Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tanja Mihajllova: Diplomati i kohës së sotme duhet të jetë multifunksional

БНР Новини
3
Tanja Mihajllova dhe doktori Simeon Simov

Në një ambient plot me harta të vjetra gjeografike, në të cilat shihet Bullgaria – bile në periudhën kur ajo ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane, Instituti Diplomatik Bullgar feston përvjetorin e vet të 15. Në galerinë “Misioni” miq dhe diplomatë ia dhanë fjalën emigrantit doktor Simeon Simov, dhe me interes dëgjuan historitë për koleksionin e tij shumë të vlefshëm prej mbi 4000 hartave gjeografike, librave dhe gravurave.

Doktori Simeon Simov është një mjek i njohur botërisht në fushën e inseminimit artificial, i cili në vazhdim të shumë viteve ka punuar në Gjermani. Ai dhuroi një pjesë të madhe nga hartat e veta gjeografike arkivave të shtetit, kurse detyra e tij e ardhshme është të pajisë një kabinet në Akademinë Muzikore, ku do të mund të dëgjohen 1500 pllakat e tij të gramafonit.

"Doktori Simeon Simov, si një nga dhuruesit më të mëdhenj tek ne, është shembull dhe frymëzim me qëndrimin e vet ndaj historisë dhe trashëgimisë – thotë Tanja Mihajllova, drejtoresha e Institutit Diplomatik, duke inauguruar ekspozitën “15 harta të vjetra të Bullgarisë për përvjetorin e 15-të të Institutit Diplomatik”. Me dhurimin e vet prej hartave të shumta të vjetra gjeografike, gravurave dhe librave për Agjencinë Shtetërore të Arkivave ai bëhet bullgari i radhës që bën një gjest të tillë të mirë dhe i cili e meriton admirimin tonë. Dhe ne, duke e vlerësuar veprimtarinë e tij, disa vite me radhë organizojmë ekspozita mbi bazën e koleksionit të tij. Kjo ekspozitë tregon një fakt interesnt – në hartat e vjetra gjeografike, të bëra nga hartografët më të mëdhenj evropian, Bullgaria gjithmonë është e pranishme me emrin e vet – bile dhe në periudhën, kur nuk ka qenë një shtet i pavarur."

Pasioni koleksionues i doktorit Simeon Simov ndizet si me shaka në Paris, pas ikjes së tij nga vendi ynë, menjëherë pasi komunistët vijnë në pushtet. Aty ai kërkon që të blejë një hartë të Bullgarisë, kurse shitësi e pret me pyetjen: “Ku gjendet ky shtet?”

Kjo është harta e parë e shtypur e botës, e cila daton që nga viti 1476 – sqaron Simeon Simov. Që prej këtij viti ka dy harta – njëra është e shtypur në Romë dhe qyet “Harta e Romës” kurse tjetra në Venecie dhe e mban emrin “Harta e Venecies”. Kjo hartë evropiane është nga viti 1500 – ajo është nga Bazeli dhe është shumë e mirë, sepse e gjithë Evropa është përbërë nga shtete dhe Bullgaria ndodhet në mes të tyre. Që të gjitha vendet janë të paraqitura në formën e një perandoreshe – Evropa është një grua. Kjo hartë është nga viti 1737 dhe është harta e parë bullgare, në të cilën është treguar vetëm Bullgaria.

Instituti diplomatik lind përpara 15 vjetëve, kur vendi ynë negocion për anëtarësinë e vet në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ai është shkolla e parë për diplomatë në historinë tonë moderne. Dhe me qenë se bota ndryshon, kurse me të dhe kërcënimet, sot diplomatët duhet të presin sfida gjithnjë e më të mëdha. Situatat rrezikuese përpara tyre janë lidhur me vetë politikën, por po kështu me terrorizmin me sigurinë kibernetike dhe shumë të tjera. Por, a janë të përgatitur profesionalistët bullgarë – “gjithmonë mund të bëjmë akoma më shumë”, sipas fjalëve të Tanja Mihajllovës.

Nganjëherë më vjen keq se diplomati i sotëm dallohet shumë nga përfytyrimi tradicional – vazhdon ajo. Kuptohet se prej tij pritet që t’i ketë aftësitë e një diplomati klasik – të flasë gjuhë të huaja, të mbajë një komunikim të mirë, të zhvillojë bisedime, të provokojë besim. Por, me qenë se bota është shumë më e hapur, diplomati duhet të zotërojë dhe të ashtuquajturën diplomaci publike – të komunikojë me rrethe, të cilat janë jashtë atyre zyrtaret, të prezantojë imazhin e Bullgarisë përmes ngjarjeve dhe iniciativave, të mund t’i përdorë rrjetet sociale. Por, mendoj se kërkesat klasike janë të rëndësishme dhe po t’i ketë ato si bazë, një diplomat i ri mund të bëhet multifunksional.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD