Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Mbi 90 për qind prej maqedonasve kanë votuar “pro” referendumit për ndërrimin e emrit të Maqedonisë, me aktivitet 36 për qind

Foto: BGNES

Në referendumin në Republikën e Maqedonisë 91 për qind prej votuesve kanë përkrahur anëtarësimin e vendit në BE dhe në NATO nëpërmjet miratimit të Marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të vendit. Kanë votuar gjithsej 36 për qind prej shtetasve maqedonas, ndërsa pragu i domosdoshëm është 50 për qind. Derisa Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i përshëndeste qytetarët, të cilët kanë dhënë votën e tyre në referendum, mijëra maqedonas, të cilët e bojkotuan referendumin, u takuan në qendër të Shkupit, që të shënojnë, sipas fjalëve të tyre, “fitoren e vet”. Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos shprehu kënaqësinë e vet për aktivitetin e dobët elektoral në Maqedoni, duke shkruar në Twitter: “Pjesëmarrja e dobët në referendum e bën këtë pyetje të pavlefshme. Qytetarët anuluan marrëveshjen e lidhur gjatë qershorit midis Athinës dhe Shkupit”. Mirëpo Greqia bëri të ditur zyrtarisht se përkrahja e saj për marrëveshjen me Maqedoninë për ndërrimin e emrit po mbetet në fuqi. NATO-ja dhe Komisionari Evropian për Zgjerimin Johanes Han përshëndetën maqedonasit, megjithë numrin e vogël të votuesve.


Dallimet midis Turqisë dhe Gjermanisë po mbeten edhe pas bisedimeve të Erdoganit me Merkelin

Foto: BGNES

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan shkoi për një vizitë treditore shtetërore në Gjermani me qëllim rimëkëmbjen e lidhjeve mes Ankarasë dhe Berlinit, të cilët u prishën pas një seri prej debatesh, përfshi këtu dhe krizën pas provës së pasuksesshme për grusht shteti në Turqi që nga viti 2016. Para kancelares Angela Merkel ai kërkoi akses më të lehtë për mbulimin e kritereve për liberalizimin e vizave. Vizita, e cila përfshin edhe hapjen e xhamisë, u u shoqërua me një seri protestash. Në konferencën e shtypit Merkel deklaroi se të dy qeveritë kanë kuptime të ndryshme se si duket një shqoqëri demokratike dhe shtoi se “ndarja e plotë” po mbetet.


Po rritet tensioni në Kosovë dhe Serbi rreth këmbimit të territoreve

Foto: BGNES

Mijëra njerëz dolën për të protestuar në Prishtinë – kryeqyteti i Kosovës, kundër këmbimit eventual të territoereve me Serbinë. Ndërkaq, ushtritë në Serbi janë në gatishmëri të plotë për shkak të trupave specialë të dërguar afër liqenit kufitar Gazovoda. Ata duhej ta mbronin Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili shkoi papritmas në Kosovën e Veriut, të populluar kryesisht me serbë etnikë. Në lidhje me këtë Serbia protetsoi para Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Beogradi e konsideron vizitën e Thaçit si një provokacion, i cili shkel marrëveshjet ndërkombëtare.


Erëra me shpejtësi 90 km në orë në Greqi

Foto: BGNES

Cikloni i fuqishëm mesdhetar “Zorbas” me shpejtësi të erës deri në 90 km në orë i solli Greqisë Jugore shira të rrëmbyshëm. Disa vendbanime janë evakuuar përkohshëm. Ka probleme me frymëzimin e rrymës elektrike, si dhe shkelje në grafikun e tragetave që nisin nga portet afër Athinës.


Mbi 240 pjesëmarrës vraponin në Urën e Danubit

Foto: bgathletic.com

244 pjesëmarrës nga Bullgaria, Britania e Madhe, Serbia, Rumania, Austria, Hungaria, Kenia dhe Portugalia, u përfshinë në garën e tretë ndërkombëtare “Vrapimi i shpirtit të lirë” midis qyteteve Giurgiu (Rumania) dhe Ruse (Bullgaria). Itinerari është me gjatësi 15 kilometra. Pjesëmarrësi më i moshuar ishte 72 vjeçar nga Ruse. Fituesi ndër burrat është keniani Abel Rop, i cili kaloi distancën për 43.25 minuta, ndërsa te gratë rumunja Roksana Birka shënoi rezultat 50.26 min. Kjo është gara e parë në botë, e cila zhvillohet në një urë, duke filluar në një shtet dhe mbaron te një shtet tjetër.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Desisllava Hristozova

Mbipesha është një problem që mund të zgjidhet

"Mbi 60 për qind prej shoqërisë bullgare ka probleme me peshën. Obeziteti është si një ortek. Të jesh i shëndoshë është një stigmë. Shoqëria thotë se i pranon këta njerëz, por a është e vërtetë" - thotë Desisllava Hristozova, e cila është autore e..

botuar më 24-08-03 9.45.PD

Për çfarë është një vizë e tipit C?

Radio Bullgaria në një seri botimesh jep informacion për të ndihmuar mysafirët e vendit tonë nga jashtë. Vizat janë një çështje për të cilën interesohen njerëzit që udhëtojnë nëpër botë. Përgjigja varet nga cili vend dhe për sa kohë do të vizitojnë,..

botuar më 24-08-01 7.20.PD

Sinodi i Shenjtë doli me pozitë për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike

Evropa e krishterë është e gjallë dhe përpjekjet për ta dekristianizuar dhe dehumanizuar nuk do të kenë sukses, thuhet në qëndrimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare në lidhje me hapjen e Olimpiadës në Paris. “E gjithë bota..

botuar më 24-07-30 4.22.MD