bullgarë, serbë dhe maqedonas, që të mund të qerasen me rakinë më të mirë të rendimentit të fundit dhe me byrek nga më të mirët, të përgatitur me shumë zell, por dhe t'i tregojnë njëri-tjetrit histori interesante. Në festivalin “Ballkanska Çerga” /"Shkorsa Ballkanike/ nga data 22 deri më 24 shtator banuesit vendas do të hapin zemrat e tyre, duke dhënë më të mirën nga vetja e vet – ata do të tregojnë shkorsa të punuara me shumë mjeshtëri, do të gatuajnë gjellët më të mira, të cilat i dinë nga gjyshet, do të marrin pjesë në këngët dhe vallet, në konkurset dhe lojërat dhe do të dëfrejnë baras me miqtë.
“Këtë festival e bëjmë me qëllim të ruajmë kulturën bullgare, traditat dhe shpirtin e asaj, të cilën e kanë bërë, kanë kënduar dhe luajtur gjyshet dhe gjyshërit tanë, t'u tregojmë më të rinjve – tregon Kliment Terzijski, kryetar i bashkisë i fshatit. – Përveç grupeve bullgare, këtu do të marrin pjesë dhe grupe folklorike nga Maqedonia dhe Serbia dhe ne duam të theksojmë se folklori ynë, traditat tona afrohen – ashtu si cerga e larmishme shumëngjyrëshe që është me të njëjtat modele. Prandaj dhe e quajtëm këtë festival “Ballkanska Çerga”. Ai bëhet gjithnjë e më i madh, po e afirmojmë nga viti në vit. Njerëz nga e gjithë Bullgaria shfaqin interes për të marrë pjesë në të.”
Në vitet e para të festivalit vinin kryesisht gjyshe dhe gjyshër, por tani në skenë këndojnë dhe vallëzojnë edhe fëmijë, edhe djem, edhe vajza 20-30 vjeçar, sipas fjalëve të kryetarit të bashkisë.
Një demonstrim se si zihet rakia dhe një konkurs për pijen më të mirë e të fortë të bërë sipas traditës së zierjes së rakisë do të hedhë në një betejë të ashpër bullgarët, serbët dhe maqedonasit – vitin e kaluar fitoi rakia serbe prej ftoi. Por, a do të ketë në fund të garës një test për "kokë sakllam" të jurisë, në mënyrë që ajo të jetë objektive?
"Jo, këtë nuk e kemi planifikuar – qesh kryetari i bashkisë. Ne nuk e kemi menduar, sepse ideja jonë është jo t'i bëjmë njerëzit pijanikë, por ata të mund të çlodhen, të dëfrejnë dhe kështu t'i përgjigjen kësaj jete të nderë. Sepse, në qoftë se fryma bullgare është ruajtur dhe traditat tona po kështu, kjo është bërë në sajë të takimeve, valleve dhe këngëve në mejdan."
Pikërisht në mejdan gjatë ditës së dytë do të shtrihet dhe shkorsa më e gjatë e mbuluar me byrekë të ndryshme përsëri bullgare, serbe dhe maqedonase. Shkorsa do të dredhojë në vazhdim të 80 metrave. Me gjysmën prej tyre do të qerasen miqtë e festivalit, kurse pjesa tjetër do të shitet me çmime simbolike. Jo rastësisht ekspozita mban emrin e piktorit Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri. Thjesht një nga modelet e tij – gjyshja Julla Rizova, shpesh i ka bërë byrek me lakër arme dhe presh, të cilin ai e ka pëlqyer shumë. Piktori i cili ka pikturuar zonjat bullgare ka kaluar 32 vjet në fshat dhe për të tregon: ”Në qoftë se ekziston Parajsa në Tokë, ky është rrethi i qytetit Kjustendill me zemër fshati Shishkovci.”
"Konkursi titullohet “Byreku i Mjeshtrit” dhe ky është një byrek i posaçëm me petë të thata – tregon akoma Kliment Terzijski. Gjyshet e vjetra e dinë, se byreku më i mirë i cili bëhet në këtë krahinë është pikërisht me petë të thata. Pasi hapet peta, ajo vihen në sobë të thahet, ose në ndonjë vend tjetër dhe aty qëndron një farë kohe dhe atëherë vazhdon puna e bërjes së byrekut."
Dhe në qoftë se akoma jeni duke u çuditur se ku t'i kaloni 3 ditët e ardhshme të pushimit, patjetër u vini vesh fjalëve të kryetarit të bashkisë: "Hajdeni të shikoni diçka të lashtë e të bukur - në Shishkovci do të jeni shumë mirë të pritur!"
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: cherga.alle.bg
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..