Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministrja Caçeva është në Luksemburg për mbledhjen “Drejtësia dhe punët e brendshme” të Këshillit të BE-së

Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva
Foto: BGNES

Ministrja e drejtësisë Cecka Caçeva merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së “Drejtësia dhe punët e brendshme” në Luksemburg. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar propozimit për pranimin e Direktivës për paaftësi paguese dhe ristrukturimin preventiv të ndërmarrjeve. Do të diskutohen dhe mënyrat për përmirësimin e njohjes reciproke në lidhje me çështjet penale.

Ministrat e drejtësisë të shteteve-anëtare të BE-së u informuan nga Cecka Caçeva për zbulimin e vrasjes brutale të gazetares 30-vjeçare Viktoria Marinova, e cila ishte pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

Ndër dokumentet e rëndësishme të pranuara në këtë mbledhje është Direktiva për luftimin dhe kundërvënien e larjes së parave të pista.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD

Banka Bullgare për Zhvillim do të financojë industrinë tonë të mbrojtjes

Banka Bullgare për Zhvillim (BBR) po fillon financimin “pa limit” të industrisë së mbrojtjes në vendin tonë. Sipas ministrit teknik të inovacionit dhe rritjes Rosen Karadimov, kompleksi industrial ushtarak është një sektor strategjik për Bullgarinë..

botuar më 24-06-25 6.11.MD

Zjarret në vend janë afro 200 në ditë

Që nga fillimi i muajit ka pasur afro 200 zjarre në ditë. Sipas kryekomisarit Aleksandër Xhartov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës”, trendi i rritjes së incidenteve vazhdon dhe faktori kryesor janë..

botuar më 24-06-25 5.04.MD