Junkeri paralajmëroi për rrezik lufte në qoftë se shpresat e Ballkanit Perëndimor për aderim ndaj Bashkimit Evropian shterin
Kryetari i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker paralajmëroi për një rrezik lufte në Ballkanin Perëndimor, "Nëse Ballkanit Perëndimor ia marrim perspektivën për anëtarësim, në atë rajon përsëri do ta shohim atë që e shihnim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar",. Duke pohuar se rruga e këtyre vendeve ndaj Bashkimit Evropian është akoma e gjatë dhe nuk parashikon aderim “para vitit 2025”, Junker konsideroi se do të dëshironte që BE-ja vendeve të rajonit t'iu ofrojë krijimin e "hapësirës ekonomike, ku do të mund të zhvillohen në mënyrë të njëjtë sikur kur të bëhen anëtare" të Bashkimit Evropian. Por, nënvizoi se më parë shtetet duhet t’i zgjidhin konfliktet kufitare me qëllim që në Bashkimin Evropian të "mos e sjellin paqëndrueshmërinë që vjen nga Ballkani Perëndimor”.
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian lidhën marrëveshje për menaxhim të përbashkët të kufijve
Ministri i punëve të brendshme i Shqipërisë Fatmir Xhafaj, homologu i tij austriak Herbert Kickl, vendi i të cilit e kryeson Këshillin e Bashkimit Evropian, dhe komisioneri evropian mbi çështjet e migracionit, punëve të brendshme dhe shtetësinë Dimitris Avramopulos, nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim dhe për forcimin e menaxhimit kufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare (Frontex). Qëllimi i dokumentit është të përmirësohet kontrolli i kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian në kontekstin e krizës politike, lidhur me fluksin e azilkërkuesve në Bashkimin Evropian. Sipas marrëveshjes së arritur, Frontex do të mund të kryejë operacione në territorin e Shqipërisë dhe në kufijtë me fqinjët e saj.
Presidenti Vuçiç nuk e kupton se çfarë do Bashkimi Evropian nga Serbia lidhur me Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç komentoi se nuk e kupton se çfarë duan Bashkimi Evropian dhe faktorët ndërkombëtar nga Serbia mbi çështjen për Kosovën. Sipas tij ata vetë nuk dinë se çfarë duan. Pas një takimi në Beograd me raportuesin evropian për Serbinë David McAlister, Vuçiç përsëriti se Beogradi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Presidenti shënoi se Beogradi është gati për një dialog me Prishtinën në interes të paqes, por shtoi se “për një lloj të tillë vallëzimi” janë të nevojshëm dy veta. Sa i përket marrëveshjes midis Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, Vuçiç deklaroi se kjo marrëveshje është e mirë dhe pa ndërhyrë në punët e të dyja shteteve fqinje presidenti dhe qeveria e Serbisë e përkrahin atë.
Presidenti i Kosovës pret që perspektiva evropiane ta detyrojë Serbinë të pranojë korrigjimin të kufirit
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se, ëndrra e të gjithë shqiptarëve është “bashkimi kombëtar me Shqipërinë” transmetoi Tanjung. Sipas tij, ideja e korrigjimit të kufijve me Serbinë nuk nënkupton “shkëmbimin e territorit dhe nuk do të ketë diskutime në lidhje me shkëmbimin, ndarjen ose një komunitet me fuqi ekzekutive”. Thaçi pohon se perspektiva evropiane e Serbisë do ta detyrojë këtë të fundit të pranojë idenë e tij për korrigjimin e kufijve. Sa i përket çështjes për ndryshimin e flamurit shtetëror në rast të bashkimit Thaçi bindi se “Nëse bashkohemi me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, ne do e rregullojmë çështjen me flamurin”, tha Thaçi.
Prokuroria turke shpalli akuza ndaj deputetëve
Kanali CNN-Turk transmetoi se Prokuroria e Përgjithshme në Ankara ka përgatitur raporte, me të cilat akuzon 12 deputetë nga Partia Demokratike pro-kurde e Popujve në “kryerjen e propagandës në dobi të një organizate terroriste”. 3 deputetë nga Partia Republikane Popullore janë të akuzuar dhe për “ fyerje ndaj presidentit”. Raportet janë dërguar në Ministrinë e drejtësisë, që të parashtrohen në Parlament.
Opozita në Rumani do dorëheqje për shkak të referendumit të pasuksesshëm për martesat homoseksuale
Në referendumin e zhvilluar më 6 dhe 7 tetor për ndryshimin e Kushtetutës së Rumanisë, për ndalimin e martesave homoseksuale, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor kanë marrë pjesë mezi 20,41% nga njerëzit të cilët kanë të drejtën e votës. Minimumi i domosdoshëm për njohjen e rezultatit është 30%. Nga opozita i akuzuan për dështimin e referendumit qeveritarët socialdemokratë dhe këmbëngulën për dorëheqjen e qeverisë, sepse ka hedhur në erë 40 milionë lei /rreth 9 milionë euro/. Sipas qeverisë, referendumi mund të përsëritet në të ardhmen e afërt.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në..
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të..