Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Fillon skrining procesi i KE-së për Maqedoninë

Foto: balkaneu.com

Më 27 shtator për bisedime me KE-në në Bruksel do të nisë një delegacion maqedonas, ku marrin pjesë përfaqësues të shumë ministrive dhe institucioneve. Me bisedimet e ardhshme do të fillojë i ashtuquajturi “skrining sqarues” për kapitullin 23 – drejtësi dhe të drejta fundamentale. Ky është kapitulli i parë nga gjithsej 33 kapitujt e bisedimeve të Maqedonisë me BE-në. Pritet që procesi të përfundojë deri në qershor të vitit 2019, pas së cilës do të fillojnë bisedimet për anëtarësi në BE. Skriningu është një operacion nga ana e KE-së për përgatitjen e bisedimeve për anëtarësi me ndonjë vend-kandidat. Maqedonia ishte vendi i parë në Ballkanin Perëndimor, i cili nënshkroi Marrëveshjen e stabilizim-asociimit gjatë vitit 2001. Gjatë vitit 2004 ajo kandidoi për anëtarësim, ndërsa gjatë dhjetorit të vitit 2005 mori statusin e vendit-kandidat.


Maqedonia konstaton rritje prej 12 për qind të tregtisë me Bullgarinë

Foto: EPA/BGNES

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi në Manastir të Maqedonisë se politika e miqësisë me vendet fqinje jep rezultate. Si shembull i kësaj Kryeministri shënoi Bullgarinë, me të cilën pas nënshkrimit të Traktatit dypalësh të Miqësisë u arrit rritje në tregti me 12 për qind. Traktati në fjalë u nënshkrua vitin e kaluar më 1 gusht nga kryeministrat e dy vendeve – Bojko Borisov dhe Zoran Zaev. Zaev pret një zhvillim të tillë në tregti edhe me Greqinë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për emrin e Maqedonisë. 


BE-ja refuzoi idenë për hapjen e kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës

Foto: sott.net

Me rastin e deklaratës së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nga Viti i Ri, një zëdhënës i KE-së komentoi se “në një moment, kur presidentët Vuçiç dhe Thaçi po e vazhdojnë punën e tyre në kuadrin e dialogut duhet t’u shmangen deklaratave provokuese, ose veprimeve të tilla. Zëdhënësi theksoi se edhe Kosova, edhe Shqipëri janë angazhuar të administrojnë kufijtë dhe pikëkalimet dhe të respektojnë kërkesat, rrjedhim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.


Tirana përkrah dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës

Foto: EPA/BGNES

Shqipëria përkrah pa rezerva “dialogun e vendosur mes Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati. Ky dialog sipas Tiranës duhet të normalizojë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe të çojë deri në njohjen e tyre të ndërsjellë, nënvizoi Ministri dhe shprehu pritje se nëpërmjet këtij procesi në Kosovë do të arrihet një konsensus i brendshëm. Bushati siguroi se nuk ka dëgjuar për idenë për ndërrimin e territoreve, ku Serbia të marrë pjesën veriore të Kosovës kundrejt bashkimit të Luginës së Preshevës ndaj Kosovës.


Greqia do të kërkojë nga Gjermania reparacione për krimet gjatë Luftës së Dytë Botërore

Foto: euractiv.com

Kryetari i Parlamentit grek Nikos Vucis bëri të ditur se pritet që deri në dy muaj në organin ligjvënës të parashtrohet një raport për reparacionet, të cilat Greqia do të kërkojë nga Gjermania për krimet e bëra në territorin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në ceremoninë për nder të qindra grekëve të vrarë në vitin 1944 nga fashistët në rajonin e Athinës, Vucis shëno se Greqia është vonuar me kërkesat e saj për drejtësi, por deri në fund të vitit kjo vonesë do të parashtrohet.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Viza Shengen bullgare nuk garanton hyrjen në zonën e përbashkët

Bullgaria lëshon viza Shengen vetëm për qëndrime afatshkurtra. Deri në fund të korrikut, ato janë mbi 35 000, sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me publikimet në media për vizat Shengen të lëshuara nga Bullgaria për..

botuar më 24-08-13 9.54.PD
Foto: Shkolla bullgare

Një shkollë bullgare në Gjenevë feston 40 vjetorin me konkursin "Përralla për jogurtin"

Ideja kryesore e konkursit është të stimulojë potencialin krijues të të gjithë bullgarëve patriotë të moshës shkollore dhe parashkollore, të ruajë kujtimin e Dr. Stamen Grigorov - mikrobiologut dhe mjekut bullgar që përshkroi bakterin Lactobacillus..

botuar më 24-08-10 8.15.PD

Shkaba egjiptiane po kthehet në Bullgari

Shkaba egjiptiane, ose Kali i Qyqes,/ Neophron percnopterus/ po kthehet pasi ishte në prag të zhdukjes, njofton Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Ata kanë konstatuar një numër rekord prej 35 territoresh ku bën fole shkaba egjiptiane,..

botuar më 24-08-09 5.31.MD