Një sajt i ri për udhëtime i organizatës së OKB-së për shkencë, arsim dhe kulturë – UNESKO-ja, popullarizon destinacione të ndryshme, ndër të cilat është edhe qyteti i vjetër bregdetar bullgar Nesebër. Sajti “Udhëtime deri në objekte të Trashëgimisë Botërore”, i krijuar me bashkëpunimin e “National Geographic”, përfshin 34 destinacione, të zgjedhura mes objekteve të trashëgimisë botërore prej 19 shteteve-anëtare të organizatës.
Platforma mund të vizitohet nga data 15 shtator në kuadrin e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Iniciativa inkurajon njerëzit “për të udhëtuar në mënyrë të ndryshme” dhe “më të thelluar”, jashtë destinimeve kryesore turistike. Platforma i inkurajon edhe më shumë turistët për të udhëtuar në katër itinerare të trashëgimisë kulturore, të përpunuara në kuadrin e projektit. Sajti jep informacion në anglisht, kinezisht dhe frëngjisht.
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..