Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Sofje u shqyrtuan masa kundër abuzimeve me punën e padeklaruar

БНР Новини
Presidenti i KNSB-së Pllamen Dimitrov dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov
Foto: knsb-bg.org

Taksat e sigurimit që paguhen në Bullgari janë nga 1 deri në 2 mlrd leva në vit, bëri të ditur Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) Pllamen Dimitrov në Konferencën Ndërkombëtare të Problemeve të Ekonomisë Joformale dhe të Punës së Padeklaruar. Dimitrov citoi të dhëna, sipas të cilave puna e padeklaruar në sektorin privat në BE, mesatarisht për vendet, është 11.6 për qind, ndërsa sipas të dhënave të Bankës Botërore ekonomia e zezë kap shumën 18 për qind. Presidenti i KNSB-së rikujtoi edhe tezën se tatimi i sheshtë, i aplikuar te ne para 10 vitesh, nuk ka çuar deri në zbardhjen e ekonomisë së zezë. Sot pjesa e ekonomisë së zezë në Bullgari është 30 për qind, ndërsa të punësuarit në sektorin e zezë janë 16 për qind nga të gjithë punonjësit.

Bashkimi Evropian humb rreth 25 mlrd për shkak të ekonomisë së zezë dhe kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Mungesa e taksave përkatëse si në sistemin tatimor, ashtu dhe në atë të sigurimeve shtron një çështje tjetër të madhe – për të drejtat e atyre, të cilët punojnë në sektorin e ekonomisë së zezë” – alarmoi Pllamen Dimitrov.

Ekonomia joformale dhe puna e padeklaruar u shkakton humbje të gjitha vendeve, por më të prekur janë punonjësit. "Aktualisht ata mund të jenë të kënaqur, sepse disponojnë më shumë mjete për shkak të tatimeve dhe sigurimeve të papaguara, por në të ardhmen me të ardhurat nga dëmshpërblimet dhe pensionet do të mbijetojnë me vështirësi”, tha Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Sipas fjalëve të tij “të ardhurat e pakësuara nga tatimet dhe sigurimet kufizojnë mundësinë për t’u investuar në sisteme të rëndësishme publike.”

Në horizont shihet në largësi një fond i ri evropian, pas platformës unike për punën e padeklaruar. Në këtë sfond është me rëndësi të koordinohemi në nivel kombëtar, të kemi një organ unik dhe ta forcojmë praninë e shtetit dhe të ligjit në fushën e ekonomisë së zezë, respektivisht të punës së padeklaruar” – tha para Radios Kombëtare Bullgare Çavdar Hristov – Zëvendës president i KNSB-së. Organizata propozon disa ndryshime të vogla, të cilat mund të aplikohen në praktikë menjëherë. Disa prej tyre janë lidhur me bullgarët që punojnë jashtë shtetit – si për shembull punonjësit sezonalë, të cilët emërohen nga firmat për punë të përkohshme jashtë, të regjistrohen në Bullgari. Aktualisht shteti nuk ka informacion se sa janë ata, ku janë nisur dhe me se merren. Sipas të dhënave të sindikatave rreth 90 për qind prej tyre punojnë pa sigurime. “Që në momentin e daljes së tyre nga Bullgaria mund të kuptohet se ku shkojnë këta njerëz, në vend që të kërkojmë informacion nga shtete të tjera. Kujdesi për bashkatdhetarët tanë që punojnë në BE duhet të jetë i njëjtë, si për ata, të cilët punojnë këtu”, është kategorik Çavdar Hristov. Sipas përfaqësuesve të sindikatave është me rëndësi të analizohen shkaqet, të cilët çojnë në zhvillimin e ekonomisë së zezë. Shpeshherë ato janë në legjislacionin jo të mirë, ose në kontrollin e dobët gjatë aplikimit të kërkesave normative.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD