Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkollat e larta në Bullgari: më shumë sasi, se sa cilësi

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 1 tetor filloi viti i ri akademik. Në 55 universitetet bullgare hynë 300 000 studentë në specialitete të ndryshme. Numri i atyre që për herë të parë e bënë këtë është 55 000, duke pasur parasysh se për këtë vit kuotat e pranimit të maturantëve, të miratuara për financim shtetëror ishte 70 mijë. Popullsia e Bullgarisë është vetëm 7 miliona veta dhe në këtë sfond numri i studentëve dhe ai i universiteteve tek ne duket tepër i madh. Por nga ana tjetër Bullgaria akoma nuk e ka arritur nivelin e pranueshëm për Evropë të njerëzve me arsim të lartë – 40%. Tek ne ata që kanë diplomë universitare janë vetëm 30% prej popullsisë së vendit.

Për bullgarët arsimi i fëmijëve gjithmonë ka qenë me rëndësi të madhe. Gjatë kohës së komunizmit dhe diktaturës së proletariatit, kur puna fizike ishte më e rëndësishmja, një anekdotë rrëfente se duhej të mësohej që të mos punohej. Në fillimin e tranzicionit ndaj ekonomisë së tregut dhe demokracisë kjo anekdotë tashmë nuk tingëllonte në mënyrë aktuale. Shumë shembuj nga jeta reale tregonin se si persona agresivë, primitivë dhe analfabetë grumbulluan ilegalisht pasuri. Të gjithë këta kriminelë pa arsim dhe pa dije arritën prosperitet të konsiderueshëm dhe shumë të rinj e ndoqën shembullin e tyre duke hyrë në ekonominë e zezë.

Sot tabloja është kontradiktore. Prestigji i diplomës universitare është rikthyer në njëfarë mënyre, falë politikës së shtetit. Ministria e arsimit çdo vit shpall kuotat për studentët në specialitetet e ndryshme në çdo shkollë të lartë. Por zakonisht gjatë viteve të fundit maturantët, të cilët kanë dëshirë të vazhdojnë arsimin e tyre në vend nuk mjaftojnë dhe këto kuota nuk mund të plotësohen. Shpesh kjo bëhet edhe sepse vendet e lira janë në specialitete që nuk janë aq tërheqëse për njerëzit e rinj. Nga ana tjetër universitetet publike përpiqen të pranojnë sa më shumë studentë, sepse subvencionet shtetërore për arsim të lartë vijnë me studentët – sa më shumë studentë ka në një shkollë të lartë, aq më i madh është financimi nga ana e shtetit. Më të vlefshëm janë studentët e huaj, sepse ata e paguajnë tërësisht arsimin e tyre në Bullgari.

Politika e shtetit synon rritjen e numrit të njerëzve me arsim të lartë, por rezultatet e saj shpesh janë kontradiktore, sepse kërkohet më shumë sasi, se sa cilësi. Kërkesat ndaj studentëve bëhen gjithnjë e më pak dhe qëllimi i vetëm është që numri i tyre të mos ulet. Kështu në shkollat e larta numri i studentëve pa motivacion bëhet gjithnjë e më i lartë, profesorët janë detyruar t’i vlerësojnë studentët me nota më të larta dhe jo të merituara. Këtu mund të përmendim se arsimi i lartë bullgar nuk gëzon një vlerësim të lartë ndërkombëtar. Universiteti i Sofjes është më i vjetri dhe më prestigjiozi në vend dhe në të kanë studiuar mbi 300 mijë bullgarë në kuadrin e 130 vjetëve. Dhe pavarësisht nga prestigji i tij në Bullgari në klasifikimin ndërkombëtar të universiteteve (URAP) për vitin akademik 2017/2018 ai renditet në vendin e 855.

Punëdhënësit në Bullgari gjithashtu nuk janë të kënaqur me përgatitjen e kuadrove që dalin nga shkollat e larta. Ata pohojnë se arsimi nuk u përgjigjet kërkesave të tregut të punës dhe specialistët që dalin nga universitetet tona nuk kanë mjaft aftësi profesionale dhe dije. Nuk është e rastit se para pak kohe parlamenti i lejoi afaristët e afirmuar dhe njerëzit me përvojë të provuar në industri, të japin mësime në universitete. Kjo do të jetë me dobi për të dyja palët dhe për të Bullgarinë në përgjithësi, sepse e ardhmja jonë është zhvillimi teknologjik dhe zhvillimi i konkurrueshmërisë. Vetëm kështu do të afirmohemi në tregjet ndërkombëtare dhe në Evropë si një shtet jo i madh, por i begatë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..

botuar më 24-10-27 8.30.PD