Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Merrni qen nga shtëpia e strehimit – raca e tij është “dashuri”

БНР Новини

Me buzëqeshje të madhe dhe zemër të hapur e besnike Vivaldi kërkon përkëdhelje duke u futur në duart e çdo një njeriu i cili afrohet. Në fushën e gjerë e të hapur në parkun Jugor në Sofje ai kërkon  ndonjë shok, i cili të kap; rripin e tij përgjithmonë dhe ta shpjerë në shtëpi.

Vivaldi

Dita e adaptimit, në të cilën shtëpia e strehimit në fshatin Gorni Bogrov dhe ndërmarrja e bashkisë “Ekoravnovesie” dhanë mësimin e vet të radhës të dashurisë, përfundoi me një rezultat të shkëlqyer – Sebastian mori provimet e tij shkëlqyeshëm dhe i dhanë diplomë për manar shtëpie. Mjerisht, lumturi të ngjashme nuk gjetën 7 qentë e tjerë, të cilët qenë të sjellë me shpresën po kështu të gjejnë shtëpi.

Sebestian me adоptuesit e tij

Natalia Ilieva nuk ndahet nga qeni Vivaldi, i cili e ka futur turirin e vet në prehrin e saj dhe me sy të përmbushur me lot thotë se në këtë moment nuk ka mundësi ta adaptojë.

“Unë i dua shumë qentë, qeni im vdiq përpara ca kohe dhe dua që të kem një qen tjetër, por të mos të jetë nga ndonjë racë pjellore – shton ajo. Me një kënaqësi të madhe pas ca kohe do të adaptoj qen dhe u drejtoj apel njerëzve që ta bëjnë , sepse ka shpirtra të shumtë, të cilët kanë nevojë për dashuri dhe kujdes. Raca nuk ka asnjëfarë rëndësie – është i rëndësishëm shpirti dhe po, kjo është dashuria më e pastër, të cilën mund ta japësh dhe ta marrësh.”

Natalija Ilieva me Vivaldin

Në azilin e qenve në fshatin Gorni Bogrov afro 1460 qen presin adaptuesit e vet. Në sajë të fushatave të mëdha si mësimi i dashurisë në Parkun Jugor gjatë 2 vjetëve të fundit mbi 2 000 kafshë kanë gjetur pronarët e vet – në ngjarje njerëzit marrin vesh për azilin e qenve, përfshihen në shëtitjet e organizuara gjatë ditëve të fundjavës dhe zgjedhin qen për tërë jetën. Të kastruar, të vaksinuar dhe me pasaportë. 

Снимка

СнимкаNjerëzit vijnë dhe nganjëherë adaptojnë nga një ose dy qen – thotë Veselin Asenov, drejtor i “Ekoravnovesies” në lidhje me ngjarjen në Parkun Jugor. Por, më e rëndësishmja është t’i njohim me kafshët në azilet e qenve, që të shikojnë se jo vetëm ato të racave mund të jenë kafshë të mirë e të preferuar. Mjerisht, vazhdojnë sinjalet për qen të braktisur kryesisht të tillë të së ashtuquajturës racë për luftë /Pit Bull dhe Rotwejler/ kurse kohët e fundit gjetëm një kashun me katër qen fare të vegjël të lënë përpara njërit prej azileve tanë. Prandaj janë këto iniciativa - që të mund të shpjegojmë dobitë nga kastrimi dhe nga adoptimi i qenve nga azilet e qenve, me qenë se në këtë mënyrë do të pakësojmë popullimin e kafshëve pa strehë.

Gjermanja Rozalin Shmih jeton prej 6 vjetëve në Bullgari dhe afro po prej kaq kohe ndihmon në azilin e qenve si vullnetare dhe pronare adaptuese. “Përveç të fusë ca larmi në jetën e qenve, të cilët nuk kanë asnjë njeri të afërt”, ajo do që t’u tregojë njerëzve se nuk ka asnjë shkak të blejnë një qen të racës, me qenë se qentë të cilët janë jetim bëhen manarë të shkëlqyer shtëpie.

Rozalin Shmih

Do të doja që të them se, njerëzit preferojnë të adaptojnë qen, por mjerisht, tendenca akoma është të blejnë kafshë mbarështuese – pohon ajo. Kurse ata e bëjnë këtë zgjedhje nga padija sesa qen presin në azilin e qenve dhe mbase sepse mendojnë se nuk është prestigjioze të shëtisin një kafshë e cila nuk është mbarështuese. Dhe pavarësisht se nuk duhet t’u atribuojmë cilësitë njerëzore qenve, nga përvoja ime e di se të adoptuarit janë qenie absolutisht fisnike – na ndjekin, me hyrjen në shtëpi përvetësojnë zakone higjienike dhe nuk krijojnë probleme. Thjesht janë të ndryshme sepse shprehin njëfarë falënderimi.”

Dhe këtë më mirë e di Joana Spasova, e cila për asnjë moment nuk pushon së përkëdheluri Anabelën e saj – një bukuroshe të bardhë si dëbora me një vesh të kafshuar.

Joana Spasova dhe Anabel

Gjithmonë kam dashur të adaptoj qen, por kështu dhe nuk gjeja azilin e përshtatshëm, derisa disa të njohurit e mi nuk më çuan në Gorni Bogrov - tregon vajza, e cila ka gjetur qenien e vet të dashur në azilin e qenve. “Aty pash kafshën më të stresuar dhe të frikësuar, e cila nuk dilte nga kafazi, nuk zgjaste bile as kokën. Dhe unë në moment e vendosa se ky është qeni im – ajo nuk shkonte me rrip, nuk qe aspak e socializuar, por thjesht qe një dashuri që në pamje të parë. U dashurova shumë pas saj  dhe qesh e sigurt se do të jemi një familje e lumtur dhe ajo do t’i mësoj që të gjitha gjërat. Po kështu ngjau – Anabela është e zgjuar, nuk kam asnjëfarë probleme me të. Ajo ulet, jep putrën, ecën me rrip dhe është shumë e dashur dhe e mirë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova dhe arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD