Dallimi i shkencëtarëve dhe studiuesve të shquar bullgarë në fushën e shkencave kompjuterike me çmimin “Xhon Atanasov” është një iniciativë e presidentit të Republikës së Bullgarisë, e cila ekziston tashmë 15 vjet. Kjo dekoratë është një dëshmi, se megjithë orientimet e ndryshme politike presidentët bullgarë përkrahin një ide të përbashkët, pra shkenca bullgare, arritjet dhe kauzat në emër të së mirës shoqërore duhet të marrin mbështetjen e plotë të institucionit presidencial.
Zgjedhja e emrit të inxhinierit të njohur me prejardhje bullgare Xhon Atanasov për këtë dallim, nuk është e rastit, sepse ai është krijuesi i kompjuterit të parë elektronik. Edhe ai, si shkencëtarët e rinj sot, dikur si një pionier hyri në një botë krejt të re pa të kishte parasysh se si do të vazhdojë nisma e tij. Mirëpo, Xhon Atanasovi arriti të ndryshojë botën. Dhe në se në kohën e tij për të ndier një ndryshim ishte e domosdoshme shumë kohë, sot në botën e teknologjive, kjo ndodh për sekonda. Sipas rregullave mbajtësi i çmimit “Xhon Atanasov” është vetëm një, ndërsa të dalluarit e tjerë marrin fleta nderi për zbulim debutues në fushën e teknologjive kompjuterike, për projekt me rëndësi të madhe shoqërore dhe për suksese të arritura në olimpiadat ndërkombëtare të informatikës. Në fjalinë e rastit, presidenti Rumen Radev vuri në dukje numrin e madh të kandidatëve sivjet dhe vështirësitë të caktohen laureatët, duke thënë:
“Kjo na jep të drejtën dhe bazën të krenohemi dhe të shpresojmë, sepse një pjesë prej juve punon dhe mëson jashtë shtetit. Mirëpo, kudo që të jeni në institute, qendra ose hallka shkencore, ju punoni me mendim për Bullgarinë. Ju ktheheni me frytet e punës suaj këtu. Më bënë përshtypje të madhe rëndësia shoqërore e arritjeve tuaja, sepse teknologjitë dhe shkenca kompjuterike nuk janë vetëm motori i progresit. Atë, që ju bëni gjithnjë e më shumë i modelon marrëdhëniet tona shoqërore, gjë që është një përgjegjësi të madhe. Arritjet tuaja kontribuojnë si për sigurinë dhe përpunimin e shpejtë të të dhënave, gjë pa të cilën është e pamundshme të funksionon shtetit, ashtu edhe për arsimin, shëndetësinë, ambientin, zhvillimin e menaxhimit elektronik.”
Mbatësi i çmimit të madhe “Xhon Atanasov” për vitin 2018 u bë 34 vjeçari doktor Petër Cankov me doktoraturë të shkencave kompjuterike në Universitetin Teknologjik të Zvicrës në Zyrihu. Qëllimi kryesor i studimeve të tij është krijimi i metodave të reja për mbrojtje të automatizuar të sistemeve moderne softuer, duke përfshirë edhe kontrata dhe programe të urta të cilët përpunojnë të dhënat personale, rrjete kompjuterike etj. Rezultatet e këtyre studimeve ndihmojnë krijimin e sistemeve inovative, të cilat shfrytëzohen gjerësisht si në rrethet akademike, ashtu edhe në industri.
Në kategorinë “Projekte me kontribut të madh shoqëror” u dalluan tri nisma, me potencial të lehtësojnë njerëzit në detyrimet e tyre shtetërore, duke siguruar shërbime të ndryshme. Një shembull për këtë është i ashtuquajturi “Universitet me kod i hapur”, i cili ndihmon zhvillimin akademik dhe karrierën e atyre që mësojnë në të pa kufizime institucionale ose kombëtare. Një fletë nderi mori edhe një platformë online CIVI, e cila u jep mundësi shtetasve bullgarë të sinjalizojnë në mënyrë të shpejtë dhe të lehtësuar për probleme me mbulesën rrugore ose me mjedisin urban. Përdoruesit e regjistruar deri tashti nga mbarë vendi janë më se 85 000 veta, ndërsa sinjalet janë më se 80 000. Certifikatën e tretë ësht në këtë kategori e mori projekti JAMBA, hartuar nga Joana Koleva dhe Iva Collova në ndihmë të fondacionit, i cili u siguron askes të barabartë të informacionit, arsimit dhe karrierës njerëzve me aftësi të kufizuara. Si lindi ideja dhe sa janë njerëzit të cilëve projekti tashmë u ndihmoi tregon Joana Koleva:
“Ideja për këtë platformë lindi para dy vitesh. Është e vështirë të themi sa kërkesa kemi deri tashti, sepse vazhdimisht po bëhen të reja, ndërsa të tjerë hiqen. Përderisa përfundojmë matching algoritmin, kandidatët dhe punëdhënësit lidhen me ne në mënyrë standarde nëpërmjet e-mail-it, kështu që të jemi në gjendje të përpunojmë paraprakisht të dhënat. Kjo është një punë, të cilën pas kohe do të bëjë pikërisht ky algoritëm. Krahas realizimit profesional ofrojmë edhe mësim të kandidatëve në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe në sferën IT. Deri tashti trajnuam më se 100 njerëz, 70 prej të cilëve tashmë punojnë."
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar,..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..