Njerëzit të cilët ushqehen me produkte të pastra biologjikisht, i marrin ato kryesisht nga të ashtuquajturat tregje të fermerëve. Këto tregje organizohen kryesisht në qytetet e mëdha, kurse njerëzit të cilët ofrojnë produktet e tyre në to hasin një sërë vështirësish – nga subvencionet e ndaluara agrare deri tek tarifat e papërballueshme për përdorimin e hapësirës tregtare.
Në tregun e fermerëve prodhimin e vet e shesin bujqit, prodhuesit e mjaltës, ëmbëlsirave, konservave, verës, bulmetorët, bukëpjekësit etj. Atje nuk lejohet pjesëmarrja e tregtarëve të cilët shesin fruta, perime, pije dhe ushqime të importuara. Por, a është e nevojshme që produktet patjetër të jenë natyrale?
“Mendimi im është se nuk është e detyrueshme që të jenë prodhuar sipas standardeve të prodhimit biologjikv – përgjigjet Elisaveta Pëndeva nga Fondacioni për bujqësi biologjike “Bioselena”, e cila çdo ditë të mërkurë organizon tregun e fermerëve përpara godinës së Ministrisë së bujqësisë në Sofje. Në qoftë se një fermer nuk spërkat me kimikate dhe nuk hedh pleh, ai po kështu mund të ekspozojë produktin e vet me cilësi të mirë, pavarësisht se nuk disponon me certifikatë për prodhues biologjik. Të tilla janë për shembull bulmetrat, të cilat janë prodhuar vetëm prej qumështi në ferma të vogla.”
Pavarësisht se kontrolli mbi tregjet i është ngarkuar Agjencisë së Sigurisë Ushqimore, nga fondacioni mundohen të mos lejojnë shpërdorime me shitjen e produkteve, të cilat nuk janë prodhuar nga vetë fermerët. “Tek ne e vlefshmja është se prodhuesi ka një kontakt direkt me klientin. Pra ai shmang tërë zinxhirin e rishitësve dhe i shet mallrat e vet me çmim të arsyeshëm – kjo është në favor të të dyja palëve", komenton Elisaveta Pëndeva.
Që të mund të shesë produktin e vet në tregun e fermerëve, një prodhues duhet të marrë me qira një tavolinë, e cila kushton dhjetë herë më shumë sesa është qiraja në tregjet e zakonshme bashkiake, pohon fermeri Stojan Simeonov. Dhe kjo është kështu, sepse dita e pazarit konsiderohet dhe faturohet si një ngjarje, në ngjashmëri të mitingjeve dhe demonstratave. Paguhet për përdorimin e hapësirës së trotuarit, për tualet kimik, për një ekip mjekësor, për makinë zjarrfikëse. Të gjitha këto shpenzime në fund të fundit e risin çmimin e produkteve.
Stojan Simeonov merret në mënyrë profesionale me bujqësi biologjike prej 9 vjetëve. Ka filluar me dy parcela, kurse sot bashkë me familjen e vet dhe disa punonjës përpunon 110 dynymë me të mbjella shumëvjeçare, jonxhë dhe perime.
“Ekonomia jonë gjendet në fshatin Lesnovo në afërsi me qytetin Elin Pelinin – tregon ai. Në qoftë se puna jonë subvencionohej mirë, do të zhvillonim një veprimtari të suksesshme, por në këtë moment vetëm 1/6 e fermës përkrahet me pagimet e kompensimit për prodhim biologjik, prandaj gjithmonë mezi mbijetojmë, gjithmonë shfaqen skema me të cilat na pakësojnë paratë. Përveç kësaj çdo ditë rritet çmimi i punës, i energjisë, kemi blerë toka me kredi dhe kemi shpenzime të shumta rreth pagimit të tyre. Kështu që shumë vështirë njeriu mund të ekzistojë, në qoftë se merret vetëm me këtë lloj bujqësie.”
Sipas fermerit prodhimi biologjik kërkon përpjekje të jashtëzakonshme, sepse nuk përdoren makina dhe të gjitha barërat e këqija këputen me dorë. Njëkohësisht subvencionet në kuadrin e programit për zhvillimin e rajoneve rurale janë tepër të pakta (rreth 20 leva për dynym), kurse marrja e kampioneve për laboratorët e kontrollit ushqimor dhe shpenzimet e bëra nga organi kontrollues janë për llogari të prodhuesit. “Këto janë shumë shpenzime”, shton Stojan Simeonov. Por, a pret diçka nga shteti?
„Pas këtyre 8-9 vjetëve më duket se nuk pres asgjë tjetër – shton ai. Tani presindy vjet, në të cilat nuk do të marrim subvencione, sepse nuk ka para. Nuk është e qartë edhe a do të ketë para gjatë periudhës së ardhshme programore. Kështu që nuk pres asgjë – mundohem që të rregullohem vetë dhe të përballoj situatën, por nuk e di se deri ku do të më arrijnë fuqitë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..