Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti do të rregullojë pranimin e studentëve në universitetet në përputhje me nevojat e ekonomisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Ministri i arsimit dhe shkencës Krasimir Vëllçev shpalli para pak kohe se Ministria e tij tashmë punon mbi amendamente të Ligjit për arsimin e lartë, të cilat do ta prekin modelin e vetëmenaxhimit të universiteteve. Sipas ekspertëve të Ministrisë së arsimit modeli aktual ka qenë i mirë në vitet e 90-të të shekullit të kaluar, por tani universitetet duhet të jenë “dinamike, fleksibile dhe aktive”. Sipas fjalëve të Ministrit Vëllçev statukuoja duhet të ndryshohet dhe këtë statukuo ai e cilësoi si “model, në të cilin institucionet arsimore ndodhen në gjendjen e mosekzistimit të kohës”.

Krasimir VëllçevËshtë fakt se gjatë tri viteve të fundit numri i maturantëve që vazhdojnë arsimin e tyre në universitetet bullgare është pakësuar me 13 mijë veta dhe vijon të pakësohet, kurse ndryshimet në tregun e punës janë një sfidë e madhe para ministrisë lidhur me sigurimin e specialistëve të domosdoshëm për biznesin bullgar – tha Krasimir Vëllçev. Më 8 tetor ai mori pjesë në një forum kombëtar, me titull “Sfidat para universiteteve në Bullgari”, të organizuar nga sindikata “Arsimi i Lartë dhe Shkenca” pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, Universiteti Ekonomik dhe Universiteti i Sofjes. Atje Ministri shpalli rritjen e parashikuar të buxhetit për sektorin e arsimit për vitin 2019. Të paktën 400 mln. leva janë mjetet suplementare , të cilat do të hyjnë në shkollat fillore, të mesme dhe të larta. Një pjesë e madhe prej këtyre mjeteve do të përdoren për rritjen e pagave të mësuesve. Një pjesë tjetër do të shfrytëzohet për sigurimin e aktiviteteve të ndryshme në përputhje me interesat e fëmijëve, për arsim integrues dhe për ushqim falës për mëngjes për nxënësit më të vegjël. Rreth 40 mln. leva më shumë do të marrin universitetet për veprimtarinë e tyre të lidhur me studentët. Degët me prioritet do të jenë shkencat agrare dhe inxhinierike, artet dhe mjekësia. Më shumë njerëz të rinj do të studiojnë në specialitetet e matematikës,  fizikës, pedagogjisë, sepse ato janë më të kërkuarat në tregun e punës. Në këto specialitete parashikohet dhe lirimi i studentëve nga tarifat shtetërore, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë studentët.

Këshilli i Rektorëve bëri propozim për moratorium për shtimin e numrit të universiteteve në vend. Ai do të diskutohet bashkë me Ligjin për arsimin e lartë, premtoi Ministri Vëllçev. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske, ai tha se “dy sistemet – ai i shkollave private dhe ai i shkollave shtetërore janë të ndërlidhura drejtpërsëdrejti. Në se ne ulim kuotat për pranim në këto specialitete, ku dëshirojmë më pak studentë, atëherë do të shtohet numri i tyre në universitetet private. Këtu pyetje rëndësishme është në se shteti, duke përpjekur të aktualizojë pranimin e studentëve në përputhje me nevojat e tregut të punës, ka mjaft arsye të rregullojë pranimin edhe në universitetet private”. – shpjegoi Ministri Krasimir Vëllçev.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD

Zotërimi i gjuhës së shenjave mund të jetë interesant, i këndshëm dhe shumë i dobishëm

Në Bullgari, sipas të dhënave jozyrtare janë 120 mijë persona me probleme në të dëgjuarin. Shumë prej tyre nuk duan të mësojnë gjuhën e shenjave, edhe pse kjo është e dobishme për ta. Në shkolla nuk ka përkthim për fëmijët me probleme në të..

botuar më 24-07-05 2.10.MD
Fshati Pustec në rrethin e Prespës së Vogël

Rezultatet e regjistrimit zyrtar janë një sukses i madh për komunitetin bullgar në Shqipëri

Bullgarët janë minoriteti i tretë më i madh në Shqipëri - sipas të dhënave të fundit të regjistrimit të popullsisë në këtë vend ballkanik. Këto janë të dhënat e para zyrtare statistikore për numrin e bullgarëve atje, pasi minoriteti ynë u njoh..

botuar më 24-07-04 2.20.MD